E diel, 13 Janar 2013
Dardha mbetet një nga destiancionet me te preferuara turistike, sidomos gjate dimrit, ku shume njerëz e zgjedhin atë për te kaluar fundjavën. Ky fshat ne lartësitë e Korçës vizitohet ne çdo stine, por reshjet e dëborës qe kane arritur ne 50 cm këtë janar, e bëjnë edhe me tërheqëse. Por udhëtimi deri ne fshat mbetet një sakrifice e madhe, ne veçanti për drejtuesit e automjeteve, te cilët janë te detyruar te lëvizin me zinxhirë. Ngricat mbizotërojnë kudo por shume me tepër ne piken me te larte te këtij aksi rrugore Qafe Bigell. Megjithatë, përtej vështirësie, bukuria qe ofron ky fshat i nxit qytetaret ta vizitojnë. Gjate gjithë kësaj kohe fshati i njohur ka qene i mbushur me vizitore te shumte, vendas dhe te huaj, qe vijnë sa për kuzhinën tradicionale edhe për bukurinë e natyrës. Por befasia me e madhe ne dardhe është pista e skive ne këtë fshat, aty ku takon vizitore nga e gjithë vendi dhe nga te gjitha moshat. Ne këtë piste i gjen qe nga këpucët, veshjet dhe skitë vetëm me 500 lek për te gjithë ditën. Dardha mbetet vendi i vetëm ne Shqipëri, ku veç natyrës dhe gatimit tradicional, ofron mundësitë për te ushtruar sportet dimërore.
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=15940:nje-fundjave-ne-dardhe-&catid=47:sociale&Itemid=120
Nessun commento:
Posta un commento