DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
09 dicembre 2012
Rreshjet e para të dëborës kanë mbuluar Voskopojën, duke i sjelle asaj edhe vizitorët e pare per sezonin dimeror 2012-2013
Fshati i njohur turistik, për bukurine e tij me petkun e bardhë, ka tërhequr që në fillim të apasionuarit pas dëbores, të cilet nuk i druhen as temperaturave të ulëta të ketyre diëeve dimri.
Vizitoret e Voskopjes janë nga zona të ndryshme të vendit.
”Ne jemi nga Kavaja, por kemi ardhur këtu për atmosferën dhe bukuritë e mrekullueshme që ka”, shprehet njëri prej vizitorëve.
”Kemi adhur nga Durrësi dhe zgjodhëm Voskopojën pasi na thanë që ka shumë dëborë dhe është një vend shumë i bukur. U lodhëm pak, por ia vlejti pasi është me të vërtetë shumë bukur”, u shpreh një tjetër vizitore.
Ne fshatin turistik te Voskopojës, përveç bukurise, argëtimit me dëboren shijohen edhe gatime tradicionale si lakroret e ushqime te tjera me produkte bio te prodhuara ne fshat.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento