15 gennaio 2013

Deklaratë e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi



Akti kriminal i ndodhur në kishën e Shën e Premtes, Komuna Gjinar, fshati Valsh, ka dëmtuar rëndë një pjesë të pikturës murale në mënyrë të pakthyeshme. 

MTKRS në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, SHISH si dhe njësinë vendore e Prefekturën po shqyrton këtë ngjarje.
Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje shqetësimin e kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve, opinionit publik dhe ekspertëve të fushës.
Por debati i inicuar nga pseudo-Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk ka asnjë lidhje me monumentin dhe monumentet e mbrojtjen e tyre. Deshirojmë të sjellim në vëmendje të qytetarëve se kur u vodhën pikturat e Vangjush Mios në Galerinë e Artit në varësi të Bashkisë Korçë, vjedhje që nuk erdhi me thyrje apo vandalizëm, por me inventar dhe letra nga punonjës të Bashkisë, presudo-forumi heshti dhe nuk kërkoi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë. Po nuk është kjo mbrojtja jonë. 
Theksojmë se ky akt barbar ndaj një monumenti kulti, nuk ka ndodhur më parë, dhe gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar, nuk ka patur rojë me armë natën pranë një monumenti kulti, me përjashtim të muzeve si dhe së fundmi kalave e parqeve arkeologjike më të rëndësishëm që shtrihen në territore specifike.

slide_im_konferenca_ministri_bumci
Me mbrojtje përherë është konceptuar restaurimi e mirëmbajtja e monumentit dhe vlerat e tij artistike, si detyrë parësore e MTKRS dhe institucioneve të saj të varësisë. Dhe ky proces bëhet nëpërmjet projekteve dhe hulumtimeve shkencore. 
Me këtë zhvillim të fundit ne po marrim në shqyrtim disa mundësi, vendosjen e rojeve, kamerave dhe sistemeve të tjera të alarmit e sinjalizimit të cilat bartin një kosto shumë të lartë financiare që do të përllogaritet për të mbuluar listën e gjatë të monumenteve të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. 
Ne dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe ekspertët e fushës për gjendjen e mbrojtjes së monumenteve të kulturës.  
Vetëm vitin që kaloi MTKRS ka mbështetur restaurimin e 10 kishave ortodokse. Nga 13 projekte të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, 8 ishin kisha, duke treguar qartë vëmendjen për këtë trashëgimi të jashtëzakonshme.
Në total ne kemi mbështetur në mënyrë konstante restautrimin e objekteve të kultit dhe kemi financuar gjatë 7 viteve të fundit 70 objekte kulti me vlera të spikatura.
Në këtë drejtim informojmë të gjithë qytetarët dhe ekspertët, se MTKRS ka rritur ndjeshëm burimet financiare në këtë drejtim. Në vitet 2000-2005 investimet kanë qenë 477 milionë lekë, ndërsa në periudhën 2006-2011 kanë arritur 768 milionë lekë, pra 290 milionë lekë të reja më shumë.
Në të njëjtën kohë kemi kërkuar fonde nga CARDS 2006 dhe IPA të Bashkimit Europian të përqëndroheshin në trashegiminë kulturore. Në total investimet e huaja kanë qenë ne vlerën e mbi 1 miliardë lekë te reja (për periudhen 2006-2011).  Këto projekte vetëm në periudhën 2010-2012 kanë synuar rehabilitimin e qendrave historike të Shkodrës, Tiranës, Krujës, Himarës, Rrugës Egnatia në Elbasan, Kalasë së Beratit dhe Pazarit të Korcës.
1. Ekspozita ikonografike në Galerinë Kombëtare të Arteve
2. Ekspozita arkeologjike dhe ikonografike në Romë (me e madhja e këtij lloji organizuar nga qeveria shqiptare), në qendër të qytetit, në kompleksin Il Vittoriano. 
3. Ekspozita ikonografike në Moskë
4. Ekspozita e Kodikëve në Muzeun Historik Kombëtar
5. Marrëveshja me Vatikanin dhe entin e tij Opera Romana Pellegrinagi, për të promovuar trashëgiminë kulturore fetare të vendit nëpërmjet itinerareve turistike. 
Përmendim ketu investimet thelbesore në infrastrukturën rrugore në favor të monumenteve, si rruga e Kalasë së Shkodrës, Kalasë së Lezhës, Kalasë së Prezës, Kalasë së Petrelës, Parkut arkeologjik Bylis, Parkut arkeologjik të Antigonesë, Parkut Arkeologjik të Finiqit dhe Parkut më të rendesishëm në jug të vendit, Parkut Kombëtar të Butrintit.
Përmendim ketu investimet thelbesore në infrastrukturën rrugore në favor të monumenteve, si rruga e Kalasë së Shkodrës, Kalasë së Lezhës, Kalasë së Prezës, Kalasë së Petrelës, Parkut arkeologjik Bylis, Parkut arkeologjik të Antigonesë, Parkut Arkeologjik të Finiqit dhe Parkut më të rendesishëm në jug të vendit, Parkut Kombëtar të Butrintit.

Asnjeherë më parë kjo trashëgimi nuk është promovuar si sot (viti 2012-2013):

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate