"Saranda-vend pushimesh për klasën e mesme ruse"
Leonid Abramov, ambasador i Rusisë në Tiranë, ka vizituar Sarandën me 7 dhjetor dhe ka patur edhe një takim me kryetarin e bashkisë së këtij qyteti, Stefan Çipa. Kreu i bashkisë së Sarandës i bëri një paraqitje të profilit turistik të qytetit, duke thënë se këtu gjenden asete turstike të kategorisë së parë si në asnjë rajon tjetër. Ai ka veçuar klimën e ngrohtë natyrore dhe njerëzore që gjen në Sarandë, si dhe një popullsi që megjithëse është heterogjene, është model bashkëjetese dhe harmonie. "Këtu vjen si klient apo vizitor dhe largohesh si mik dhe mik të Sarandës ju konsaiderojmë edhe juve prej ditës së sotme", i tha Cipa diplomatit rus. Kryebashkiaku sarandiot ka kujtuar se në kohën që ishte deputet i parlamentit shqiptar, është zgjedhur për një periudhë kohe nënkryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Rusi. Nga ana e tij ambasdaori Abramov tha "Sa herë vij për punë në këtë qytet, patjetër do ta bëj një vizitë edhe në bashki", pasi, u shpreh ai, Saranda dhe Tirana, janë dy qytete që vizitohen më shumë edhe nga turistët rusë, për shkak të historisë së Sarandës dhe lidhjeve të hershme me të. Këtyre argumentave u ka shtuar edhe afërsinë me Korfuzin, i cili, sipas tij, preferohet nga të pasurit e Rusisë. Sarandën e ka vlerësuar si urë për zhvilimin e turizmit me Rusinë. Ambasadori ka evidentuar se në dy vitet e fundit 25 rusë kanë blerë edhe apartamente në Sarandë. Ai tha se në dallim nga Korfuzi, Saranda mund të bëhet vend pushimesh për klasën e mesme ruse, pasi ushqimet dhe çmimet janë më të mira, ndërkohë që kultura monumentale është si në Korfuz. Ai u shpreh se në Shqipëri në këto dy vite si ambasador ka takuar njerëz që punojnë si profesionistë në turizëm dhe tha se Sarandën e pret një e ardhme e bukur në këtë fushë, pasi monumnetet e kulturës, kulinaria e traditës shqiptare dhe agroturizmi e turizmi etnik janë një ndërhthurje e admirueshme. Gjatë bisedës me kryebashkiakun Cipa, diplomati rus Abramov ka shprehur angazhimin e vet për të ndikuar në shtimin e flukseve turistike nga vendi i tij në sezonin maj-shtator. "Në legjislaturën e re të parlamentit rus, shtoi ai, është krijuar komisioni i miqësisë Shqipëri-Rusi" dhe ka sugjeruar që nga deputetët shqiptarë të mund të ftohen anëtarë të këtij komisioni parlamentar rus të vizitojnë Shqipërinë. Mes Çipës dhe Abramov u shkëmbyen suvenire. Cipa i dhuroi ambasadorit simbolin e timonit të qytetit, ndërsa Abramov një shishe vodka të markës "Putin".
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.378476445579123.91445.100002503125686&type=1
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.378476445579123.91445.100002503125686&type=1
Nessun commento:
Posta un commento