
Ministri Aldo Bumçi i ka dorëzuar çmimin kryetarit të Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi, me motivacion: “Pritësit dhe
Presidenti i Shoqatës së Turizmit Shqiptar, Enver Mehmeti, vuri në dukje punën dhe përpjekjet e vazhdueshme të bashkisë Pogradec për përmirësimin e infrastrukturës dhe për të krijuar në qytet mjedise dhe resorte tërheqëse turistike.
Sipas Shkëmbit, Pogradeci, me rrethinat e tij përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, është kthyer sot në një destinacion të madh turistik, jo vetëm për vizitorë e pushues nga vendi, por edhe nga bota, të cilët përpos klimës së shëndetshme që gjejnë në këtë qytet gjatë verës, ndiejnë edhe mikpritjen me turizmin familjar, kuzhinën tradicionale dhe burimet e pasura kulturore që ofrohen për pushuesit edhe gjatë periudhës së dimrit.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento