18 dicembre 2012

Interesim për Memorialin e Skënderbeut, 19 mijë vizitorë në një vit

Lezhë - Dhjetor 17,2012 - 11:08
Më shumë se 19 mijë vizitorë ka patur memoriali i Skënderbeut në Lezhë gjatë gjithë këtij viti, ndërkohë që vetëm në muajin nëntor janë shënuar 5248 vizitorë.
Numri më i madh i tyre ka qenë në dy javët e dyta të nëntorit në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit. I ndërtuar në qendrën historike të qytetit dhe i pasuruar nga gërmimet arkeologjike të viteve të fundit, nga ekspedita shqiptaro-gjermane memoriali është shndërruar në një objekt që dëshmon për një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare të shqiptarëve.
Gjatë muajit nëntor është rritur ndjeshëm edhe numri i delegacioneve të huaja, të cilat në axhendën e vizitave të tyre zyrtare kanë përfshirë edhe vizitën në memorial.

Lindita Kokaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate