08 dicembre 2012

Me datë 18 Dhjetor 2012 do të zhvillohet në Sheraton, Tiranë Konferenca e V-të vjetore e Turizmit dhe Asambleja e Pergjitheshme e ATA-s


Konferenca e V-te & Asambleja e Pergjitheshme e ATA-s
Me datë 18 Dhjetor 2012 do të zhvillohet në Sheraton, Tiranë Konferenca e V-të vjetore e Turizmit dhe Asambleja e Pergjitheshme e ATA-s. Gjatë paradites së këtij eventi njëditor do të zhvillohet pjesa publike e pasuruar me ceremonite e ndarjes se Cmimeve te Turizmit dhe Cmimeve te Markes se Cilesise Authentic Albania per hotelet. Në pasdite do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme, vetëm për anëtarët.
Një prej çështjeve kryesore të axhendës së asamblesë është edhe zgjedhja e përfaqësuesve të ATA-s për 3 vitet në vazhdim.
Zhvillimi i mëtejshëm i ATA-s, lloji dhe cilësia e shërbimeve për anëtarët si dhe ndikimi i ATA-s në politikat  e turizmit varet nga angazhimi i anëtarëve të saj, pjesëmarrja dhe kontributi i tyre nëpër aktivitete të ndryshme.
Ju bëjmë thirrje të merrni pjesë në Konferencën e V- të Vjetore të Turizmit dhe Asamblene e Pergjitheshme ATA-s dhe të jepni kontribut aktiv në diskutimin e çështjeve aktuale dhe të ardhshme.  

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate