19 gennaio 2013

Ngjitje ne malin e Moraves dhe ne nje nga majat ne Voskopoje 09/10-02-2013, me High Albania Mountain Club

Saturday, February 09/10, 2013 7:00 AM

E Shtune

Nisja nga Tirana ne oren  7.00 am. Vendi i takimit si gjithmone mbrapa pallatit te Kongreseve tek "Play Bar". Ndalesa e pare do te jete tek "Gjahtari" per te pire nje kafe.Me pas do te vazhdojme per ne Korce ku do te hame dreke sipas deshires. Pas drekes do te shkojme te ngjitemi ne malin e Moraves. E gjithe ecja do te shkoje rreth 5 h me ngjitje - zbritje rreth 900 m. Udhetimi yne vazhdon me tej drejt Voskopojes. Pas mberritjes ne Voskopoje do te akomodohemi ne nje nga shtepite pritese dhe me pas kohe e lire per te gjithe. Darka do te jete po aty dhe do te kemi mundesine edhe te bejme nje parti te kercejme pas darke. Shtepia pritese eshte me ngrohje qendrore si dhe tek ambjenti i ngrenies eshte edhe nje oxhak.


E Diele

Pas mengjesit do te nisemi per tu ngjitur ne nje nga majat me te larta perreth Voskopojes.E gjithe ecja do te zgjase rreth 3 ore. Pas kthimit ne fshat do te vizitojme kishen e Shen Kollit nje nga kater basilikat qe ndodhet ne qender te fshati. Me pas udhetimi yne vazhdon drejt Pogradecit ku dhe do te hame dreke ne nje nga restorantet buze liqenit te Ohrit.Mbas drekes do te nisemi per ne Tirane.

Cmimi: 6000 leke/person

Ne cmim perfshihen: transporti, fjetja, darka, mengjesi dhe guida
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al, 069 40 31 232
Ps: Qellimi i ketij ekskursioni eshte ngjitja ne malin e Moraves(majen e Cardhakut mbi 1800m) dhe ne nje nga majat e maleve te Voskopojes qe jane te mbuluara me debore.Keshtu qe ju keshillojme qe:

1- Merrni kepuce mali me qafa ose ne mungese te tyre cizme pa taka
2- Kapuce te ngrohte, doreza dhe vishuni mire sepse Voskopoja ndodhet ne lartesine 1300m dhe ben ftohte.

Faleminderit!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate