09 dicembre 2012

Saranda Operatorët turistikë kerkojne të merren masa që tani për sezonin e ardhshëm turistik 2013 , te shikohen me parë problemet që dëmtuan sezonin e kaluar 2012 në Sarandë per te permisuar sezonin e ardhshem.


Operatorët turistikë në qytetin e Sarandës i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë të merren masa që tani për sezonin e ardhshëm turistik ,duke i radhitur me parë problemet që dëmtuan sezonin e kaluar në Sarandë.

Nga ana tjetër ata tërhoqën vëmendjen për promocionin e pakët që i bëhet Sarandës më parë se të nisë sezoni turistik si dhe për nxitjen e turzimit kulturor.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa përmendi problemin e furnizmit me ujë, por nga ana tjetër premtoi se do të zgjerojë plazhet publike dhe do të shtojë shërbimet në to si dhe do vijojë bashkëpunim për formin e aktiviteteve kulturore siç ishte Summer Fest,

“Kemi hapur disa aktivitete të tjera, sic është Galeria e Arteve, por problem kemi patur me furnizimin me ujë, mungesën totale të investimeve nga qeveria qendrore, bashkëpunimin me strukturat e rendit, por edhe me strukturat e tjera qendrore për ta përballuar bashkarisht këtë sezon turistik. Do të zgjerojmë plazhet publike, dhe jo vetëm, por të ketë edhe shërbime në këto plazhe”, thotë kryebashkiaku Stefan Çipa.

Nga Porti i Qytetit të Sarandës llogariten të hyjnë rreth 40 mijë turistë, kryesisht anglezë, francezë, gjermanë, polakë e të tjerë. Sipas të dhënave nga operatorët turstikë hotelet në këtë qytet kanë patur një rënie me 10 përqind në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që janë preferuar shtëpitë, sidomos nga turistë familjarë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate