28 gennaio 2013

Në kërkim të Arit të Bardhë, Magjja “e devollit ne kuptimin me te gjere te flales,,kuzhina e gatimit te devollit


Në kërkim të Arit të Bardhë
Skice-hulumtim
“Gjithe dashurine per Nenat qe jane e do te vijne,

ne preherin tend i kam vene,
t’i kam sjelle t’i ngrohesh o Nene!”
Dritero Agolli.
Nenat,grate e vajzat devollesha, te palodhura ,bujkesha temençura e amvisa nikoqire te talentuara..
Ndersa brenda shtepive vlonte puna, si grerat ne koshre para se te rohitin,nga grate, si punishte te verteta, pergatitja e tij,,,,,
Në kërkim të Arit të Bardhë
Tregime dhe historira te shumta ne shekuj deri ne ditet tona,kemi lexuar e degjuar,ne kerkim te arit,te thesareve te arit,te kesaj pasurie perrallore te jetes,nga ato popullore e nga autore te ndryshem,ne lumenjte e Amerikes,ne Azi ,Indi e Kine,Persi,Afrike e ne Europe,.ne ishuj te botes, ete tjera.
Shumë është folur e shkruarpër arin duke përdorur epitete e krahasime nga më të shumëllojshmet, vec arit gold,mineral,ne kuptimin figurativ, si: ari i zi, ari i gjelbër, ari i bardhë, etj.
Po për “arin e bardhe ” e jetës, në se do të përdornim këtë term,si i rralle, pak është shkruar. Ari që të mban gjallë, ari që të jep jetë.
” Ari i bardhe ” gjendet mes nesh.
Qe ne fillim po japim kersherine e zanafilles se hulumtimit.
Janë nenat ,gratë ,vajzat tona,që kanë kërkuar, rrëmuar,e kanë gatuar për ta na e sevirur, për të na rritur,për të na burrëruar për të qenë të mençur,punëtorë e trima.
Janë pikërisht gratë devollesha, si gjithë gratë e tjera të Shqipërisë,që e kërkojnë këtë thesar më shumë se nga te gjitha gratë në botë.
Ky ari i jetës është kërkuar me mjeshtëri specifike,artistike e profesionalizëm prej tyre.
Sot në mediat botërore flitet shumë për shëndetin, për ushqimin,gatimin, duke përdorur termin “kuzhina”, “menyja e gatimit”,madje është ngritur në perfeksion dhe në art.
Shkruhen e botohen shumë libra. Ka dhe shumë shkolla,emisione televizive ku specialistët demonstrojnë mjeshtërinë dhe profesionalizmin e tyre. Ka shkolla të dëgjuara të kuzhinës në botë,ku dallohen kuzhinjerët francezë, italianë,amerikanë, aziatikë etj. Ka të bëjë me jetën, me ushqimin e përditshëm të njeriut.
Ky motiv me ngacmoi per te permbledhur shenimet e mija,ne kete shkrim modest per grate duar arta devollesha..
Shume eshte folur e eshte shkruar per arin,duke perdorur epitetet e krahasimet nga me te shumellojshme per arin. si per arin e zi ,ari i gjelbert ,e te
tjera,……
Por per arin e jetes,neqofte se do te perdormin kete term, pak eshte lakuar.Ari qe te mban gjalle,ari qe te jep jete, ai gjendet ne mes nesh,pasi jane grate ,nenat tona qe e kane kerkuar,remuar,e kane gatuar per ta na e sevirur ,per te na ritur ,per te na burreruar per te qene te mencur,punetore e trima.Jane pikerisht grate devollesha si gjithe grate e tjera te Shiperise ,,qe e kerkojne kete thesar me shume se gjithe grate ne bote
….. Do te benim nje specifike te vecante per to.Ky ari i jetes,eshte kerkuar me mjeshteri specifike ,artistike,e profesionite te rralla,,nga nenat e grate devollesha.Sot ne bote e ne mediat perflitet shume per shendetin per ushqimin, kukuin, gatimin,duke perdorur termin, ‘kuzhina” ,menyja e gatimit dhe eshte ngritur ne profesionalizem e ne art.
Shkruhen e botohen shume libra Ka dhe shume,shkolla, emisione TV ku specialiste tregojne per mjeshterine e profesionalizmin e ketij specialiteti teper te njohur e te te perdorshme qe ka te beje me jeten me ushqimin e perditshem te njeriut ,vec shkollave te degjuara te kuzhines ne bote e ku dallohen shefat,kuzhinjeret Franceze,ata italiane ,amerikane ,aziatike e te tjere,
……..Se pari le te zbulojme e te flasin per njeren ane te thesarit per te arritur pastaj tek ari i tyre,mielli e gatimi tij,mjeshteria e puna e madhe e
plot pasion e tyre.
Ralle mund te keni degjuar per buket me qiqra,[te zena me maja prej qiqrash e qe kjo eshte pergatitur vete po nga ato] e te tjera biseda
per to.;per llojshmerine e pa numerte te bukeve nga grate mjeshtre e te talentuara te devollesha.
Mund te keni degjuar e te keni ngrene nga gatimet e tyre me brume e me pete; apo qe ishin mjeshtre te gatimit te majase qe sot e gjejme te gatshme ne dyqanet tona;e dini qe edhe niseshte e prodhonin vete ne shtepi ne ate magjen e tyre te thjeshe por te magjishme qe sot nuk i bejne dot
edhe mjeshtrit me te medhenj te gatimit e te pjekjes se bukes.
Karakteristike,tipke e te vecnte jane lakroret me dy pete,vec byrekut tradicionalte ballkanit,..,me gjelle brenda ,me domate e piperke,me arme( laker turshi ),e dei me lempjeta,me iththra ,me kumbulla ete tjera ..
…….”Magjja “e devollit ne kuptimin me te gjere te flales,,kuzhina e gatimit te devollit,po te shpreheshim me qarte eshte shume e pasur dhe shumellojshme,e cila afrohet me kuzhinen ballkanese,e qe qendron mes asaj europiane e aziatike,por nuk do te shkruajme per kete nuk do te bejme ndonje studim, pasi ka shume libra e wbsajde ne internet,por me ngushte me konkretisht.
…..Le te kthehemi tek nocioni i fjales” magje-ja”;eshe nje send prej druri si govate por me kapak,gati sa nje valixhe e madhe [po e bej kete pershkrim per te rinjte,se pothuajse ato jane zhdukur tani,qe e kishte cdo amvise cdo shtepi ne kuzhinat ose me sakte ne ashefkat[term i huaj por shume i perdorshem]ku nenat ,grate tona sitnin miellin e gatuanin brumin,benin majane e me pas gatuanin buket e ,byreket,petaniket,lakroret.,kulacet e deri ne zairete e dimrit,si terhanate te tharte e me qumesht,petkat e rosnicat,etejera.
,,,,Vec magjes ato perdorin edhe sofren ,jastrgacin[si sofra por pa ndenjese qe ta marresh ne peqi,ne preher,per te bere petet,pa harruar edhe okllaine ose petesi qe i thone ne shume krahina te shqiperise.,qe edhe ky kishte mjeshterine e tij te predorimit se nuk mund t'i hapte kushdo petet po mos ishe i mesuar
..Nuk do te le pa permendur e punen e tyre me njehere pas lemit,qe fillonin e shoshnin dritherat,sidomos grurin e thekrin,qe ndonjehere edhe e lanin e i thanin ato epastaj i shpinin ne mulli per t'i bluar..
....Pastaj do te fillonte sitja e miellit me disa lloje-lloje sitash te bere me porosi,deri tek sita qe perdorej per miellin pah te bakllavave,e te tjera marifete te tjera qe une po i marr persiper ti hedh ne shenimet e mija e qe po te ishte ndonjera prej atyre do te thoshte "ehu sa ke lene ti gjera pa shkkuar"- e di ,,me mire le t'ja hap oreksin te tjerave se e meritojne per te shkruar per kete mjeshterine e tyre.te tyre te pafund pafund.
....Ne librin e luftetarit te lirise dhe prozatorit te shquar
"Kryengritja Shqiptare" Mihal Grameno, patrioti dhe letrari i shquar ,duke shkuar me ceten e tij ne fshatrat e Devollit,vec traditave e vlerave patriotike e atdhetare te banoreve,..
Ai pershkruan me detaje realiste edhe traditat e e tjera te shquara te devollinjeve ,si bujarine e mikpritjen e perzemerte,besen e trimerine e banoreve,qe s'do t'i harroje kurre,Ai pershkruan me imtesi buken e mikut te nenave e te grave te devollit, qe e shtronin sofren shume shpejt por
edhe gatimin e tyra me gjithe ato asomeriva[menu] te shumellojshme te gatimit qe ishjn teper karakteristike vetem ne devooll,dhe qe do t’i kish zili edhe Aneja e Cerecizit [Topullit],por edhe te gjithe nenat e grate tone…
…..Duke u ndare nga to,qe ia mbushen trastat me buke e me ushqime u vonuan pak ,e Mihalit e pyet njerinnga luftetaret qe pse u vonove,e ai ja shpjegon se zonjat e shtepise ia treguntere ato llojet e bukeve qe vune nepar torbat duke i thene “se kjo buke eshte per ruges qe mos ju jape etje per uje ;kjo eshte per zemer,[vakt i ndermjeme]kjobuke eshte kur te luftoni e te tjera .. .lloje te ndryshme duke i vene e buke edhe per qente te cilen e kishin gatuar enkas” Po c’qene tere ato lloje ??
Ec i pyet ato mjeshtre e nikoqire te pa shembullta… qe sot duhen libra te tere per t’i pershkruar,nuk mjafton nje shkrim i thjeshte,…….]
….Gatimi ka traditen e saj por edhe historine e vet,pa hyre ne resetat qe eshte kapitull me vete,,le te shkruajme vetem per disa prej tyre me pikante e kesaj mjeshterie,..
Qe nga gatimi i bukes neper çerepe e misure tava te bera enkas prej balte, nga mjeshtra e porcelanit, te Grapshit e te Bradvices,te Verlenit ne Devoll,… por edhe te bera vete edhe nga grate devollsha mjeshtre ,deri ne ndertimi i furave te bukes ,qe pothuajse kishte cdo shtepi ne fshat,me copa tjegullash,qeramidhe e deri tek mjeshteria e berjes te vatres te furres……
……Kemi vajtur kemi marre dhe[pluhur dheu] deri ne kodrat e Kapeshtices me thes,kastile per vatren e fures qe e beri mamaja vete me ndihmen
e ca comshijeve qe ishin mjeshtre,se besoj se te kete mbetur ndonje e tille ne ndonje fshat,se tani buket i blejne neper dyqane.
Vec gatimit te perditshem si buket apo lakriret e byreket ato gatuanin me raste e me sebepe ,kur vinin miq,ne festa lloje -lloje gatimesh,si petaniket -niket,qe te permendesh eshte nje liste e tere menysh,si fasulniku,gjalpaniku,dredhaniku.
Ne rast festash ,ardhjes se miqeve,te diteve te motit ato fetare benin gatime karakteristike te vecanta.,qe jane te shume llojshme e te panumurta
….Te shkruash per gatimet per dasmem ,tradite qe vazhdon e ne ditet tona edhe ketu ne mergim ,larg atdheut eshte histori e gjate..Dasma fillonte me shtypjen e grurit neper gure te vecante per berjen e ashures, [nuk do te pershkruaj ceremonite e dasmes ,por ato te gatimit,]e pastaj me ceremonine e zenies se brumit e te hapjes se peteve per bakllava nje jave me pare,ku lozin e kendojne kenget popullore te krahines,e ku edhe femijet mesojne te hapin pete pa le i mesojne e vajzat e reja.
Pasi thahen petet i bejne neper tepsite bakllavate e famshe e hsume te degjuara e te kerkuara,kane resepite,recetat e tyre do te thosha e ndonje sekrete qe behen aq te shijshme….
…Ditet e tjera fillon gatimi i bukeve vecanerisht buket me qiqra qe dergohen ne sininte,mes jave me pajen enuses,e qe i perdorin ne dasme,por edhe per ceremonite e tjera,…
Te me falni potregoj nje cast nga jeta private.[ Kur erdhi nusja ne shtepi vec adeteve tetjera,pa na thene neve mamaja i vuri asaj dy buke me qiqra te bere enkas,nen krahe sipas tradites,kur u njgjit neper shkallet e ballkonit qe kishte kuptim simbolik, ishte me teper nje rit pagan se fetar,
qe u shtofshi si buket me qiqra,se ato shtohen,vijne shume sic i thone grate,behen larta e si pambuk te buta]Nuk po shkruaj per kusuret qe hoqem pas asaj se quajten zakone prapanike e fetare nga sistemi atehere ndersa ato ishin, rituale te vjetra te dasmave,..
Per nje tradite te bukur spirituale,pa le kur e vune nusen ne magje te bente pete ajo ishte nje test dhe stres per vajzat e reja, i madh,qe duhet ta kalonin nuset me sukses e c’te shkruaj se me vje per te qeshur e per te qare.T’i leme keto te shkuara teharuara.Le ti tregojne grate tona ,mos hyme ne kapitullin e tyre,,,,,
……E me pas fillonin gatimet e tjera per dasmen,pa mblidheshin grate ,komshije e kushuria e kercist magjja ,tepsija ,viheshin sacet [kapake metalike qe mbusheshin me prush per te pjekur gatimet]se atje piqeshin me mire .
Mbaj mend qe i vogel,beri nje dasme te madhe per djalin e tij,komshiu yne,xha Demir Jemeni,nje bure i nderuar por dhe i degjuar vec te tjerave,
se qe shume i shendoshe dhe e pinte rakin me gjym, ,( mbimrin e kish te tille se ema ishte nga Jemeni i Afrikes,ku qe martuar i ati mergimtar atje dhe e solli ne Vishocice,)
Pra ne dasmen e Qefserit qe u be me nja dy a tre konake,u shtruan dy- tre sofra,ne femijeve, na erdhi radha te uleshim,per te ngrene ne sofren e trete,ca buke me qiqra nga dy pellembe te trasha pa le bakllavate nga nje pellembe,ishin nikoqire te medhaja jemenkat devolesha.
Kur vinte Mani, student per pushime ne fshat i thoshte te motres qe ti bente nj byrek e ta piqte ne sac,se ajo ia kish mare magjen se emes e se vjeres e qe bere me mjeshtre se ato ,thoshte ai pa i prekur nenat .Ato krenoheshin per nxeneset e tye, ,pastaj kur e hante ashtu te ngohte te porsa nxjere nga saci,vazhdonte me komplimenta per shijen e tij te vecante e te tjera..
…. Diten e Veres,per Pashket,per Krishtlindjet,per Barjamin, e feta e gezime te tjera,beheshin e behen gatime karkteristike te vecanta e specifike,te bukeve ,biskotave ,kurabijeve,petanike te llojeve teshumta,bakllavae embelsira te shumellojshme..ku mercelogu me i degjuar do takishte zili,
……Tregonte gjithnje nene Sabireja e Demir Ahmetliut,patriot e veteran, nga Menkulasi.
per qafe,aq shume i deshte ato,
….. Vecanerisht Neta ia kish marre plotesisht magjen e asaj edhe nga e ema nga Vishocica ,dallohej per ato petet me mish,per pilafete saj e per bakllavate me mjalte qe shkriheshin ne goje, pa le sa i behej qejfi djemve te saj Berti me Genin ,qe ishte nxenesi im,kur isha mesues ne Menkulas kur shkoja per dreke se i kisha merak ata fasulniket e saj aq te shijshemm. qe i bente,t’i lepinje gishtat,Apo s’vinte ca turshi qe i rinin kristal gjate gjithe dimrit.,
……. Nje fshatar yne,erdhi turist ne amerike, Ziniu, ,I ra ndermend per nje gatim, “pule me pete.”nje gatim. tipik per miqte apo nje njgjarje te shenuara shume njohur ne Devoll,,ne tavolinat, i poqen mbi stofat me korent,jo si mbi saç se ato s’arrihen, e pastaj i lyen me leng e me gjalpe e
ia leshuan edhe pulen e pjekur mbi to e pjesen tjeter e poqen ne stove.
Pa pritur e pa pertuar,ia bene grate tona, me te mira se ne devoll,se ai s’kishte as besim,pa le sa i pelqyen.I hapen petet aty per aty
…. Kur erdhi nene Muazezi ne Amerike,dukej por nuk thoshte,sikur nuk i pelqenin keto gjellet tona te amerikes.E bija e kuptoi,e bashke me nuset e
mbesat filluan t’i gatuajne ato gjellet e gatimet tona.E dini c’tha me vone:
Iu pervesh e ema ia rahu kosin ia beri dhalle ,i hapi petet e i vendosi sere -sere njera mbi tjetren e pastaj ia poqen.Hajde fole pastaj sa i pelqeu,duke then “tani e nxora mallin,”
…..,Po keshtu sa here qe vinte hallo Shega ne fshat ,nje devolleshe tipike e shume popullore,kerkonte t’i benin gjalpanik,[ajo ishte nje nikoqire e ralle dhe nje specialiste e gatimit qe ne fshat ,poe edhe se kishte punuare e neper menxat ,ne shkollat e Tiranes,..
Asaj i gjenje ne shtepi edhe qumesht dallendyshe ,si i thone fjales pa le kishte mesuare nga gatimi i tiraneseve ca gatime te vecanta ,sidoms ato patllixhanet turshi ,i bente per merak]Po a kishte aq gjalpe atehere ne fshat ,duheshin1-2 kg gjalpe,..
Ajo nuk haronte e gjithnje i permendte ,gatimin e mjeshtreve te pashoqe te grave te agallareve,se Vishocica qe nje fshat zengjin jo vetem nga pasuria por edhe nga mencuria, si shume fshatra te Devollit,sidomos grate e Vocereve,. te Pashollinjeve , te Meckollinjeve,te Bejlereve,te Goceve , te Ruseve ,te Topcinjeve te Mukave,Subashet,Hyseve,Mullajve,Besherve,Lameve,Mulluxhinjeve, e te tjere,…
Mbaj mend i kishim komshinj,vajzat e enjgje Resmijes Hysi, qe nga Qerimja,Muazezi,Salka ,Neska,Fijorja ,Lushi,pa le vajzat dhe nuset e tyre,ishin mjeshtre te gatimit.
…Nje vend te vecante dua te vendos edhe cupat e bejlereve,me qe ra fjala.Shkedija me te vjeren Nafijen,nga Kuci,benin ca gatime te vecanta,
kur do qe t’i vije edhe naten vone,sa here qe shkonim ne shtepite e tyre, pa le se bujare qe jane,s’kane lene fshatar pa pritur ne Korce…
Vetem mos merte vesh Shkendija me gjithe Bashkimin,me njehere te gjendeshin prane ne spitalet.Per ke s’janekujdesur?!
Te njejten gje bente edhe Mira me Conin,ne bilisht edhe ne Tirane,Ana me Seferin ne Teqene e Kucit,behen cope me gatimet e tyre aq te shijshme..
. Si mos permend edhe gatimet e amvisave te tjera te Frosines ne Tirane ,te Skenderies ,te Irenes aq mikpritese qe tani eshte ne gjermani,Edhe te Reazartes,te Xhenit, vajzat te Fatimes te Trifonit,gatuajne me se miri s’ia kane lene pa marre se emes ,nje pilulare nikoqire me emer,por edhe nje bujare,qe ta leshon te gjithe shtepine ne sofer me te gjithe te mirat.
Drita e Bardhit me vajzat,vecanerisht Tela e Gencit,se kane shoqen,pa le kur bejne grille sa here qe ti vesh per vizitet ne shtepi ne Waterbury,,ti
lepish gishtat nga gatimet e tyre.
E ne fund do te permend emrin e njeres nga vajzat e Bejazes,Meriten e Sybiut,qe tani banojne ne Itali,kur shkonin ne Tirane gjithmone na pyeste cfare donita getuaj,e do te gjente kohe ,s’do te linte gje pa bere…
Edhe Engjellushja e Mediut ne Elabsan nuk haronte gatimet e saj te kombinuareme ato te zones seelbasanit.
Sa do t’i behej qejfi Remzijes edhe Veprores, se edhe e meritojne ,pionieret e para te emacipimit,ne devoll, mjeshtre bujkesha,punetore te medhaja si burat, e gatuese te perkryera..
.E megjithese jane te moshuara ,ato kur ti vesh ne shtepi ketu ne New York e ne Staten Island,ne amerike,ashtu sic bejne edhe nuset e tyre., te shtrojne si per gosti e i mbushin tavolinat plot,me ato gatimet e shijshme te devollit e qe s’i kane haruar,-keto na kane ritur,,thone shpesh ato me krenari .,duke mos haruar edhe Shpresen e Vebiut,nje bilishtare nikoqire e rralle.
Ne parantese do te permend Fijoren e Muharemit,mamaja e Ilirit dhe e Tanit ne Bilisht bissnesmenvet te talentuar,bente ca gatime qe nuk
do ti harojme,….
Fijorja qe martuar ne çakeret e Bilishtit,i kemi miqesi,,,
Cakeret ,mbiemri i tyre i fisme,ishin bacevane me nam ne Bilisht.
Ishin ata te paret qe prodhonin e nxirnin ne pazar si fidanet e perimeve ashtu dhe vete perimet e para domatetet e piperkat,….
I paharuari Muharemi ,nje mjeshter spesialist qe ia kalonte edhe atyre me shkolle, ishte i degjuar jo vetem si njeri i dashur,por dhe si nje bacevan i perkryer bashke me velezerit e tij.
Gjithmone bente shaka Muharemi,-i kemi nga nje magje,..
Ai i ndihmonte grate dhe ne venien e turshirave,ishte spacilist i piprkave gogozhdare ,dukeshin te kuqe si ne vaktin..
.Ai mbante me perime gjithe repartet e ushtrise ne Bilisht,,,me pemishten e tij te kufirit.
S’mud te harroj edhe Nurijen e Pellumbit ne Proger,edhe ajo bashke me progarkat qene mjeshtre te gatimit ,,qe s’linin gje pa gatuar nga ato te vjetrat,sa here qe shkoja shpesh tek ajo,kur punoja aty.
..Kur erdhi ne amerike Shega,,se e shkeputa mendimin me lart,ia plotesuan deshiren vajzat e grate tona per gjalpanikun, ,aq i pelqeu ,sa me s’e degjuam te thoshte me beni gjalpanik,por me shume i gatuante e ketu ne amerike,e bijaqa,qe ia plotesoi te gjitha kerkesat,pervec qe eshte mikpritese,bujare qe s’e ka shoqen me ato gatimet e saj.
Kur mesoi ajo,, se gjalpi kishte shume kolesterol ,yndyre ne gjak ,e s’i bente mire njeriut.,haroi ate llaf ,se kishte frike,ishte emoshuar..
……Me tregonte gjyshja kur erdhem ne fshat nga Tirana,,Esmaja,”makocka “qe une e desha shume,keshtu e therisnin ne fshat,nje grua e vogel, qe kendonte,i bekonte femijet ne fshat kur semureshin qe te gjithe e besonin,,nga nje familje e madhe patriotike dhe inteligjentenga Kapeshtica,..
I vellai ishte mesues edhe hoxhe ne Vishocice, ,dai Sabriu Mullaj,,nje nga gjykatesit e para te vendit pasi kishte studjuar jashte..,Vec te tjerave historive,mbaj mend sa,kur benin petket e rosnicat grate e Pashollinjeve e te Vocerve ,qe ne pamundesi t’ia ve te gjithave e emrat se jane shume punetore te medha e koke ulura,pa le sa nikoqire,,por le ta marrin sikur i kane emrat e tyre ne kete shkrim pa mbarim,Ato i mbushnin tere lendinat e fshatit me carcafe te bardhe qe i thanin ato e dukej sikur kishte rene debore ne fshat,ate pershkrim qe kam bere me lart.,Kete pune bente edhe imë bashke me Zhulen,qe ajo ia kish marre doren,cdo vit sa vinte vjeshta, ,duke blere carcafe te rinj per te ndere e thare trahanate e zajrete e tjera te vjeshtes,koncetrate, nga me te shumellojtat deri tek niseshten,..
… ..Pa le grate e ruseve ,Dilja me Minen e Selamiut e te Rustemit,dhe Siben e Remziut, dhe Ganimeja e martuar neTrestenik tre kunata si tre motra,aq shume shkonin,Sibja nje grua e paster shume nikoqire ,qe te trie riten ca femije te urte e me edkukate, Ato s’linin gje pa bere, dalloheshin ne fshat ne berjen e tharjen e frutave e te perimeve,oshafkave, e i thanin maje cative teashefkave e te avllive,….
..Pa u zgjatur le te tregojme per ate pjesen e dyte te thesarit te tyre te rruges se kerkimit gjate gjithe jetes te arit te bardhe.Mjeshteria e
perpunimt te qumeshtit qe ia kalon edhe baxhoxhinjeve me mjeshtra,apo inxhinjerve merceologe te fabrikave moderne sot, .. …..
Ketu do me terheqe verejtje miku im mercologu- kimist Bajaram Shtylla,duke me thene qe te mos hyje thelle nga ai kapitull…
..Fillonte puna qe nemengjes heret me mjeljen e bagetive e vazhdonte tere diten deri ne mbremje,e cfare s’benini me qumeshtin?Pasi e zienin ne mengjes,e ntrashnin,e zinin kosin,pastaj mereshin me zierjen e gjizes te pergatitjes te djathit te bute disa lloje,e me ne fund me punen e lodhshme te tundjes se kosit per te nxjere gjalpine bashke me te nxirnin edhe “dhallin “..
…. He, dhalli se desh harova ,kaluar birakorces, aq shume te shijonte e shuanteetjen,,e sa i kerkuar e sa i i degjuar per te shuar etjen ne vere,qe s’do ta zevendesoja as me bozen me te mire.,,pa sa avaze kishte po mos ia dinje sekretin duhet ta dundje tere diten [po mos ia dije marifetin] ne petite,[ene prej druri si nje qynjgj i gjate me nje tundes,nje shkop i gjate me nje rutulame ne fund ,nuk mund ta pershkruaj me mire,]
…..Pa le qe benin e salce prej kosi per meze e per ta rezervuar per dimer.Pa harruar per kulloshtren,qumeshtin e diteve te para te lopes kur pillte,apo dhe qumeshtorin qe e pergatisnin si embelsire te vecante pa perfshire prodhimet e shumte me qumeshtin qe nga sytjulashi e deri ne gjalpaniku ,pervelaqja me gjize e shumme e shume gatime te vecanta…
…..Pasi punoni tere vitin ne kopesht ne are,per mbjelljen e perimeve,si bujkesha te mencura,por dhe si bacevane te ralla,ku mund te permend kujdesin e madh ne ritjen e tyre,sidomos gjate prashitjes apo ujitejen edhe shume here me krahe,nje pune tepre lodhshme.Vinte vjeshta e arte e ato fillojne vene turshite e shumtta ,me perime ,me domate,me piperke,e mikse,sallatet e shumte turshi,..Armeja e devollit shume e degjuar,turshi me laker,ca lakra te medhaja e e embla,qe nikoqiret e devollit e ruanin deri ne vere pasi e vini ne kade e bute te medhenj prej druri,
….Per te tregojne e si nje ushqim sherues per te ftohtin,semundjen nga te ftohtit,qe njerezit e pinin lengun e armese si ilac e cila pastronte mushkrite me shume se nje antibiotik,E pinte imate si uje pasi i kishin thene e doktoret,ben mire per mushkrite,zhduk mardhate e vjetra,e ai ndjeshe mire per nje kohe ..Pa le turshite me bulmet ,si pipierkat me gjize,me kos,nje meze e nje ushqim shume i ralleqe e perdornin ne dimer.E ku i vinin ,neper ata qypat e devollit,qe beheshin ne devoll nga mjeshtrat e Grapshit e te Verlenit. e ne kadet prej duri ,prej lisi te forte,Nje izme e tere,podrume, nje ashefke e tere me qypa e me kade e kadushka[me te vogla] me turshi te llojeve nga me tendryshme edhe rushin e vin turshi me sinap,hajde sa i shijshem ishte ,goja ,lengme leshon tani kur i kujtoj
….Apo ne vere zijenin kumbullat e rumbullakte per te nxjere nardenin,nje lloj i vecante sousi ,leng i kuq si mjalte por i athet qe perdorej shume per te bere sherbet per pije si ato sodat qe pijme sot,ose nje gote me sherbet per qirasje apo e perdornin per te hedhur neper lakroret.Mos harrojme edhe nje prodhim tjeter nga keto mjeshtre merceologe te nxjerjes te berjes te pekmezit vecanerisht nga grate e Macurishtit,i nxjere nga zjerja e panxharit te sheqerit,nje lloj receli i pazevendesueshem e behej vetem ne Devoll.
…. Si mos shkruash e dy fjale per gatimin e byrekeve nga grate e Vernikut,me ate peten e siperme [me shume pete]te bere gershete ,gersheta si ato te flokeve te vajzave e te rradhitura me dhjetra me nje mjeshteri artistike qe ta hante syri ,kur i thoni nje fjale
….Nje tjeter mjeshtre midis atyre dhjetra e dhjetra qe njoh qe kanepunar ne menxat e fshatrave….
Shefiqeja,Shefja e Enver Bylykbashit teTrestenikut [mamaja e Petrit] keshtu e e therisnin,isht nje devolleshe nga Verleni,po qe gatuante aq shijshem sa ti lepije gishtat si i thone fjales ,pa le qe bente nje kos qe ta prisje me thike.Ashtu sic mund te permend Nurijen ,te motren, qe bente ca bakllave qe ia kishin zili gjithe Verleni Nje pune e kujdeshme ishte dhe berja e oshafkave tharja e frutave ,kumbullave molleve e te tjera,qe pastaj i ndenin e i thanin neper oboret e ne catite e shtepive.Kur benim piknike me shkollen ,pas mbarimit te mesimeve ne fund te majit ,benin edhe ne mesuesit ato mbremjet e mbylljes se vitit.Vec te tjerave Pellumbi ish atehere drejtor shkolle ne Vishocice, do te sillte ,piperka me gjize e deri ne rush te bardhe turshi i vene me sinap nga nene Mukadezi ,nena e Ziqiriut,nje grua kapedane e s’i bente ter syri kur i vinin miq deren e shtepise e linte te hapur, ndersa me drejtohej mua duke me thene “he ku i ke ti domatet turshi e laker, armene te Hysnijes” ..
… Skender Rusi,shoku yne e mesuesi ikolektivit tone ,poeti i mirenjohur e me nje trashegimi te pasur krijimtariene letrare e qe eshte gjthnje ne ritje ,nje burim i madh e i pashtershem per letrsine tone ne tere fushat e krijimtarise se saj , i Korces e i tere Shqiperise, Ai sillte per vit ga nje “shishke” te vogel me raki te llojeve te ndryshme ,prej mani,prej kumbulle te rumbullacke, Nje here kishte sjelle raki prej beshte, nje lloj bime e eger,Ndersa Xhemili i Shegese,dallohej se sillte cdo vit vere te vjeter ,nga prodhimi i shtepise te hardhive te tyre .
Raki te mire mbanin edhe mesueset e kapeshtices ,Nazmiu,Ramiu,Setka,por me shume Skender Alickolli,gjithmone rakia e tij ishte kampion
,megjthese s’ja kalonte kesaj times qe mamaja e bente me nuanca me erera e me njgjyraqe te gjithe beheshin kurioze por me shume Fiqeri Miza.. Remziu se nga gjente ca ullinj per meze, Pastaj Pellumbi, si i shikonte ato pjatat plot,,pastaj thoshte,” Hajde te fillojme. “
…. Kur mbaronim Skenderi e lexonte poezine qe e kish bere aty per aty , ,tere ndjenja e e pershkrime te ralla , ,Ai ishte nje vullkan i madh qe zjente
perbrenda e qe shperthente pa pushim, nje vullkan i pa shtershem,ne krijimtari e e tij te pasur letrare e artistike..Pastaj si vinim ca ne qejf ,Muharemi ia theriste kenges popullore me ato vargje me bejte duke na vene nofka te gjitheve, me shaka.
e kane me te lehte me mjetet e tekniken e tyre moderne e me frigoriferte sotem, ….Nje pune e lodhshme e gjate ,tere vitin ne kerkim te arit te barrdhe.Kjo pune vazhdon edhe sot e trasmetohet ne brezat.Keshtu nenat,grate tona kane mesuar e mesojne per dite vajzat e tyre ,ne kerkim te arit te bardhe te arit te jetes.
Bilishtit,nje artiste e.gjithaneshme,qe s’e ka shoqen
…..Kur ishim per darke heren e findit ne Conecktikut,shtroi nje darke si nje gosti,ne fund miku i tyre Pellumb Kulla me te shoqen,Zhuljete Kullen aktoren e humorit e ete esfrades,,vec vleresimeve te tjera per shtepine e tyre qe i njgjan nje muzeu te vetete artistike ,ia ngrit lart edhe vlerat e gatimin e saj duke i thene qe ato kishin nje shije te vecante e specifike..,Ec e mbaje pastaj Lulin me mburjet e saj ,qe thoshte te verteten.
.Nje komshije qe e kishim perballe Anila, nje nuse qytetare korcare qe edhe ajo gatuante shkelqyer,,e i thoshte Zhules e vajzave gjithmone se keto
gjellet e gatimet tuaja jane te vecanta, Mua s’me durrohej ei thosha si me shaka ”e po kane edhe ato sekretet e tyre”, e ato ia kthenin me te qeshur e me mburje ”sa here te kemi thene qe s’arihen gjellet e gatimit nga grate e devollit,ato jane te persosura’”.
Vali i Bashkimit ketu ne amerike,qe edhe ajo gatuante shume mire,nje korcare,me origjine nga progeri,por edhe i shoqi,bente ca pace qe ishin tipike e shume te shijshme,gjithmone i kerkonte grave tona devollrsha recetat e disa gatimeve te aneve tona.
.Edhe Keti , gruaja e Vaskes.,me ate te foluren prograre te saj,kur punonin ne robaqepsi,i thoshte gjithmone zhules,”moj Zhuli si i beni kaq te
shijshme keto gatimet? Te gjitha grate devollesha e kane ngritur me lart ketu artin e gatimit duke mbajtur lart traditat me te mira vazhdojne duke i mesuar edhe femijve te tyre mjeshterine e gatimit shqiptar,ato jne shume per t’i permendur por do te shenoj disa si Nefaretin,Fejzien,Doniken,Vanen,Aferditen,Floren,Monden,Shpresen,e te tjera..
Myneveri i te xha Bariqit,ishte nje çoban specialist,mbante ca qen te medhenj,per kopene e dhenve,,bente ca buke prej thekri , per qente e kopese,me te mira se ato qehanim ,pasi qente nuk duhej te shendoheshin ,per te qene te shpejte, qe keto buke jane me te kerkuarat sot ne amerike, …
.Kur i benin grate e tjera s’ja pelqente, pasi i provonten . Pa le kur benin lakroret me Refidene , te motren e kunate ,pa numuruar,sa i nxirnin
nga saci ashtu te nxehte ,ia hanin femijet, se kishin te dyja nje sere me femije ,pa le Refideja ishte e nje punetore e madhe ne fushe ,kur korte grure me lejlek medore nga nje dynym ,sa nje kosaxhi me kose,,
….. Grate e meckollinjeve, Aishja me Safijen, bashke me cupat e me nuset,të benin ca revanira qe te gjithe i mbajme mend kam qene ne nje dasme te tyre qe do ta mbajmend tere jeten, pa le qe shkoja shpesh se ishim moshatar me Melekun e mesoni bashke kur ishim ne tetevjecare.
Apo abllaja e Muharemit te Beçaliut,nje grua e madhe e bujare nga Tresteniku,bente ca bakllava kampione te fshatit, nga 150-200 pete,
Nena e Veliut bente ca bukesheqere nga nje pellembe e pastaj traditen dhe doren ia moren, Shefja e Zydiut te Sharxhinjve,dhe grate e tyre gatuanin per merak,Lehta Zeka e Irfanit,qe ishte nje guzhinjere e persosur ne menxen e Vishocices.
Si dhe Qaska e Muharemit Bejlerit , i goditeteshin ca triçka,sa e ne Amerike ,na dergoi per mall e tjera,si keto pa mbarim..
E paharuara Bukurija e Xhemilit Lengu, ishin komshinj,nga bejleret,e ritur me fukarallek te madh,rriti ca djem si diva ju bene ,punetore te medhenj, qe nje nikoqire e ralle,pastertore e madhe,nga dy tre here i shkundet rrugicat dhe levenxet ne ballkoni i shtepise, ,apo s’gatonte mire,..
Vinte ca piperka me gjize ,qumesht te bardha i rinin derin ne pranvere.
Ne mbarim te pjeses se pare, ne vend te embelsires ,pak…
” e mban mend kur ishe i ri , na i beje lakroret e byreket me gjize, “”
Cili ishte sekreti,si beja ata lakroret me gjize ?!….e thjeshte..
Ne pushimet e veres kue ishim neper shkolla punonim ne fshat,te benim ndonje leke per librat e shkolles e ndonje placke.Vitet e para shpija uje ne brigaden e Males,Ismail Topciut nje burre i drejte e i nderuar..
.Me kishin dhene nje kale,nje pele rekme plake, qe me shume hante pyrteçka nga une se sa vraponte,me te ngarkoja ne samar nja dy stoma e ca bidone me uje qe i shpije brigades ne ara.
Por pela, sive ( e bardhe ) s’dinte te vraponte ,ajo rendte si ai ngul shkuli,e perplaseshin stomat pas draskave te samarit e ca here me thyeheshin,..
Ndersa shishkat me dhalle,me derdheshin se u binte kocanka qe i vinim si tapa.
Nga tronditje derdheshe dhalli, ne torbat me ushqime,se me dreke vija i merja neper shtepite ,lakroret i nxirnin nga saci te nxehte nenat e mi vinin ne torbat.
Kur ia shpija grave e vajzave torbat me ushqim ne are , qe kornin grure me lelek,e mbanin ne gishtat ca crepallka,si dorashka prej druri qe mos prtiteshin gishtat e tjere,ca drapinj me bisht nga gjysem metro,nga nje dynym kornin gjersa dolen autokombanjat,.. nejse ..
Kur hapnin torbat dhalli s’kish mbetur neper shishe,,,,megjthate s’kish vajtur jabana.
Dhalli qe llangosur me lakroret e e byreket e ca nga te nxehtit e beharit e ca nga e nxehta e tyre ,si te dale nga saci,dhalli ,priteje behej gjize,… e qe bere gjize,..Ha ..ha…ha…ha..
Shkuleshin grate se qeshuri,….une prisja te me shahin ,…..
Ato me falenderonin e me uronin se lakroret qene bere me te shijshem,,edhe me gjize,…
Ja keshtu qene ata lakroret me gjize nga une…
Kur ia tregova shokut tim te vjeter ,poetit e dramaturgut Skender Demolli,ai jo vetem u gajas se qeshuri,por kete njgjarje e shkroi fabul anekdote ne nje nga librat e tij…..


Nenave e grave tona devolleshai falemi e i perulemi me respekt e krenari gjategjithe jetes sone..
Vjeshta e pare , e arte me peisazhin e saj fantastik,ku behen mix njgjyra e gjelbert me ate te kuqeremnte ne te verdhet,ka bukurine e vet edhe ne luginen e piktoreske te Devollit,se i shtohet bardhesia…., ne muajin gusht ne devoll,thone gusht e gune,,,dimri vjen shpejt,,
Si nje debore e himte,ajo e mackave i thoshim, brenda fshatit,ne çatite ,ne oboret,ne avllite dhe ne lendinat perreth,çarcafet e bardhe si bora mbulohen me “Arin e Bardhe ” ,per tu tharre,,,,
Sa ishte gjalle,se nderoi jete keto vite ne Tirane,,per ate lakrorin me dy pete qe eshte karakteristik ne devoll,sidomos me piperka e domate, qe ia kishte kerkuar nje here, kur kish shkuar per vizite ne fshatin e tij te vendlindjes,,.Dritero Agolli ,kollosi yne i letrave e i kultures sone kombetare ,e ia kishte pelqyer aq shume sa e mbante gjithnje ne goje
..Sa e sa historira tregojne nenat e Menkulasit per djalin e tyre te thjeshte e shume te dashur ,sa qe sa here qe vinte ne fshat nuk i leshonte nenat
Ajo ishte nje grua sa bujare e mikpritese e madhe ,e permbyste shtepine kur i vini miq,i thone nje fjale te urte,Pa le s’te linte pa te nxjere edhe mjalte ne pite ,te fresket,pasi ishte edhe nje mjeshtre e teknike e aposionuar e ritjes te bleteve ,pervoje qe pastaj kur u mplak,ia la djemve.,nuseve e mbesave,vecanerisht Fejziut,Xhevaiirit ,qe bejne ca meze qe ia kalojne dhe grave me te mira,me bukur i ka pershkruar Driteroi,..
Thone,kur binte epidemi ne bletet ,vetem blete e tyre, te ahmetlinjeve , shpetonin ne fshat,,Ajo i mbante “metkat”mbretereshat e bleteve ne gji,si femijet e saj,duke perdorur ilacet popullore,prandaj e kujtome me respekt kete grua tipike devolleshe.
E mbante ne goje kete gatim dhe e tregonte pastaj nga do qe shkonte..
-”Tani ,keto me shijojne ,keto me mbajne here Devoll,Shqiperi, “.
I shhkrepi ne koke njeres nga vajzat e i tha se emes qe i hahej nje llallanik.
…… Nje pune e madhe niste ne vjeshte,nje rruge e gjate ne kerkim te arit te bardhe kur pergatisnin zajrete e dimrit,duke filluar me terehanate e ndryshme e karakteristike,te tharin te emblin ,rosnicat e petkat e pastj me turshite.Le te ndalemi pak,ne kete aspekte qe duhet shume gjate per te shkruar jo vetem per mjeshterite e recetet e pergatitjes se tyre por e per llojshmerine e vecante nga keto mjeshshtre duararta,.
Nuk mund te harrohen ato caste te paperseritshme ne jete. Le te kthehemi serish tek filli i mendimeve tona per ato nena e gra artiste te rralla..Nuk ishte aq lehte ti mbaje turshite deri ne qershor apo te zini njera tjetren,duhej nje mjeshteri profesioniste per kete ,qe sot merceologet mjeshtra
Kjo pune eshte e vazhdueshme edhe ketu ne mergim nga grate nikoqire te devollit nga keto gra punetore ne pune ,ne fabrike e pastaj puna e madhe pa mbarim ne shtepi,nje mjeshteri e rralle nje profesion per te thene nje pune artistike e vecante. . Si te lesh pa shkruar e dy reshta per Luljeten e
….. Do te permend e disa nga ato grate e shumta tipike te gatimit ne Vishocice, si aneja e Agimit qe behte ca kulace te bardhe,i shoqi isht mulluxhi,me miell pah, mielli me i himet qe mbetej,ne lugashken e mullirit e qe ate bashke me ca miel tjeter,e mbante mulluxhliu si hake,si para per bluarjen,se ku arinin parate atehere,as per kripe e sheqer.
Humor gatimi…..
Shpesh disa nga grate tona me permendin nje fakt,……
Nuk kane se mbaruari pershkrimet per rugen e gjate te kerkimit,te ” Arit te Bardhe ” ,nga grate duararta devollesha,ato jane aq te gjata sa eshte edhe jeta e tyre…
( Fundi i pjeses se pare )

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate