06 dicembre 2012

Hapet Muzeu i Armëve ne tirane Albania 12/2012, ekspozohen objekte dhe armë të lashta



Tiranë- Forcat e Armatosuar kanë hapur sot muzeun e tyre të armëve, i cili
ndodhet në godinën e Komandës së Doktrinës së Stërvitjes. Në të ka objekte
dhe armatime të viteve nga më të ndryshmet.
Në inagurimin e tij ka pasur të pranishëm edhe personalitete, ndërsa drejtori
Muzeumeve dhe Arkivave i FA, Agim Lala, kërkoi që ushtarakët të ndihmojnë
për pasurimin e tij.
“Unë do të gjeja rastin të bëj një apel të gjithë ushtarakëv, dhe të gjithë
familjeve shqiptare që ruajnë si relike që nga uniformat e ndryshme që ka
përdorur ushtria shqiptare, armatime, pajisje, të gjithë ato elemente që do t’i
neviojiteshin këtij muzeu, do të ishin të lutur t’i sillnin. Ne do të vendosim bashke me objektet edhe emrat e dhuruesve”, tha ai.
Në të ndodhen rreth 280 objekte të ndara në dy sesione. Në sesionin e periudhës 1474-1945 dhe atë të pas viteve 1990.

Muzeu i Forcave të Armatosura është inauguruar në Tiranë në godinën e Komandës së Doktrinës së Stërvitjes. Ky muze, që përmban objekte dhe armatime të ushtarakëve në vite ka përfunduar në ditën e 100-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate