TIRANË-30 Nëntor 2012
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi dhe
Presidenti i ATA-s, Z. Enver Mehmeti lançuan për të katërtin vit
rradhazi Çmimin e Turizmit për vitin 2012.
Ministri Bumçi tha se këto çmime do të përmirësojnë ndërgjegjësimin
dhe njohuritë në sektorin e turizmit, lidhur me kërkesat bazë për një
zhvillim të qëndrueshëm në turizëm, duke prezantuar shembujt më të mirë
praktikë dhe duke forcuar konkurrencën për Ofertën Shqiptare të
Turizmit. Aplikimet do të mbyllen në datën 10 Dhjetor ndërsa ceremonia e
dhënies së Çmimeve do të organizohet më 18 Dhjetor 2012 në Tiranë, në
kuadër të Konferencës së V-të Vjetore të Turizmit, e cila është një
mundësi e mirë për të diskutuar për ecurinë e turizmit. Të dhënat
tregojnë, shtoi Ministri Bumçi se të ardhurat nga turizmi janë në nivele
të larta, rreth 14.7% të prodhimit të brendshëm bruto.
Ndërsa Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit Z. Enver Mehmeti theksoi se të pestë fituesit do të marrin pjesë ne Panairin e Turizmit në muajin Mars në Berlin.
Ndërsa Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit Z. Enver Mehmeti theksoi se të pestë fituesit do të marrin pjesë ne Panairin e Turizmit në muajin Mars në Berlin.
Nessun commento:
Posta un commento