27 gennaio 2013

MINISTRIA TURIZIMIT, KULTURES, RINISË DHE SPORTEVE ANALIZA 2012 DHE OBJEKTIVAT 2013




Ministri Aldo Bumçi prezantoi analizën vjetore të MTKRS


MINISTRIA TURIZIMIT, KULTURES, RINISË DHE SPORTEVE
ANALIZA 2012 DHE OBJEKTIVAT 2013
I. TRASHËGIMI KULTURORE  
1. Ruajtja dhe restaurimi i vlerave të trashëgimisë kulturore
a. financime nga buxheti i shtetit
Gjatë vitit 2012 janë restauruar me fonde të buxhetit të shtetit 30 objekte monumente kulture dhe Muze në vlerë të përgjithshme prej 311 milion lekë krahasuar me vlerën prej 189 milion lekë të investuara gjatë vitit 2011 (me nje shtesë prej 122 milion ) dhe përkatësisht:
Për vitin 2012 me financim të buxhetit të shtetit janë restauruar:
• 6 banesa monument kulture në qytete trashëgimi botërore te UNESCO-s në Gjirokastër dhe Berat, me vlerë të përgjithshme 24,504,362 lekë
• Në qytetin e Shkodrës janë restauruar 4 banesa monument kulture përfshirë banesën e Pashko Vasës, Kulla e Gjon Marka Gjonit dhe banesa ku u themelua Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës me vlerë të përgjithshme prej 11,063,601 lekë
• Në qytetet Korçë dhe Sarandë janë restauruar dy monumente kulture të kultit ortodoks me vlerë të përgjithshme 8,847,920 lekë
• Janë rikonstruktuar Muzeu Kombëtar i Pavarësisë,Vlorë, Muzeu i Artit Mesjetar, Korçë me vlerë të përgjithshme 2,712,316 lekë
Me buxhetin e shtetit është investuar  në Muzeu i Genocidit, Shkodër dhe Muzeu Arkeologjik Durrës me vlerë të përgjithshme 60,000,000 lekë.
• Restaurimi i Murit Antik Verior të Kalasë Mesjetare me vlerë 1,900,000 lekë.
• Investime në kuadër të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në 11 bashki e komuna për 13 monumente kulture me vlerë 35,000,000 lekë (duke përfshirë 8 kisha)
• Investimi i Fondit Shqiptar për Zhvillim për ndriçimin e 9 kalave monument kulture kat. I, me vlerë 60, 000,000 lekë.
• Mauzoleumi i Familjes Mbretërore me vlerë 20,825,999 lekë
• Mbështetje e dhënë Bashkisë Vlorë me 50% të vlerës së projektit “Rikonceptimi i sheshit të Flamurit”, Vlorë me vlerë 39,006,704 lekë
b. Projekte me financim të huaj

Projektet me financim të huaj në vazhdim gjatë vitit 2012 kapin një vlerë të përgjithshme prej 7,5 milion Euro dhe 400,000 USD ose rreth 50 % më shumë krahasur me një vit më parë dhe përkatësisht:

Projekti IPA 2009
• Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të trashëgimisë kulturore dhe historike në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Berat si një kontribut i përbashët i  Bashkimit Evropian dhe MTKRS me vlera të përgjithshmë 3.5 milion Euro nga të cilat MTKRS ka bashkëfinancuar në vlerën prej 64,600,000 lekë
Deri më tani kanë përfunduar plotësisht Rikonstruksioni i Rruges "Egnatia" në Elbasan, dhe Rikonstruksioni i Rrugeve "Lagje Kala Berat" dhe Rruga “Gjuhadol” në Shkodër
Financime të AADF• Bileta elektronike dhe projekte në Parku Kombëtar Butrint me vlera të përgjithshme 250.000 USD
Bashkëfinancim me UNDP (Projekti ArtGold 2)
• Rikonstruksioni i Muzeut Etnografik Vlorë, i Godinës së ish Prefekturës Vlorë, Rrënojat e Aulonës Antike si dhe Shpella e Spillesë Himarë me vlera të përgjithshme 145.000 USD
TIKA• Projekti i Restaurimit të 5 Monumenteve Kulturore të Kultit 
 Xhamia në Kalanë e Prezës, xhamia në Pazarin e Krujës, xhamia e Nazireshës në Elbasan, xhamia e Plumbit në Berat dhe xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë me vlerë të përgjithshme 4.000.000 Euro
II. ARTI DHE KULTURA
Ngritja dhe funksionimi për herë të parë:
1. Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës,
2. Krijimin e Cirkut Kombëtar si institucion qendror në varësi të MTKRS,  në zbatim të ligjit për "Artin dhe Kulturën
Në kuadër të Vitit te 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u organizuan veprimtari të shumta kulturore dhe artistike ku u synua te prezantohej vlerat me te spikatura te artit dhe kultures shqiptare dhe te nxitej krijimtaria kombetare ne gjini te ndryshme.
• Në fushën e muzikës - risjellja në skenë e veprave të kompozitorëve shqiptarë; Opera “Skënderbeu” e kompozitorit P. Jakova, Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, Opera “Lulja e Kujtimit”,
• Koncerti Pena e muzikantëve Rilindas që solli dokumentin e parë të muzikës shqiptare “Bashkimi i Shqypnis” i vitit 1881 nga Palok Kurti, •  Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë vihet në skenë për herë të parë Opera “Scanderbeg”, e autorit Antonio Vivaldit.
• Mbyllja e festimeve me Koncertin festiv “ Rrugëtimi i Kombit”
• Arti skenik– organizohet për herë të parë Festivali Mbarëkombëtar i Trupave Shqiptare, me pjesëmarrjen e 19 trupave (11 trupa nga Shqipëria, 2 nga Maqedonia dhe 6 nga Kosova). Numri i artistëve pjesëmarrës 376. Të gjitha shfaqjet janë ndjekur nga një audience prej 11,400 artdashësish;
• Në fushën e kinematografisë - organizohet  Festivali  i Filmit Shqiptar, me 34 filma artistikë, të përzgjedhur pas vitit 2007, nga autorë shqiptarë, të Kosovës, Maqedonisë dhe shqiptarë të diasporës, 12 filma të animuar dhe 17 filma dokumentarë, 5 prej të cilëve  të prodhuar në vitin 2012 si Skënderbeu, Martirët, 100 vjet me Himnin e Flamurit, Vatra e Shqiptarëve të Amerikës etj.
1. Nxitja e krijimtarisë kombëtare në të gjitha fushat nëpërmjet konkurseve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar:

• Konkursi për realizimin e Logos së “100 vjetorit të Pavarësisë”,. Moren pjesë 24 artistë me punimet e tyre . Fitues Zeni Ballazhi.
• Konkursi Mbarëkombëtar mbi realizimin e posterit festiv të “100-vjetorit të Pavarësisë”. Morrën pjesë 28 artistë.  Fitues u shpall Refki Gollopeni
• Konkursi Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe, ku u paraqiten  31 drama dhe u shpallen fitues 3 drama.
• Konkursi Mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore, ku u paraqitën 15 vepra të kompozitorëve shqiptarë. Shumë shpejt do të organizohet ceremonia e fituesve.
• Zhvillohet  në Shqipëri në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Europës, Konferenca e Këshillit të Evropës “ Dialogu Ndërfetar”, me pjesëmarrjen e 98 përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.   Shqipëria përzgjidhet si shembulli i harmonisë fetare.
• Veprimtari kulturore në “Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”, promovimi i Albumit me foto dhe Lutjet e Nënë Terezës në gjuhën shqipe, koncert me vepren fituese të konkursit të shpallur me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj.
• Përurimi i  veprës monumentale “100 vjet Pavarësi” dhe shtatoreve kushtuar figurave historike.
- Monumenti “100 vjet Pavarësi “, fitues V. Obrija dhe K. Kiklas, në konkursin  ndërkombëtar, i cili zhvillohet për herë të parë që nga periudha e qeverisjes së Mbretit Zog.  Morrën pjesë 68 artistë me 73 punime, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Italia, Kandaja, Spanja etj.
- Shtatorja e Mbretit Zogu I, me autor K. Xhiku, fitues i konkursit mbarëkombëtar , me pjesëmarrjen e 12 artistëve.
- Shtatorja e Hasan Prishtinës, me autor A. Peqini, fitues i konkursit mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e 11 artistëve.
- Shtatorja e Ismail Qemalit, fitues Veli Blakcori, me pjesëmarrjen e 20 artistëve                             
2. Ndryshe nga çdo vit, e vecanta ishte përfshirja dhe angazhimi i artistëve shqiptarë që debutojnë në skenat botërore, si Inva Mula, Gazmend Myshketa, Sajmir Pirgu, Enkelejda Shkoza,  Rita Ora, Shfaqja  “ Ajo që unë e quaj harresë” nga trupa e  Baletit  Preljocaj, Koncerti i Tedi Papavrami , Klajdi Sahatciu, Vloren Xhafaj, Dorjan Xhoxhi, Koncerti i Elina Dunit “ Matan  Malit”, në festimet e 100- vjetorit.
1.  LIBRI DHE BIBLIOTEKAT
Janë realizuar me sukses një sërë veprimtarish në nivel kombëtar e ndërkombëtar në të cilat janë promovuar vlerat më të qenësishme të kulturës së shkruar shqipe dhe identitetit kombëtar.
A. Promovimi
Një ndër objektivat kryesorë, mbi të cilin është përqendruar edhe politika e institucionit tonë ka qenë dhe mbetet nxitja e krijimtarisë letrare, kritike dhe hulumtuese nëpëmjet organizimit të edicioneve të “Cmimeve Kombëtare të Letërsisë”, “Cmimeve Kombëtare të Bibliofilisë Lumo Skëndo” si edhe “Cmimeve Kombëtare të Gazetarisë Kulturore”.
Përgjatë këtij viti është përbushur me sukses një ndër prioritetet bazë të punës në këtë drejtori që lidhet me promovimin e kulturës së shkruar shqipe nëpërmjet pjesëmarrjes së botuesve dhe shkrimtarëve më në zë të letërsisë shqipe në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare si Panairi Ndërkombëtar i Librit në Lajpcig, Frankfurt, Shkup dhe Prishtinë.
B. Kujtesa Kombëtare
Më 9 prill të këtij viti në Bibliotekën Kombëtare u bë paraqitja e një koleksioni hartash të rralla të digjituara, pjesë e fondit të saj të pasur në këtë lloj të materialeve bibliotekare.
Në këtë vit jubilar për herë të parë erdhi në Shqipëri, kopja origjinale e “Mesharit” të Gjon Buzukut,. Ekspozita e “Mesharit” të Gjon Buzukut, u vizitua nga një numër rrekord prej 19 100 vizitorë.
Në Bibliotekën Kombëtare më 23 nëntor 2012 albanologia e njohur Lucia Nadin mbajti konferencën me titull “Meshari” i Gjon Buzukut – perspektivë e re kërkimi”, ndërsa më datën 24 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar, studiuesja Nadin referoi mbi zbulimet më të fundit të saj në drejtim të gjetjeve të simboleve shqiptare në pikturat dhe afresket e Kishës së Shën Sebastianit.
Është e rëndësishme të përmendet se përgjatë festimeve të këtij viti jubilar, ka pasur në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet qëndrore të kulturën në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim vlen të përmendim dy veprimtaritë e rëndësishme që u zhvilluan më 18 dhjetor 2012 në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës: e para promovimi i riprodhimit jubilar fotostatik të koleksionit të gazetës “Perlindja e Shqipëniës”, organ i Qeverisë së Vlorës, dhe e dyta hapja e ekspozitës “Koha e memorandumeve”.
Biblioteka Kombëtare gëzon statusin e partnerit në disa projekte ndërkombëtare. Kjo arritje i ka mundësuar asaj që përmes rrjetit botëror të informacionit t’ju ofrojë përdoruesve lehtësisht qasje në portale, që flasin tanimë edhe shqip, qasje nga kudo, për cilindo dhe në çdo kohë, si në bazën kombëtare të të dhënave, ashtu edhe në trashëgiminë kulturore të digjituar dhe atë albanologjike. Portale, si: Biblioteka Europiane, EUROPEANA, Biblioteka Digjitale Botëtore, Portali Albanologjik Shqipëri-Kosovë etj.
Këto lehtësira dhe puna me përkushtim kanë bërë që gjatë vitit 2012 Biblioteka Kombëtare të frekuentohet nga një numër prej mbi 69 mije përdoruesish, më e lartë se cdo vit tjetër më parë.  
Ekspozita të organizuara në kuadër të 100 vjetorit të pavaresisë së vendit
1. Ekspozita “ Armët e Skenderbeut në Shqipëri” në Muzeun Historik Kombëtar
2. Ekspozita e “Mesharit” të Gjon Buzukut, u vizitua nga një numër rrekord prej 19 100 vizitorë.
3. Ekspozita “Koha e memorandumeve” BK
4. Ekspozita Ikona Shqiptare shek. XIV – XX, në GKA
5. Ekspozita e Piktorit Ibrahim Kodra e titulluar “Shqipëria Fantastike”
6. Ekspozita  “Historia e Shqipërisë përmes objektivit të Marubëve”në MHK
7. Ekspozita “Veshje popullore të trevave Shqiptare” në Muzeun Historik Kombëtar
Promovimi i kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare (Me vlerë për të promovuar Shqipërine dhe në aspektin turistik).
1. Ekspozita Arkeologjike dhe Ikonografike “Thesare të Kulturës Shqiptare” në Romë, në kompleksin me të madh Muzeal Altare della Patria. Ekspozita më e madhe e këtij lloji e organizuar gjatë 25 viteve të fundit.
2. Ditët e Kulturës Shpirtërore Shqiptare në Rusi; Ekzposita  “Ikonografia Shqiptare”, Moskë, Rusi
3. Promovimin e kulturës së shkruar shqipe nëpërmjet pjesëmarrjes së botuesve dhe shkrimtarëve më në zë të letërsisë shqipe në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare si Panairi Ndërkombëtar i Librit në Lajpcig, Frankfurt, Shkup dhe Prishtinë.
4. Koncert i orkestrës dhe solistëve të Operas dhe Baletit, për herë të parë në Bruksel.
5. Pjesëmarrja e Teatrit Kombetar Shqiptar për herë të parë në Globus to Globus, Londer, midis 37 vendeve pjesëmarrëse, prezantohet me trilogjinë Henry i VI;
6. Opera “Skënderbeu” , shfaqet në Shkup
7. Koncert i Teatrit të Operas dhe Baletit dhe ansamblit në Gjenevë.
8. Koncert i  solistëve të operas dhe ansamblit në Strasburg
9. Monumente dhe buste te figurave të shquara dhuruar në kuadër të 100 vjetorit
- Busti i Fan S. Nolit, i cili u vendos në vendin e lindjes Ibrik Tepe, Turqi
- Monumenti i Nënë Terezës në Kleveland, Shteti i Ohajos,
- Busti Skënderbeut në Londër,
III. TURIZMI
1. Promocioni- Gjatë vitit 2012 Shqipëria është vlerësuar prej mediave ndërkombëtare si  një nga destinacionet turistike më të rekomanduara :
• Guida turistike më e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Frommer’s, e vendos Shqipërinë në vendin e parë në botë për tu vizituar për vitin 2012.
• Gazeta ruse “Rossiyskaya” thekson se Shqipëria është një nga destinacionet më tërheqëse për turistët rus, jo vetëm për bukuritë por edhe për çmimet rreth 40% më të  ulëta që ofron krahasuar se vendet e tjera të rajonit.
• Gazeta italiane "La Stampa" e portretizon Shqipërinë si një vend që të fal pamje të rralla. "Shqipëria është vendi i një bregdeti të mrekullueshëm dhe i qyteteve historike të cilat janë në UNESKO, Berati dhe Gjirokastra e Butrinti.
• Britanikja “The Guardian” evidenton Shqipërinë si një nga vendet më të rralla për vlerat e mikpritjes dhe bukuritë natyrore dhe rendit Shqipërinë në vendin e dytë në listën e saj për vitin 2013, pas ishujve Santa Maria, duke nxjerrë në pah çmimet e ulëta, trashëgiminë kulturore dhe bregdetin panoramik.
- Gjatë vitit 2012, është ruajtur i njëjti intensitet promocional duke i dhënë rëndësi takimeve ndërkombëtare me bizneset për të nxitur investimet e huaja në vend.
• Shqipëria ka marrë pjesë në 6 panaire ndërkombëtare turistike duke përfshirë: M.T.M in Tel Aviv,  B.I.T Milano,  Essen Germany, I.T.B in Berlin, Prishtina in Kosovo, W.T.M in London.
• Në kuadër të 100 – vjetorit të Pavarësisë, në shtator 2012 për herë të parë u zhvillua në Shqipëri Panairi Kombëtar i Agrobiznesit dhe Turizmit i cili synoi promovimin e potencialeve dhe produkteve turistike në tregun vendas. 
- Janë realizuar 5 forume ndërkombëtare me biznesin me karakter promocional, prej të cilëve:
• 2 në SHBA, në Norfolk në bashkëpunim me forcat e NATOS dhe i dyti në Ëashington DC në bashkëpunim me "National Georgaphic " për promovimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun Amerikan.
• Forumi me biznesin Britanik në Londër për nxitjen e interesit të agjensive turistike dhe investimeve private Britanike në zhvillmin e turizimt në vend.
• Forumi me biznesin Italian në Romë për nxitjen e interesit të agjensive turistike dhe investimeve private Italiane në zhvillmin e turizimt në vend
• Me mbështetjen e Ambasadës sonë në Federatën Ruse, në Shën Petërburg dhe në Moskë u realizua çelja e ekspozitës fotografike me tematikë "Shqipëria Turistike”

2. Investime në fushën e turizmit:
- Në Gusht 2012 u hap në Rinas Zyra e Shërbimit Turistik, investim i kryer me asistencën e projektit turk TIKA, investim që kap vlerën 60,000 euro. Në vijim të këtij bashkëpunimi është duke u projektuar një zyrë e re informacioni e cila do te vendoset në mjediset e Terminalit të Pasagjerëve në Portin e Durrësit.
- Projekti / IPA, TUR.GRATE 2 “Aksione të integruara për promovimin e turizmit të qëndrueshëm”  mbështetur nga Komuniteti Europian, projekt 3 – vjeçar, me vlerë 240.000 Euro (2011 – 2014). Gjatë implementimit të projektit është realizuar:
- Marrja e aprovimit nga BE për çertifikimin e hoteleve me standartin EMAS;
- Studimi “Produktet tipike Shqiptare” dhe çertifikimi (produkt tipik sipas standarteve të BE – së) për produktet Vera Kallmet, Lezhë dhe Vaji i Ullirit, Qeparo;
- Realizimi i ofertës turistike shqiptare dhe ofertës së përbashkët ndërkufitare me partnerët italianë, grekë dhe malazezë.
- Studimi i Përroit të Agait mbështetur nga UNDP në shumën 90.000 USD. Projekti sjell një plan të detajuar për rikthimin e vlerave turistike në zonës e Shkëmbi të Kavajës. 
3. Statistikat Në periudhën janar-dhjetor 2012  kanë hyrë gjithsej 4 milion 736 mijë vizitorë, nga të cilët:
- 3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë, dhe
- 1 milion e 300 mijë vizitorë jorezidente me nënshtetësi shqiptare.
Në 2012 shënojmë ritmin më të lartë të rritjes së vizitorëve jo-rezident me një numër prej 702,586 vizitorësh të huaj jo-rezidentë ose 26% më shumë krahasuar me vitin 2011.
Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga maqedonas 12% malazezë 5%, grekë  7%,italiane 4%, gjermanë  2%, etj.
Krahas rritjes në përgjithësi, ka ardhur më rritje edhe numri i vizitorëve nga vendet e Evropës perëndimore dhe SHBA kahas rritjes së numrit të vizitorëve nga vendet e rajonit. Në vitin 2012 kanë hyrë:
- 78539 vizitorë anglezë ose 2.5% më shume se në vitin 2011
- 225175 vizitorë grekë ose 49% më shumë se në 2011
- 147018 vizitorë italianë ose 10% më shumë se 2011
- 42546 vizitorë zviceranë ose 30% më shumë se 2011
- 58621 vizitorë nga SHBA ose 5% më shumë se 2011
Në vitin 2012 parqet dhe musetë e Shqipërisë janë vvizituar nga 1, 4 milion vizitore vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion Leke.
IV. SPORTI
1.  Aktivitetet sportive- Realizimi i pjesmarrjes ne lojrat Olimpike “Londer 2012” me pjesmarrjen e 11 sportisteve.
- Mbështeteja e eleminatoreve të Kampionatit Europian të Basketbollit Meshkuj gjatë muajit korrik –shtator 2012
- Mbështeteja e eleminatoreve të Kampionatit Europian të volejbollit Meshkuj, gjatë muajit maj 2012.
- Organizimi  i aktiviteteve ndërkombëtare të zhvilluara në Shqipëri në sportet e veçanta të Aeronautikës, Automobilizmit dhe Motorçiklizmit  si risi e zhvillimit dhe promovimit të këtyre sporteve në Shqipëri.
- “Kompeticioni Albania Open” - Maj 2012
Takim ndërkombëtar i  fluturimeve të lira i cili u zhvillua nga data 8 deri 12 maj në Vlorë. Morën pjesë 180 persona, ushtrues të këtij sporti nga e gjithë bota.  Ky aktivitet turistiko – sportiv i mbështetur nga MTKRS, është përfshirë dhe solli  një mbulim mediatik nga 4 shtete të huaja. Qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i sporteve të ajrit dhe gjithashtu prezantimi i bukurive natyrore të Shqipërisë dhe sidomos i bregdetit tonë duke qenë se aktiviteti zhvillohet më shumë në zona bregdetare.
-  “Moto Relly 2012”  (Qershor 2012)
Ky aktivitet ndërkombëtar turistiko – sportiv  është zhvilluar nga data 8-15 qershor 2012 në territorin e Shipërisë me një itinerar që fillonte nga Razma duke vazhduar me tej në Thethi në Voskopojë, Himarë, për ta mbyllur në Tiranë. Kjo është gara më e madhe e tipit Moror really ku morën pjesë 22 shtete të Europës. E veçanta e këtij aktivitetei ishte edhe pjesëmarrja e gjërë e mjaft amatorëve të ardhur nga 22 shtete të Europës. Mbulimi mediatik është bërë  nga 8 shtete të huaja.
- “Albania of Road 2012” (Qershor 2012)
Një aktivitet i rëndësishëm promovues turistiko-sportiv “Albania of Road” u zhvillua ne Qershor 2012. Ky aktivitete u shtri në harkun e shtatë ditëve me një itinerar që përfshiu mjaft pjesë të territorit shqiptar. Në të morën pjesë shumë  amatorë dhe aplikues të këtij sporti, por edhe mjaft të huaj të ardhur në Shqipëri jo vetëm për të ushtruar këtë sport por edhe për t’u njohur me vlerat turistike të vendit tonë.  
- Mbështetja e Kongresit europian të Alpinizmit i cili u zhvillua gjatë muajit tetor 2012 në Llogara .
- Mbështetja e alpinistëve shqiptarëve për ngjitjen në Everest.

2. Anti-Dopingu- Miratimi dhe zbatimi i Rregullores së Komisionit Kombëtar Antidoping të miratuar nga Agjensia Botërore Kundër Dopingut në Sport, WADA.
- Botimi dhe promovimi i Rregullores së funksionimit të Komisionit Kombëtar Antidoping për të gjithë organizatat sportive në vend.
- Nënshkrimi i Marëveshjes midis MTKRS dhe Laboratorit Grek të akredituar nga WADA për kryerjen e analizave te kontrollit doping.
- Realizimi i 45 kontrolleve doping brënda dhe jasht garës nga struktura përgjegjëse për kontrollin doping pranë Agjensisë së Shërbimit të Sportit.
- Pjesmarja për herë të parë ne Lojrat paraolimpike “Londër 2012” me një sportist në sportin e çiklizmit.
- Mbështetja e aktiviteteve sportive te personave me aftësi të kufizuara
V.  RINIA 
MTKRS është thelluar në koordinimin dhe bashkëpunimin  midis  ministrive  të linjës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare  për zhvillimi i politikave ndërsektoriale si: krijimin  e më shumë  mundësive për edukim dhe punësim, rritjen e pjesmarrjes së plotë të të rinjve në shoqëri dhe vendimarrje  promovimin  mbështetjen e  nismave rinore .
• Kampi Rajonal i Paqes për të rinjtë
Në kuadër të kryesimit të  Shqipërisë në Këshillin e  Europës,  Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë së Këshillit të Europës, organizoi “Kampin rinor të paqes” .
 Simpozium për politikat rinore në Europën Juglindore
Në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Europës Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Këshillin e Evropës organizoi Simpoziumin për Politikat Rinore në Europën Juglindore me pjesëmarrjen e 70 të rinjve nga evropa juglindore.
• Konferencë për tolerancën fetare me fokus roli i të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë  dhe Sporteve, në bashkëbunim me Këshillin e Evropës, organizoi takimin me temë “Të marrim përgjegjësitë për Europën e së nesërmes; roli i të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor”.
Të  pranishëm në aktivitet ishin, rreth 80 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës, përfaqësues nga KiE, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare, si dhe përfaqësues nga organizatat rinore të vendit tonë. Qëllim i këtij aktiviteti ishte promovimii vlerës së tolerancës fetare dhe forcimi i rolit të të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor.
  Objektivat e Ministrisë për vitin 2013
Në fushën e trashëgimisë: (1) Përfundimi i muzeut Arkeolgjik Durrës, (2) përfundimi i Muzeut të Genocidit Shkodër dhe (3) përfundimi i projektit dhe fillimi i punimeve për Muzeun e Burgut në Spaç.
Në fushën e Artit dhe Kulturës: (1) Kremtimi i 1700 vjetorit të Ediktit të Milanos për lirinë fetare; (2) Ngritja e memorialit të viktimave të komunizimit; (3) ngritja e shtatores së Dom Nikollë Kacorrit; (4) Monumenti kushtuar Kongresit të Lushnjës;
Në fushën e Turizimit: (1)  Futja e Sistemit Gjeografik të Informacionit në faqen e internetit e MTKRS dhe institucioneve të specializuara të varësisë; (2) Hartimi i Strategjisë për Zhvillim e Sektorit të Turizimit për periudhën 2013 – 2020.
Në fushën e Sportit: (1) Organizmin në Shqipëri të Kampionatit Evropian për të Rritur në sportin e Peshëngritjes në datat 5 – 14 Prill 2013; (2) Organizimin në Shqipëri të Kupës së Botës në sportin e mundjes në Tetor  2013; (3) Pjesëmarja  në Lojrat Mesdhetare në Turqi 2013; (4) krijimin e ligës së përbashkët në futboll Shqipëri – Kosovë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate