Ekspozita e çelur në Muzeun Historik Kombëtar për Mesjetën në Shqipëri, përkatësisht për në Koman dhe Lezhë, nën kurimin e arkeologes Etleva Nallbani, prezanton për publikun shumëllojshmëri
të objekteve të përdorura nga gjinia femërore. Kostumet që përdoreshin në varrimet e shek. VI, e të paktën katër shekuj në vazhdim, tregojnë veshjet që përdornin njerëzit në zonën e veriut të
Shqipërisë. Fibula është objekti më i shquar në veshjen e asaj kohe dhe elementi kryesor kronologjik, në përdorim në shek. VIVIII. Është një objekt që njëherazi luan rol funksional, pasi shërben për të fiksuar veshjet në pjesën e kraharorit ose në pjesën e poshtme, nga ana tjetër është një
stoli e çmuar, pasi kontribuon në statusin social të përdoruesit. Fibulat mendohej se i përdornin vetëm për veshjet femërore. Shumëllojshmëria e modeleve varijon nga prodhimet e veçanta prej ari, argjendi, qelqi e bronzi deri në ato modestet prej hekuri. Janë veshje me origjina të ndryshme, ballkanike e romake, duke shprehur diferencim të dukshëm social mes banorëve. Pajisjet e kostumit përbëhen dhe nga disa objekte që shërbejnë për të mbajtur rripin apo që vendosen mbi të. Tokëzat, prej hekuri dhe prej bronzi, të përbashkëta për të dyja gjinitë.
Që nga tipat më të thjeshta në formë katërkëndore ose ovale, deri tek ato më të përparuarat prej bronzi.
Tokëzat janë modele të shek. VIVIII. Kaluesja e rripit është objekti më karakteristik i rripit mesjetar në
Shqipërinë e Veriut. Stolitë si: vathët, tërthoret, unazat, qaforet, gjerdanët e rruazave dhe varëset, ndryshe nga pajisjet e kostumit, kanë sidomos vlerë dekorative. Prania e tyre tregon shije dhe rëndësinë që u jepnin objekteve të luksit banorët. Femrat mbanin vathë argjendi apo të punuar me ar, me varëse sferike e gjysmë sferike të kokërruara, karakteristikë për shek VIVIII, si dhe formë gjysmëhëne zbukuruar me filigran. Rrathët e thjeshtë prej argjendi e bronzi janë gjithashtu shumë të pranishëm, por dhe vathët në formë trapezi dhe varëset në formë ylli, që imitojnë modelet bizantine janë mbajtur nga femrat në Koman gjatë VIIIIX. Qaforet prej bronzi të pajisura me sfera ose varëse në formë kryqi i përdornin gratë e zonave rurale në Koman. Gjithashtu dhe rruazat e gjetura në varret femërore janë të shumta në shek. VIXII. Shumicat e rruazave janë prej qelqi, gjysmë të tejdukshme, shpeshherë të pajisura me tuba bronzi ose argjendi. Tek objektet personale hyjnë dhe krehrat, kruajtëset e argjendit, çakmakët etj. Tek objektet e jetës së përditshme përfshihen dhe armët.
Thikat prej hekuri përbëjnë gjetje shumë të shpeshta në varret mesjetare të të dy sekseve. Ato janë të
formave e përmasave të ndryshme, sikurse është modeli 22 cm i gjatë, i gjetur në një varrë luftëtari (varri i nekropolit verior të Lezhës). Qeramika është një nga kategoritë e objekteve të gjetura me shumicë në banesat e Komanit dhe të Lezhës, antike të vona dhe mesjetare shek. VIVIII.
Dokumentacioni arkeologjik e antropologjik hedh dritë mbi organizimin e qyteteve mesjetare, morfologjinë e lagjeve, investimet e autoritete kishtar, mbi popullsinë dhe objektet e prodhimit lokal apo të importuara. Kërkimet e para arkeologjike në nekropolin e Komanit, janë marrë në vitet ’60 nga Hëna Spahiu. Më pas janë ndjekur nga ato të viteve 1980 nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në shumë site të tjera, të cilat identifikuan potencialin e madh arkeologjik rajonal për mesjetën.
Që prej vitit 2008, institucione kërkimore franceze e shqiptare kanë bërë të mundur rifillimin e gërmimeve të programuara në të dyja sitet mesjetare të Komanit dhe të Lezhës, të shoqëruara me punime restauruese, nën drejtimin e Etleva Nallbanit dhe Luc Buchet. Problematika kërkimore synon rindërtimin e mekanizmave të formimit të shoqërive mesjetare, ballkanike, mbi bazën e një entiteti gjeografik, atij të luginës së Drinit, në veri të Shqipërisë. Ndërmjet të dhënave arkeologjike, kërkimet përfshijnë si studimin e banesave dhe mënyrës së jetesës, po ashtu dhe të prodhimeve lokale, shkëmbinjve dhe historinë e popullsisë. Ekspozita qëndron hapur deri më 14 dhjetor.
Marrë†nga†©eçØshqiptarjaÆcom®
Nessun commento:
Posta un commento