21-01-2013
![]() Numrin me te madh te vizitoreve jo rezidentë e përbejnë ato kosovare me 48 për qind, maqedonasit me 12 për qind, shtetasit italianë 7 % për qind greke 5 % gjermane 2 % etj. Potencialet qe ofron Shqipëria si dhe promovimet qe i janë bere turizmit ne panairet ndërkombëtare sipas ministrit Bumci kane dhëne ndikim kryesore ne ecurinë pozitive te këtij sektori. Minsitri Bumci u shpreh optimist edhe për ecurinë e turizmit edhe gjate vitit 2013,pavarësisht se pranë piku te sezonit do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare. “Koha ka treguar se edhe kur ka pasur vite zgjedhjesh apo trazirash turistet nuk janë frenuar”, deklaroi ai. Për ecurinë e vitit qe sapo lamë pas Bumci është fokusuar edhe ne ruajtjen dhe restaurimin e vlerave te trashëgimisë kulturore. Janë restauruar 30 objekte financimet ne total kane qene 311 milionë leke ,122 milionë me shume se një vit me pare. 2012 sipas ministrit Bumci ka qene dhe një vit jubilar pasi shënoi 100 vjetorin e pavarësisë dhe për këtë sipas tije aktivitetet kane qene te shumta. http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=28249 |
Nessun commento:
Posta un commento