"Kisha ortodokse zyrtarisht nuk disponon asnjë monument të regjistruar në kadastër, që mund të thuash që është pronar kisha dhe zyrtarisht ajo përgjigjet për ruajtjen. Normalisht duhet të dalin nene, rregullore të veçanta, grupe të përbashkëta vlerësimi dhe të cilat pastaj konkludojnë me një listë të caktuar të gjërave që do i kthehen zyrtarisht kishës, jo vetëm fizikisht po dhe në mënyrë dokumentative. Këto me ligjin aktual që flasim, është monument kulture, duhet të rruhet nga shteti", thotë Gentian Stratobërdha- drejtor i Trashëgimisë Kulturore pranë Kishës Ortodokse
Sa i takon inventarizimit të vlerave që kanë këto objekteve, si ikonostaseve, ikonave, apo afreskeve, Stratobërdha thotë se ka bashkëpunim me Qëndrën e Inventarizimit, por është kjo qëndër që ka përgjegjësinë ligjore për regjistrimin e tyre.
"E para, thamë që kisha nuk është pronare, po dhe sikur të ishte pronare ato janë monumente kulture. Ai institucion duhet të bëjë punën e vet duke regjistruar të gjitha vlerat, sepse për atë është ngritur dhe është një institucion relativisht i ri, krahasuar me institucionet e tjera. Ne kemi komunikuar dhe gjithmonë kemi qenë të hapur dhe të disponueshëm për të bashkëpunuar", thotë ai.
Zgjidhja që do t'i jepte fund shkatërrimeve si ai disa javëve më parë, ndaj afreskut të Onufrit në Elbasan, sipas Stratobërdhës është kategorizimi i objekteve më të rëndësishme dhe ruajtja e tyre 24 orë me armë.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/55966/ALB#Xchiu
Nessun commento:
Posta un commento