Pas ceremonisë dhe pritjes së gjatë armët e Skëndërbeut po
përjetojnë me të drejtë ditët e tyre të famës në atdhe. Me mijëra
qytetarë kanë mbajtur rradhë për ditë të tëra për të parë armët e
ardhura nga Muzeu i Vjenës. Sipas muzeologut dhe shefit të
sektorit, Fredi Gusho, janë rreth 150 mijë vizitorët që kanë parë
armët e Skënderbeut. Shifra e pazakontë për një ekspozitë të hapur
ndonjëherë në Shqipëri rezulton të jetë arritur prej datës 23 nëntor
pra vetëm në harkun kohor të një jave.
Madje nata e bardhë e iniciuar nga drejtori i Muzeut, Luan Malltezi
ka qenë një natë e vërtetë në muze. Sipas Fredi Gusho, 70 mijë vizitorët i takojnë pikërisht natës së
bardhë, pra datës 28 nëntor duke u gdhirë 29 nëntori. Muzeologu shpjegon se nata e bardhë për armët e
Skënderbeut është mbyllur të enjten më 7 të mëngjesit pas rradhëve të natës për të parë shpatat dhe
përkrenaren, për tu rihapur sërish në orën 9 të ditës së djeshme. "Vetëm dje (të mërkurën) hynin gati 300
vetë për pesë minuta" - thotë shefi i sektorit në Muzeun Historik Kombëtar. Numri më i madh i vizitorëve
sipas Gushos regjistrohet nga Kosova, të cilët përbëjnë rreth 80 për qind të publikut që ka parë deri të
enjten në mëngjes ekspozitën. "Rrinin në shi, ashtu pa çadra dhe prisnin derisa tu vinte rradha" -thotë
Gusho për "Fundjavën".
Nata e bardhë për armët e Skënderbeut ka moblizuar forca të shumta policore përvec atyre që zakonisht
qëndrojnë në muze prej hapjes së ekspozitës. Me dhjetra foprca policore te komasariatit numër 3 kanë
siguruar reliktet e ardhura nga Vjena, nisur edhe nga kaosi me ndarjen e tortës, mesditën e të mërkurës.
Në këtë mënyrë ekspozita e armëve të heroit kombëtar ka shënuar një rekord të paarritshëm ndonjëherë .
në jetën artistike dhe kulturore të vendit tonë. Dy shpata, përkrenarja, një pikturë në vaj, që paraqet
heroin tonë kombëtar dhe pjesë të një kodeksi të Jakob Schrenk von Notzing janë të vendosura në
stendën prej xhami, e ardhur gjithashtu nga Vjena. Ato janë ekspozuar në katin e dytë, në Pavionin e
Mesjetës, ku një kamera do të vëzhgojë 24 orë lëvizjet ndërsa nuk do të mungojnë rojet. Por ajo që mund
të shijoni është më tepër sesa reliket që pas shumë kërkesash më në fund vijnë në Shqipëri për tu
ekspozuar. Nga hyrja kryesore e deri në vendin ku gjenden reliket është ngritur një "rrugëtim" që evokon
pjesë të historisë lidhur me Skënderbeun . iamzhet e përkrenares dhe shpatave janë vendosura në dy
banera të mëdhenj, ndërsa nëpër shkallë, ka panele që tregojnë rrugëtimin e këtyre armëve nga
Shqipëria drejt Italisë fillimisht e më pas se si përfunduan në Muzeun e Vjenës.
Nuk mungojnë edhe imazhet e Skënderbeut, kopertina e zmadhuar e botimit "Historia e Skënderbeut" e
Barletit dhe pavion bie në sy gjithashtu edhe foto nga botimi origjinal në gjermanisht i "Historisë së
Skënderbeut", për të krijuar ndjesinë e përjetimit të asaj epoke. Ndërsa sekuencat nga filmi i njohur
"Skënderbeu", shfaqen në një ekran të madh.Dy shpatat dhe përkrenarja mbërrijnë në Tiranë pas 5
shekujsh për t'u ekspozuar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Pas kërkesave të
vazhdueshme në kohë, drejtuar qeverisë austriake, më në fund tri objektet, po shihen nga afër edhe nga
publiku shqiptar . Përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar peshon 3 kilogramë ndërsa njëra prej shpatave
është e harkuar dhe peshon 3,2 kilogramë. Gjatësia e saj është i 121 centimetra. Shpata është më e
vogël në peshë rreth 1,3 kg dhe me gjatësi 85,5 cm. Reliket e Skënderbeut janë koleksionuar nga Muzeu
i Vjenës prej vitit 1588.
Kodikët dhe Marubi
Nëse do të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar gjatë kësaj jave keni mundësinë të shikoni edhe pesë
ekspozita të tjera. Në një pavion do të gjeni të ekspozuar 15 kodikët origjinalë kryesisht të Beratit, Korçës
dhe Voskopojës. në "Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri" Koleksioni i rrallë eskpozohet
për herë të parë pas shumë vitesh në arkiv. Përvec kodikëve të rrallë ia vlen të shikoni edhe ekspozitën
fotografike "Historia e Shqipërisë përmes objektivit të Marubëve". Ngjarje më të mëdha dhe figura më të
rëndësishmet politike në kohë janë fiksuar në objektivin e dinastisë së fotografëve. Ekspozita përfshin një
hark kohor prej rreth një shekulli e gjysmë, që nga fotoja e Hamz Kazazit, për të vijuar me foto të
Shkodrës, me ngjarjen e madhe të Lidhjes së Prizrenit, me delegacionet që morën pjesë në të. Mes
fotografive spikasin ato që i takojnë shekullit të kaluar që lidhen me ngritjen e flamurit të pavarësisë në
Vlorë e për të vijuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Lezhë etj. Një vend të personalitete, që nga vetë Ismail Qemali e Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, At Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumçi, Ndre Mjeda, Sulejman Delvina, Rexhep Mitrovica, Lef Nosi, Ernest Koliqi etj., të gjithë burra të pashëm, me nur politikani europian… PJesa më e madhe e fotografive, janë realizuar rreth viteve '20.
Shkrimi u botua sot në suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
Shkrimi u botua sot në suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento