09 dicembre 2012

Porta 309-vjeçare e Libohovës, gjirokaster - Albania

E diel, 09 Dhjetor 2012 15:50
Porta 309-vjeçare e LibohovësKjo porte ne hyrje te banesës se Isufateve ne Libohove te Gjirokastrës e ndërtuar 309 vjet me pare, është drejt marrjes se statusit, monument kulture. Objekti sipas specialisteve mbart vlera te veçanta historike e arkeologjike. Porta me 7 basorelieve ne harkun e saj dhe 2 ne sipërfaqet anësore është e ndërtuar e gjitha ne gur te zi. Edhe pse ka humbur disa elemente te dikurshëm siç janë kolonat dhe një çati rreth 24 metra katror, ne te janë te qarta te gjitha figurat e gdhendura, nga shqiponja, tek kali fluturues, skena e pagëzimit si dhe ritit te kurbanit. Porta i shërbente dikur shtëpisë 3 kateshe te Isufateve, e cila tashme nuk ekziston me. Por pavarësisht kësaj porta vijon te mbetet e hapur për miqtë duke i shërbyer një banese te re qe familjaret thonë se e ndërtuan ne këtë vend vetëm për shkak te saj. Ky objekt mësohet se kishte tërhequr edhe vëmendjen e Myfit bej Libohoves kur nisi ndërtimin e sarajeve, por Isufatet nuk pranuan t’ia shisnin.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate