E shtune, 12 Janar 2013 18:00
Libohova shtrihet ne kembet e malit Bureto. Sarajet dhe nje rrap gati 400-vjeçar mund te quhen pa frike simbolet e këtij qyteti. Kushdo qe shkon sot dhe viziton Libohoven, e para gje qe i vjen ne mend eshte filmi " Koncert ne vitin 1936 ". Ne vendin ku u xhirua ky film, vijon edhe sot e kesaj dite te ruhet me fanatizem qendra e saj historike dhe Atelija, qe sherbeu per xhirimet e filmit, qe jane Sarajet e Myfit Bej Llibohoves. Ky monument kulture ne qender te qytetit eshte sigurisht edhe me i frekuentuari nga vizitoret vendas dhe te huaj se bashku me Kalane dhe Rrapin 400 vjeçar te burimit te Zhepës. Thuhet se eshte nje semundje, siç u thane edhe rrepet e Picarit apo te Kardhiqit para dy tre viteve. Ndoshta pakujdesi,duheshin sperkatur. Njeri prej Rrepeve perben rrezik te madh dhe po ra siç ra Rrapi i Mashkullores, godinen e shemb komplet. Po lere godinen, rrezik eshte edhe per ne qe kujdesemi per te. Por Sarajet e famshme qe perbejne edhe Ateliene kryesore te filmit jane rrezikuar edhe nga nje ndertim i nisur ne pjesen Jugore te tyre por i pezulluar me vendim gjykate. Edhe para 1990 sarajet mbeten te parekura. Qendra historike e Libohoves eshte ruajtur nga ndertimet e shumta te pas 1990, prej te cilave u denatyruan shume qytete te Shqiperise. Ndertimet e pakta jane realizuar vetem ne njeren ane te sheshit duke ruajtur monumentalitetin e ndertimit te kompleksit te Sarajeve. Por nje Rrap tjeter ne Libohove po i ben sfide sëmundjes dhe vijon jeten e tij 400 vjeçare. Rrapi i Zhepes, " Monument Natyre" qe i takon shekullit te 16 dhe qe ndodhet tek Burimi mban te njetin emer. Xhirimi i filmit " Koncert ne vitn1936" ne Libohove, perben jo vetem nje deshmi kulturore te kohes por njekohesisht perben edhe nje krenari per qytetin e Libohoves, sepse Libohova ndryshe nga qytete te tjera te Shqiperise, perveç natyres se sa piktoreske dhe te bukur, ka patur dhe ruan akoma po ate natyre, po ate ndertim, po ate bukuri siç e ka patur dikur. Libohova kishte nje gjalleri te çuditshme kur xhirohej filmi. Qe te gjithe e shikonin jovetem me kureshtje por edhe me kenaqesi, sepse ne qytetin tone poxhirohej nje film, jo vetem shume i bukur nga ana artistike, por edhe me vlera te medha persa i perket Historise dhe Kultures se Shqiperise. Sipas banoreve nese nje dite rrapi shekullor nuk do te jete me, bashke me te do te shuhet edhe nje pjese e historise dhe identitetit te ketij qyteti. Per kete arsye banoret e vlerësojnë e duan dhe kujdesen për rrapin.
Nessun commento:
Posta un commento