23 gennaio 2013

Kishat e lashta u kthehen pronarëve, Themelko: S’kam firmosur


Korçë-e Mërkurë, 23 Janar 2013
 Kishës së Shën Mërisë, e cila mbrohet nga shteti si monument
kulture i ka dalë pronari, bashkë me të edhe tre kishave të tjera në
zonën e Liqenasit në Korçë
Kisha e Shën Marisë, Shën Palit, Shën Thanasit dhe pylli i kishës së
Shën Gjergjit në bazë të një vendimi të AKKP-së u janë kthyer ishpronarëve.
Nga ana tjetër ka reaguar Komuna e Liqenasit duke e cilësuar
ngjarjen një ‘akt abuziv’ teksa vetë kreu i komunës Edmond
Themelko mohon të ketë firmosur ndonjë dokument për dorëzimin
e tyre.
“Pas përgjigjes zyrtare të AKKP-së komuna do t’i drejtohet gjykatës me një padi për shfuqizimin e vendimit”,-thotë Themelko.
Edhe vetë banorët e kanë dënuar vendimin për kthimin e kishave ish-pronarëve, duke e cilësuar të papranueshëm.http://www.gazetaidea.com/kishat-e-lashta-u-kthehen-pronareve-themelko-skam-firmosur9/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate