DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
08 dicembre 2012
Zhduken rrapet në Drino dhe Vjosë 2012
Lugina e Drinos dhe Vjosës po zhvishet plotësisht nga bimësia pas tharjes së qindra rrapeve në të dyja anët e lumit. Specialistët kanë menduar të zëvendësojnë bimësinë duke mbjellë plepa por që luginës ti rikthehet gjelbërimi do të duhen të paktën 5 vite.
Shkatërrimi i pyjeve te rrapit që 3 vite më parë mbulonte të gjithë luginën e Drinos dhe të Vjosës përparoi me një ritëm të shpejtë.
Një pjesë e specialistëve të pyjeve mendojnë se tharja erdhi si shkak i një sëmundjeje botërore të panjohur të rrapit ndërsa biologët në Universitetin e Gjirokastrës e lidhin fenomenin edhe me ndotjen masive të ujërave nëntokësorë në të gjithë luginën që çoi në degradimin e sistemit rrënjor të kësaj peme.
Aktualisht pemët që vijuan tharjen gjatë vjeshtës po priten për t'u shitur si dru zjarri ndërsa ekzemplarët e parë të plepit do të mbillen në një pjesë të luginës gjatë muajit dhjetor.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento