Ndonese nje destinacion i rendesishem turistik i juglindjes, sidomos gjate dimrit, Voskopoja kete vit ka shënuar renie te numrit te vizitoreve.
Ne fakt, fshati dhe bukuritë e tij te njohura nuk kane ndryshuar: e vetmja pengese per frenimin e turisteve mbetet rruga qe lidh Korçën me fshatin e madh, e cila ne nje segment prej 8 kilometrash, eshte shume e amortizuar. Dëmtimi i rruges eshte nje nder elementet kryesor qe step pushuesit, duke ulur te ardhurat per 30 familje qe ofrojnë shërbime hoteliere si dhe gatime tradicionale. Per drejtuesit e komunës zgjidhja e vetme mbetet asfaltimi i rruges, qofte dhe riasfaltimi i përkohshëm, qofte dhe i pjesës me te dëmtuar te saj. Por dëmtime rrugësh jane evidente edhe ne fshatra te tjere turistike ne juglindje te vendit, e konkretisht ne Bellovode, Vithkuq, Boboshtice etj.
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=16335:rruga-qe-izolon-voskopojen&catid=47:sociale&Itemid=120
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=16335:rruga-qe-izolon-voskopojen&catid=47:sociale&Itemid=120
Nessun commento:
Posta un commento