18 dicembre 2012

Konferencën e V-të të Turizmit, organizuar nga Shoqata e Shqiptare e Turizmit ATA shpall Çmimet e Turizmit Shqiptar 2012

 TIRANE - 18 Dhjetor 2012 - 11:02 jatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Kryeministri Berisha theksoi se turizmi në Shqipëri ka njohur rritjen më të madhe, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit. Ndërsa nënvizoi se qeveria ka aplikuar standarde liberale për turizmin, Berisha theksoi nevojën e promovimit të potencialeve të vendit, për të zhvilluar edhe më tej turizmin në Shqipëri. “Shqipëria ka nder panoramat bregdetare, malore më mahnitëse në Mesdhe dhe më gjerë. Nuk ka brigje që të kenë ujërat e Jonit dhe rërën e Adriatikut, siç kanë brigjet e bregdetit tonë. Natyrisht turizmi i sotëm në tërësi është bregdetar. Ai malor do të jetë turizmi i së ardhmes. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për sipërfaqen e saj të turizmit malor. Me disa masa të reja që do të marrim, do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ketë resorte turistike dimërore, më të mëdhatë në rajon. U detyrohemi shumë disa agjencive turistike në botë, të cilat listuan Shqipërinë si një ndër destinacionet kryesore të turizmit. Por promovimi ynë ka qenë shumë modest. Të angazhohemi për një promovim më të madh të potencialit të jashtëzakonshëm turistik të vendit”,- u shpreh kryeministri. Ndër të tjera shefi i qeverisë theksoi se në turizëm janë përdorur standardet më liberale, duke mbledhur më pak taksa në krahasim me vendet e tjera. Kjo politikë liberale, sipas Berishës, është ndjekur qëllimisht për të luftuar varfërinë në zonat që përdorin banesat e tyre për shërbimet e hotelerisë. “Hoteleria në Shqipëri bazohet kryesisht në banesa, më shumë se në hotele. Ne e kemi parë këtë si një faktor për të luftuar varfërinë. Ne përdorim një standard liberal përsa i përket licencimit të agjencive. Nuk duhet të ndryshojmë standardin liberal, por duhet të përpunojmë kriteret, në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për një veprimtari sa më serioze. Hotelet në Shqipëri nuk janë të kuotuara qëllimisht, sepse nuk kemi dashur të shiteshin yjet dhe pastaj të kemi mospërputhje midis shërbimit dhe yjeve. Yjet duhet të vendosen gradualisht dhe klientela, mendoj unë, është autoriteti më i sigurt për të vendosur yjet në çdo hotel dhe restorant, më shumë se sa burokracia”,- vijoi kryeministri. 
 (er.nu/BalkanWeb)

Blue Agency nderohet me Çmimin e Turizmit Shqiptar në sektorin Marketing.
Kjo ndodhi në Konferencën e V-të të Turizmit, organizuar nga Shoqata e Shqiptare e Turizmit ATA (Albanian Tourism Association) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit. Nuk po ndalemi tek detajet e konferencës, për të cilën do të publikojmë në sitet tona edhe një artikull të zgjeruar, por po përfitojmë nga rasti të falënderojmë me mirënjohje, të gjithë personat që kanë punuar me ne në vite, duke filluar që nga Marsi 2005, e deri sot. Janë shumë por asnjëherë nuk është e tepërt të përmendësh emrat e atyre që kanë kontribuuar dhe vazhdojnë edhe sot, sepse falë këtij kontributi ne jemi sot të vlerësuar me një çmim të tillë. Kështu, do të falënderojmë Julian Hyso, Xheraldo Gjergji, Adriatik Baba, Elisabeta Xhemani, Mimoza Allaraj, Stela Dalipi, Amarilda Dhepa, Petrit Pema, Irhan Jubica, Sophia Chlingenberg, Marina Leven, Arjan Konomi, Irena Kanani, Rudina Malaj, Ornela Domi, Loreta Dule, Matilda Ajdini, Anisa Kaso etj, që janë stafi në vite i Blue Agency. Falënderojmë shumë edhe bashkëpunëtorët e shumtë që kanë kontribuuar me punën e tyre, që informacioni i përcjellë në publik të jetë sa më serioz e profesional. Një falënderim i veçantë shkon për bizneset e të gjitha fushave turistike që kanë kontribuuar financiarisht dhe pa të cilët këto produkte që publikojmë, nuk do ta shihnin dritën e tregut.

Natyrisht mirënjohje të thellë për Shoqatën Shqiptare të Turizmit dhe presidentin e saj Enver Mehmeti, si dhe MTKRS dhe Ministrin Aldo Bumçi për njohjen e vlerave të kësaj pune 8-vjeçare
Me mirënjohje dhe respekt
Florian & Floresha https://www.facebook.com/media/set/?set=a.560495807297726.149215.426638644016777&type=1



Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate