18 gennaio 2013

Dokumentari “Skënderbeu” në kuadër të 545 vjetorit të vdekjes


TIRANË- 17 JANAR 2013 15:51
Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes
shfaq sot dokumentarin “Skënderbeu”, në kuadër të 545 vjetorit të
vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Në dokumentarin e regjisorit Vladimir Prifti janë aktorët Sokol Angjeli, Roza Anagnosti dhe Fatos Sela, por dhe historianët Luan Malltezi, Pëllumb Xhufi, Pranvera Bogdani dhe Moikom Zeqo.
Pjesa e parë "Principata e Kastriotëve" përfshin origjinën e Kastriotëve, rininë e Skëndërbeut, të atin e tij e deri në rrethimin e
Krujës, ndërsa pjesa e dytë "Shteti dhe Simbolet" trajton krijimin e
shtetit të pavarur të Skëndërbeut. Subjekti është mbështetur në veprën e Kristo Frashërit "Skëndërbeu", ndërkohë që xhirimet janë bërë në Krujë, por edhe jashtë Shqipërisë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i figurës historike të Heroit tonë Kombëtar si shtetar dhe ushtarak dhe rëndësia e periudhës së Skënderbeut në historinë moderne të shtetit shqiptar.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë.
(atsh/v.gj/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate