19 dicembre 2012

EKSPERIENCE E PA HARRUESHME, Udhetimi neper natyre eshte padyshim dicka qe le mbresa te paharrueshme tek cdokush. Me High Albania Mountain Club, do perjetosh kete eksperience natyrore dhe shoqerore i rrethuar nga nje staf profesionist. Nxitoni, natyra therret!

HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB
Qellimi Yne

Të përkrahim njohjen e vlerave natyrore e kulturore shqiptare.Te promovojme lloje te ndryshme turizmi, te krijojme nje tradite te re, nje menyre te re te jetuari natyrale dhe te shendetshme.Gjithashtu te krijojme nje kulture ekologjike moderne per t'u kujdesur per mbrojtjen e ambjentit. Te terheqim rreth vetes sa me shume njerez (studente, te rinj, etj.) per te praktikuar : ecjen ne mal,ngjitje, kacavjerrje,ski,orjentimin ne mal,kanioning(ecje pergjate kanionit te nje lumi), rafting etj. Pra te ofrojme dhe të organizojmë aktivitete për të gjithë të rinjtë(te gjithe njerezit) që kanë pasion natyrën.
Të grumbullojme rreth nesh të gjithë ata të rinj shqiptarë që kanë pasion malet, duke ringjallur e fuqizuar një traditë që ka lidhje me malet dhe me turizmin malor. Të ofrojme guida malore për të gjithë të huajt që duan të vizitojnë malet shqiptare.
Klubi “High Albania” ka ndër qëllimet kryesore, krijimin e një linje profesionale që do të mundësojë përgatitjen dhe aftësimin e personave që do të duan të jenë guida malore. Në të ardhmen do të mundësohet krijimi i një rrjeti të formuar me guida të trajnuara në mënyrë profesionale prej klubit “High Albania Mountain Club”
Sensibilizimi i opinionit në lidhje me turizmin malor dhe rritjen e ndjeshmërisë për frekuentimin e bukurive natyrore. 

KLUBI MALORE "HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB"

Fillimisht lindi ideja për organizimin e aktiviteteve mes një grupi miqsh, që kishin dashuri për natyrën dhe sidomos një vëmendje të veçantë për malet. Aktivitet ishin ngjitje në malë, por edhe eksplorime të vendeve të ndryshme me bukuri të veçantë në Shqipëri. Ky ishte fillimi, por me shtimin e kërkesave dhe të njerëzve që kishin të njëjtat interesa, lindi nevoja që nga një grup miqsh që kryenin udhëtime në male, të krijohej një organizim me pjesmarrje më të gjerë. Lindi në këtë mënyrë klubi malor. Anëtarët e këtij klubi i cili u quajt “High Albania Mountain Club”, filluan të kryejnë aktivitete të rregullta që kanë të bëjnë me natyrën dhe kryesisht turizmin malor. Momentalisht janë rreth 1000 pjesëtarë në këtë klub. 
KUSH JEMI

  Z. Jani Ziso, President i Federatës së Alpinizmit- këshilltar dhe koordinator i jashtëm për “High Albania Mountain Club"
“High Albania Mountain Club” u krijua me nismën e z.Fisnik Muça, nje nga anetaret me aktiv te federates se alpinizmit shqipetar. Kjo nismë u realizua nën përkujdesjen dhe këshillimin e z. Jani Ziso, president i Federates Shqipetare te Alpinizmit.
Z. Jani është një prej personave me eksperiencë më të madhe të alpinizmit shqiptar. Ai ka një eksperiencë rreth 40 vjeçare në këtë fushë dhe aktualisht është edhe drejtues i Federatës së Alpinizmit - anëtar dhe trajner i një klubi alpinizmi i së cilës është edhe z. Fisnik Muça. Në këtë mënyrë pas idesë dhe nismsë së fillimit, mendimet dhe këshillat e z. Jani bashkë me ato të  z. Fisnik, bënë të mundur krijimin e “High Albania Mountain Club”.
Por edhe pse mund të duket e re si ide, personat që e vunë në jetë dhe në rastin konkret Jani, kanë mbi supe një eksperiencë të gjatë që ka të bëjë me alpinizmin e malet. Ai është alpinist që nga viti 1964. Fillimisht do të ishte alpinist me klubin “Studenti”. Megjithëse arsimimi dhe profesioni i inxhinierit elektrik që ai kryente, ishte i një profili të ndryshëm e të largët nga ai i alpinizmit, përsëri pasioni e bëri të vetën dhe Jani u bë një prej alpinistëve më me eksperiencë. 
“Federata e Alpinizmit Shqiptar” është krijuar në vitin 1957 dhe tashmë ajo e ka kaluar gjysmë shekulli ekzistencë. Në ato vite të para pas çlirimit të Shqipërisë, nismëtar i krijimit të saj u bë Minella Kapo. Ai ishte një i ri shqiptar që kishte studiuar në Rusi dhe që kishte pasion alpinizmin. Me kthimin e tij në Shqipëri në vitin 1957, rusët i dhuruan disa çadra dhe paisje e materiale alpinizmi. Në këtë mënyrë ai solli me vete pasisjet e para dhe dëshirën me të cilën ngriti edhe “Federatën e Alpinizmit Shqiptar”. Nga viti 1957 deri në 1966, të gjithë ata që dëshironin të bëheshin alpinistë kryenin kursin e ngjitjes verore, atë dimërore dhe merrnin diplomën e alpinistit të kategorisë së tretë. Më pas kryheshin aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ngjitje të ndryshme. 
Dashuria dhe nostalgjia për malet e Zagorisë e shtyu Janin që të ndiqte këto kurse, të cilët e bënë alpinist. Ai u ishte koleg dhe kreu ngjitje nëpër male me emrat të cilët janë edhe brezi i parë ose pionierët e alpinizmit shqiptar si: Minella Kapo, Vasil Stambuli, Petraq Kule, Taxhedin Shehu, Aleksandër Bojaxhiu, Astrit Omeri. Ai ngjiti në vitet ’65-’67, për tre herë në ngjitje dimërore, majën e Jezercës, e cila cilësohet edhe si sfida e alpinizmit shqiptar [2694 m]. Megjithatë kjo nuk do të ishte ngjitja më e lartë, pasi në vitin 2008, në moshën 63 vjeçare, në Turqi ai kreu ngjitje në malin Ercyvik [4000 m]. Koha ka kaluar e ndër vitet e saja, Jani ka kryer edhe katër operacione në zemër, por pavarësisht kësaj ai vazhdon të mos heqë dorë nga ngjitjet në male, madje është aktualisht përfaqësuesi i Shqipërisë në “Federatën Ballkanike të Alpinizmit”. 
Dikur Federata, ka qenë më e populluar se sot dhe numëronte mbi 500 alpinistë, ndërsa sot janë pothuajse 150. Kjo zbehje e këtij sporti vjen edhe si shkak i mosinformimit dhe i mosorganizmit të atyre personave që mund të kenë dëshirë për t’u ngjitur në male. Kjo ishte edhe një shtysë e fortë që solli idenë e krijimit të “High Albania Mountain Club”. Nga viti 1998 ka patur një rritje të interesit për malet, ku pika fundore e rëniesë së interesit mund të konsiderohet viti 1997. Tashmë janë rreth 14 klube të shpërndara nëpër rrethe të cilët janë degëzime të Federatës që kryejnë veprimtari alpinizmi. 

FISNIK MUçA, ANETARE I FEDERATES SHQIPTARE TE ALPINIZMIT-  GUIDE MALORE I CILESUAR NGA DAV (FEDERATA GJERMANE E ALPINIZMIT) DHE DREJTUES I "HIGH ALBANIA MOUNTAIN CLUB"

Fisniku e ka origjinën e prindërve nga Dibra, një qytet që ndodhet pranë malit më të lartë shqiptar, Korabit. Pushimet e fëmijërisë dhe mbresat që nga ai mal ishin dhe shtysa që ai vazhdimisht të ishte i lidhur me malet. Këtë pasion me kalimn e kohës e vuri në përdorim, duke u bërë edhe anëtar i “Federatës së Alpinizmit Shqiptar”, që prej vititi 1998. Prej më shumë se 10 vitesh ai ka organizuar ture vullnetare me deri në 100-150 persona në monumentet natyrore rreth Tiranës. Kjo gjë vinte falë pasionit për natyrën dhe me qëllim që të shpërndahej një kulturë e cila të shtonte interesin e njerëzve ndaj bukurive natyrore të cilat shpesh herë janë shumë pranë me qytetet, por që shumëkush nuk i viziton thjesht sepse mungon informacioni e organizimi. Pjesa më e madhe e atyre që kanë kryer këto ture në natyrë ishin shqiptarë, por edhe të huaj që puonin në Shqipëri. Pesë vitet e fundit ai ka punuar si guidë profesioniste për agjensi të huaja si: malazese, austriake, gjermane etj.


  High Albania Mountain Club
  Adresa:   Rr. Barrikadave, Galeria "Tiranes"   Tirane,  Albania
  Cel :  +355 69 40 31 232
  E-mail : info@highalbania.al

“Nëse një njeri tregohet fisnik dhe shërben bujarisht ndaj të huajve kjo tregon se ai është një qytetar i botës, dhe se zemra e tij nuk është një ishull, i prerë nga tokat e tjera, por është një kontinent që është i bashkuar me to. Dhe ata nuk do të kenë kaluar përmes jetës time më kot, nëse nga ky rrëfim i shkurtër qoftë edhe disa lexues njihen me një vëzhgim të vërtetë të karakterit të anëtarëve të fiseve të maleve.” 
                                                                           “High Albania” nga Edith Durham [ High Albania by Edith Durham (1863-1944) London: Edward Arnold, 1909 ]
“High Albania” mountain club, ju ofron mundësinë që të tentoni të kryeni një “përgënjeshtrim” të përfundimeve mrekulluese të atyre udhëtarëve që kanë parë Shqipërinë e Epërme dhe Alpet shqiptare...Por ne mendojmë se keto udhëtime në veri dhe ne te gjithe Shqipërinë do të ndryshojnë përgjithmonë diçka brenda jush.
.

Informohumi mbi kalendarin e aktiviteteve te High Albania Mountain club. Kliko

Vizitoni  Shqiperine. Ture malore dhe kulturore si psh: Thethi,  Valbona,  Berati, Kruja,  etj.. kliko

Antarsohu tani, ne HIGH Albania Mountain Club per tu informuar me shume rreth aktiviteteve 

High Albania lindi si nje Ide për organizimin e aktiviteteve mes një grupi miqsh Lexo me shume

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate