13 dicembre 2012

Realizohen 1.300 kopje të kodikut të rrallë të Korçës

13 DHJETOR 2012

Kodiku i Korçës 93 që ndodhet sot në Arkivin Qendror Shtetëror të
Tiranës në Shqipëri është një nga 100 dorëshkrimet bizantine dhe
pasbizantine që u rizbuluan nga mosdukja pas ndryshimit të regjimit
në këtë vend. Bëhet fjalë për kodikun e dorëshkruar të shekullit X,
me përmasa 153 x 120 mm, shkruar në 308 fletë pergamene të hollë
me ngjyrë të bardhë dhe që përmban tekstin e katër Ungjijve,
shoqëruar nga po kaq miniatura. Teksti në të gjithë dorëshkrimin
është shkruar në formën e kryqit, një dukuri veçanërisht e rrallë në
historinë e dorëshkrimeve shkruar në greqisht. Shkrimi është
germëvogël i rrumbullakët, i një mjeshtërie të shkëlqyer kaligrafike.
Si vend kopjimi, sipas stilit të shkrimit, mundësitë janë që të jetë Konstandinopoja dhe vendi i përdorimit Mitropolia e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj, fakt që lidh në përgjithësi mjedisin e Shqipërisë së sotshme me kryeqytetin e Bizantit. Me kontributin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të Shoqërisë Biblike Ndërkofesionale të Shqipërisë u bë i mundur realizimi i botimit faksimile të këtij kodiku fort të rëndësishëm. Kopja faksimile shoqërohet nga një studim shterues i kodikut në tri gjuhë si edhe nga transkriptimi paleografik i Ungjillit sipas Lukës dhe përkthimi gjegjës në shqip. Tirazhi prej 1.300 kopjesh tregon qartë se synimi ka qenë që ky botim të gjejë vend jo thjesht mes një rrethi të ngushtë e drejtpërdrejt të interesuar, por që një publik edhe më i gjerë të informohet e t'i shijojë vlerat e kodikut. Dy autorët që punuan për studimin dhe përgatitjen cilësore të këtij botimi janë historianipaleografi
z. Andi Rembeci nga Fakulteti i Historisë i UT, dhe paleografi z. Sokol Çunga nga Arkivi Qendror Shtetëror. Ia vlen të shënohet fakti se një botim faksimile i këtij lloji është i pari në historinë e botimeve dokumentare në Shqipëri, përgatitur me bashkëpunimin e institucioneve vendase. Fusha e botimeve të burimeve historike është pak e lëvruar në Shqipëri, qoftë për shkak të së kaluarës së izoluar, qoftë për shkak të mungesës së përvojës dhe mundësive.
Botimi i këtij kodiku, si një prej më përfaqësuesve në rang botëror të asaj veprimtarie intelektuale të
spikatur gjatë njërës prej periudhave më të lulëzuara kulturore të Bizantit, veç rëndësisë së vet shkencore, vjen të shërbejë si një kontribut në promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. 
Shkrimi†u†publikua†sot†në†gazetën†ShqiptarjaÆcom©print®¨†13†dhjetor†2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate