12 gennaio 2013

Orët e fundit në Shqipëri të armëve dhe përkrenares së Skënderbeut


TIRANE-12 JANAR 2013
 Armët dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të largohen nga Muzeu Kombëtar. Të vendosura në ekspozitë që prej 22 nëntorit, në orën 18:00 të së dielën ato do të transportohen drejt Muzeut të Vjenës. Nga të dhënat e para mësohet se armët dhe përkrenarja janë parë nga rreth 1.8 milion qytetarë të ardhur nga brenda dhe jashtë vendit. Muzeologu Fredi Gusho thotë se numri ka tejkaluar parashikimet. “Fluksi është i paparë, ne nuk e mendonim që të ishte kështu fundi i
ndenjjes së armëve dhe përkrenares së Skënderbeut. Megjithatë ne shikojmë një dyndje të madhe të shkollave sidomos. Vetëm në datën 28 hynë rreth 8090 mijë vizitorë. Pati vizitorë sidomos pas vitit të ri,
familjarë, emigrantë”, u shpreh muzeologu Fredi Gusho. Edhe në kthimin drejt Vjenës, armët e heroit kombëtar do të transportohen nën masa të rrepta të sigurisë teknike.
(gh/Gre.M/Shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate