21 dicembre 2012

Festat, shtohet numri i sporteleve në Portin e Durrësit

Durrës - Dhjetor 21,2012 - 16:32
Policia e qarkut të Durrësit ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e festave të fundvitit. Policia e pikës së Kalimit kufitar të Portit të Durrësit do të ketë peshën kryesore për shkak të fluksit të lëvizjeve. Për këtë është parashikuar shtim i personleit të trajnuar policor, në dispozicion të përpunimit sa më të shpejtë të qytetarëve dhe mjeteve  në port. Për këtë arsye, numri i sporteleve të Policisë Kufitare që do të jenë në dispozicion do të dyfishohet krahasuar me periudhat normale të punës, duke shkuar në 40 të tillë.

Shtimi i masave për kontrollin e vijës bregdetare në bashkëpunim edhe me Guardia Di Finanza e Rojën Bregdetare do të jetë një tjetër masë parandaluese që do të aplikohet, veçanërisht në drejtim të parandalimit/goditjes së trafiqeve të mundshme. Edhe policia rrugore ka ndërmarr masa për mbarëvajtjen e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve. Ndërsa për kontrollin e territorit të gjithë efektivët do të kalojnë në shërbim të përforcuar. Në vëmëndje të Policisë do të jetë reagimi i shpejtë në raste situatash konfliktuale, si rrjedhojë e konsumit të pijeve alkoolike apo edhe narkotike, me qëllim mospërshkallëzimin e këtyre situatave.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/53549/ALB

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate