15 dicembre 2012

Guide e Kalase se Krujes, Albania low-cost


Nga Marlen Kazani
Mbi nje shkemb te thepisur ne vendin ku kryqezoheshin sinjalet midis Petreles, Prezes, Rodonit e Lezhes, prej nga shikimi i vrojtuesit tretej deri thelle ne det, atje u ndertua kalaja e Krujes.
"Zoteruese" e qutetit fushes, brigjeve te detit ajo ze edhe nje pozicion te vecante ne historine e kombit shqiptare, ne tipiken e fortifikimit mesjetar, ne menyren e furnizimit me uje.
Kryeqender qush ne shtetin e arberit, me kthimin e Skenderbeut kalaja e Krujes u be kryeqendra e epopese shqiptare ne qendresen kunder pushtimit osman. Emri i saj dhe i Skenderbeut u bene te njohur ne te gjithe Evropen e asaj kohe .
"Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat per te gjithe popujt dhe emrin tuaj le ta kurorezoje nje fame e ameshueshme" - Keshtu e pergezonte Skenderbeun dhe Krujen Republika e Raguzez me 1452.
Kur u ndertua kalaja e Krujes
Zanafillen kalaja e ka ne shekujt V-VI. Ndoshta kjo eshte e lidhur me braktisjen e qytetit Ilir Albanopolis, te cilin Ptolemeu e permend si qytet ne token e albaneve. Kalaja i hodhi themelet mbi muret e nje vendbanimi Ilir te shekullit te trete para eres se re.
Me emrin Kruje kalaja permendet ne nje dokument kishtare te vitit 879 kohe kur qyteti kishte rolin e nje qendre peshkopale. Ndertimet e metejshme bene qe nga fundi i shekullit te dymbedhjete kalaja te marre formen e plote dhe ka sherbyer si qender e garnizoneve dhe guvernatorit bizantin.
Gjate mesjetes sisemi i fortifikimit te kalase eshte persosur e rindertuar disa here, veçanerisht pas tri fushatave te medha osmane (1450,1466,1467).
termeti i fuqishem i vitit 1617 si dhe shkaterrimet masive nga osmanet pas shtypjes se kruengritjes te vitit 1832 i sollen demtime te medha kalase. Disa rregullime qe ju bene gjate shekullit te XIX nuk munden t'i kthenin shkelqimin e dikurshem.
Pamje e pergjithshme e Kalase
Kalaja e Krujes ka nje pamje eliptikeme siperfaqe 2.25 (ha), e cila zbret fuqishem nga lindja drejt perendimit.
Muri rrethues ndjek kreshtat e shkembit me nje perimeter 804 m. Keto mure te trashe 1.5 m, jane te perforcuar me 9 kulla te rrumbullakta apo katerkendshe, te cilat jane ngritur ne pjeset me te rendesishme: prane hyrjes kryesore dhe prane burimeve te ujit. Kullat pergjithsesishte kane qene te larta e me diameter rreth 15 m.
Hyrja kryesore e kalase eshte vendosur nga VL, ndersa nje hyrje e dyte ne forme tyneli eshte e vendosur ne JP.
Ne pjesen me te larte te kodres te fotifikuar, ne shekullin XII-XIV u ndertua selia e feudalit. Prane rrenojave te kesaj selie jane ato te nje kishe dhe lartesohet kulla e sahatit.
Kalaja eshte e banuar. Egsistenca e banoreve ne kala evidentohet me dokumente te hershme historike. Nje gje e tille deshmohet nga nje vendim i perandorit bizantin androniku II Paleologu, i cili ne tetor 1286 u rinjeh banoreve te kalase privilegjet e  vjetra dhe "...te gezojne gjithshka si brenda dhe jashte keshtjelles".

Distanza mes qyteteve te;
Kruje-Tirane 32 Km
Kruje-Durres 46 Km
Kruje-Rinas   22 Km

Cfare mund te vizitoni ne kalane e Krujes?
  • Muzeu Historik
  • Hyrja Kryesore
  • Hyrja tunel
  • Kulla e sahatit
  • Sistemimi i fortifikimit te burimeve te ujit
  • Hamami(banjot)
  • Pusi i skenderbeut
  • Ulliri i skenderbeut qe ndodhet brenda teqes dhe mbi porten e dyte te qytetit(sekrete)
Te gjitha keto informazione jane mare nga broshura qe jep muzeu i krujes ne brendesin  e tije. Do i gjeni ne Shqip dhe Anglisht ne raste se me ju do keni nje mik qe nuk nuk kupton shqipen. 
Per mua personalishte keto informazione ishin shume pak informuese, duke qene se kisha me vete disa persona te huaj ku me gjith deshiren e plote tyre doni te njihnin kete kala dhe rrethin e saj. 
Kini kujdes kur niseni per keto pika turistike, informohu me perpara per oraret e hapjes dhe mbylljes ne orarine drekes sepse jo te gjithe vendet jane hapur ne keto orare. Kete e theme sepse me ndodhi vete personalishte qe u gjenda ne orare dreke dhe muzeu ne kala ishte mbyllur. 

Duke kerkuar te bej ndonje foto ne rrethinat e kalas dhe ne pritje qe te hapej muzeu, hasa ne nje banore qe jetonte ne shtepite brenda kalase qe kishte nje bankarele te vogel tapetesh qe ishin te prodhuara nga familja e tij. ky djale qe e quajne Shkelzen Topliu eshte nje banore i kesaj kalaje, ai pervec aktivitetit te tij private mundohet qe te sistemoje dhe pastroje rrenojat e kalase nga shkurret, mbeturinat qe hidhen nga turiste jo ambientalist. Mund te theme qe ky djale rreth te 30-ta ishte shume i dashur me turistet qe donin te dine historine e Kalase se krujes nga nje pikpamje tjeter, po mos te kishte qene per Shkelzenin nuk do dija cfare ti thoja tjeter ketyre turistave te huaj duke mos gjetur as nje harte te kalase me ndonje pike te saje. Fale tij arrita ta shikoj kalane me nje sy tjeter, te vizitoj Banjot publike Halla turke per burrat-grate dhe femije ku mund ti shikoni vete te ilustruara me fotografi te bere ate dite me poshte.
Nese doni te njihni nje kala Kruje e treguar nga nje Ciceron(banore i kalase) ku eshte rritur dhe ushqyer me ato informazione mund ta gjeni te cepi i tij prane gabines se rojes ose mund te kontaktoni ne numrin 0685252180 dhe ti jipni nje oferte te lire ne fund.



































Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate