05 dicembre 2012

Bulevardi i ri i Tiranës, “Grimshaw” dorëzon sot projektin 3 nëntor 2012


 Projekti i detajuar i bulevardit dhe lumit të Tiranës do t’i dorëzohet sot zyrtarisht Bashkisë së Tiranës nga ana e studios arkitekturore “Grimshaw” për t’i hapur rrugën kështu nisjes së punimeve konkrete lidhur me këtë projekt të rëndësishëm për kryeqytetin.
“Grimshaw” është studioja britanike, projekti i të cilës u shpall fitues nga ana e bashkisë gjatë konkursit për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
Në bazë të projektit të paraqitur paraprakisht nga kjo studiobulevardi do të jetë i ndarë në tre hapësira urbane në formën e xhepave. Në këto hapësira është parashikuar ndërtimi i parqeve, godinave me funksion publik dhe qendrave tregtare.
Pjesa fundore e kësaj hapësire do të përbëhet nga një park i madh ku do të bëjnë pjesë edhe Biblioteka, Bashkia e re, Opera, dhe në fund është parashikuar të ngrihet Pallati i Drejtësisë.
Projekti e sheh bulevardin si një urë lidhëse mes parkut të Liqenit Artificial dhe parkut të ri që do të ngrihet në Paskuqan.
 3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Plani për ndryshimin e bulevardit, të hënën në bashki

2 Dhjetor 2012 |

Projekti i studios “Grimshaw”, e cila fitoi të drejtën për të transformuar bulevardin dhe për të rehabilituar lumin e Tiranës, do të jetë në zyrën e kreut të bashkisë të hënën.
Duke nisur nga data 3 dhjetor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do të shqyrtojë planin e përgatitur, për t’i hapur rrugë së shpejti çeljes së punimeve. Lajmi u bë i ditur gjatë pritjes që Basha i bëri asistent/sekretarit të Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit, Ali Bin Fahad, në Tiranë.
Kryebashkiaku shprehu mirënjohje për gatishmërinë e shprehur nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani, për të mbështetur financiarisht realizimin e këtij projekti. Basha mirëpriti njëkohësisht interesin e shprehur nga Ali Bin Fahad, për disa kompani shtetërore nga Katari, që duan të vendosin aktivitetin e tyre në Tiranë, pikërisht në bulevardin e ri. Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës është e hapur dhe se do të krijojë të gjithë lehtësitë e nevojshme, për çdo investitor që zgjedh Tiranën për të shtrirë aktivitetin e tij.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate