NGA: FATMIRA NIKOLLI 12 Dhjetor 2012
TIRANE Buxheti i Ministrisë së Kulturës për vitin 2013 është ulur në masën 2.5%. Lajmi është bërë
publik nga vetë institucioni, i cili u ka dërguar gazetarëve projektbuxhetin, ku thuhet se do të kihen parasysh 7 programe buxhetore, konkretisht: PlanifikimMenaxhimi dhe Administrimi; Trashëgimia Kulturore; Arti dhe Kultura; Sporti; Rinia; Zhvillimi i Turizmit dhe Mbështetje për Kultet.
Në krye të dokumentit paralajmërohet një ulje prej 2,5% në krahasim me buxhetin e vitit 2012. Por,
ajo që vihet re nga analiza sipas zërave buxhetorë, shpenzimet për paga e sigurime shoqërore zënë
47.6%, shpenzimet korrente 29.7% dhe shpenzimet për investime 22,7%, pra kjo e fundit është një përqindje shumë e vogël. Parë sipas programeve buxhetore, Programi i Artit dhe Kulturës përbën 37,5% të totalit, Programi i Trashëgimisë Kulturore 20%, Programi i Zhvillimit të Sportit 23%, Programi i PlanifikimMenaxhimit 8%, Programi i Zhvillimit të Turizmit 5%, dhe Programi Mbështetje
të Bashkësive Fetare 6%. Ndërkohë që, Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, që këtë vit pritej të kishte shumëçka në dorë, përmendet tangent.
Objektivat
Ministria e Kulturës synon që këtë vit në fushën e Trashëgimisë Kulturore, fondet buxhetore për shpenzimet korrente janë planifikuar për të realizuar: restaurime të afreskeve, ikonave, ikonostaseve,
mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, mbulimin e shpenzimeve të shërbimit të ruajtjes së institucioneve tona kombëtare, si Muzetë, Kalatë, Parqet Arkeologjike, etj. Përpos kësaj, pritet që të ketë aktivitete kulturore në fushën e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të shpërndara gjeografikisht në të gjithë vendin, si Festivali Tipologjik i Këngës Qytetare, Festivali Tipologjik i Valles Burimore, Festivali i Isopolifonisë, ekspozita të artizanatit etj. Një fond i veçantë shkon për përfundimin e ndërtimit të Muzeut të Genocidit, Shkodër. Ky muze, i ngritur në ndërtesën e ishhetuesisë dhe burgut komunist Shkodër, është muzeu i parë i këtij lloji në Shqipëri, simbol i persekutimit komunist të këtij qyteti. MTKRSja ka akorduar një shumë prej 13.500 mijë lekësh të reja.
Projektet e trashëgimisë
Projektet që do mbështesë këtë vit MTKRSja janë disa, kryesorët i përmendim si vijon: Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Durrës me vlerë 25.000 mijë lekë është projekt në vazhdim nga viti i mëparshëm. Për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik Durrës shuma e akorduar: 102.598.110 me tvsh. Do të mbështeten me vlerën 12.700 mijë lekë, projektet e programit IPA, Qendrat Historike II, Elbasan, Korçë, Berat dhe Shkodër, ndërsa në vlerën 23.452 mijë lekë projektet e UNDPsë e UNESCOs për ndërtimin e kampingut në rajonin turistik të Kukësit, Valbonës, Bjeshkët e Krumës, ndërtimin e muzeut të ri Kukës, Rehabilitimin e Muzeut në Qytetin e Bajram Currit, restaurimin e Muzeut Etnografik Vlorë,
Fasadës së Prefekturës Vlorë, rikonstruksionin e Zyrës së informacionit Turistik, si dhe rikonstruksionin e shtëpisë së Omarëve Gjirokastër, etj. Gjithashtu ky program ka përfituar donacione të huaja, "Projekti Tika Turqi" me vlerë 4 milionë euro, për restaurimin e pesë xhamive monument kulture: Kalanë e Prezës, në Pazarin e Krujës, në Elbasan, Xhamia e Plumbit në Berat, si dhe Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit në Korçë.
Arti
Në fushën e Artit dhe të Kulturës do të realizohen një sërë aktivitetesh që synojnë në konsolidimin e vlerave artistike. Kësisoj do të ketë veprimtari artistikekulturore që do të organizohen nga institucionet qendrore të artit dhe kulturës në varësi të MTKRSsë (TKOB, TK, TKK, QKKF, QKAK, AQSHF, GKA, BIBLIOTEKA KOMBETARE, QRVA, ZSHDA, Cirku Kombëtar etj), të cilat mbulohen me buxhetin e Ministrisë në shifrën 40% të fondit të vënë në dispozicion. Ndërkaq, mbështetje monetare do të ketë edhe për Ditën Botërore të Librit, 80vjetorin e lindjes së baletmaestros Agron Aliaj, 90vjetorin
e lindjes së baletmaestrit Panajot Kanaçi, 50vjetorin e baletit të parë shqiptar "Halili dhe Hajria" (13 janar 2013), 60vjetorin e krijimit të Teatrit të Operas dhe Baletit etj. Një lajm i mirë për Bibliotekën Kombëtare, së cilës do t'i jepet fond për përfundimin e rikonstruksionit të plotë të sistemit elektrik, të ngrohjes, kondicionimit dhe klimatizimit. Stadiumi e fetë Në këtë projektbuxhet janë planifikuar fonde për investime me vlerë 300 milionë lekë, me destinacion, ndërtimin e Stadiumit të ri. Asgjë më tej nuk thuhet për kohën dhe vendin e realizmit të tij. MTKRSja këtë vit do të japë një fond edhe për programin "Mbështetje për Kultet Fetare", janë planifikuar shpenzimet korrente me vlerë 105.000 mijë lekë, për të
financuar dhe mbështetur bashkësitë fetare në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave, si dhe fondi për investime me vlerë 7.000 mijë lekë, për të realizuar rikonstruksionin e zyrave të institucionit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento