PREZANTIM I PROGRAMIT TE FEDERATES SHQIPTARE TE AERONAUTIKES 2013, kjo video eshte filmuar nga http://hoteleriturizemalbania.blogspot.it/
Alket Islami prezanton albumin me fotografi "Albanian Riviera from the sky".
Federata Shqiptare e Aeronautikës ka prezantuar kalendarin e aktiviteteve për 2013-ën. Edhe në këtë vit do të vazhdohet kampionati kombëtar i fluturimeve të lira me pilotë nga Shqipëria, Kosova dhe shqiptarë të Maqedonisë.
Çdo muaj do të fluturohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës. Pjesë e aktiviteteve do të jenë edhe fluturimet me motor përgjatë vijës bregdetare, apo edhe risia e këtij viti, një fluturim mbi Ulëz, për të shijuar nga ajri atë që konsiderohet si Pranvera Matiane.
Aktivitetet e aeronautikës shërbejnë edhe për promovimin e vlerave turistike të vendit tonë. Përpara publikut u prezantua për herë të parë edhe albumi më i ri me foto nga Alket Islami, “Albania Riviera from the sky”. Rreth 400 fotografi, që pasqyrojnë nga ajri të gjitha zonat më të bukura të rivierës shqiptare.
Në aktivitetin ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, fondacioni EDS prezantoi “Working with the stars”. Ky projekt i ri do të realizohet me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Shqiptarët më të shquar në fushat e sportit, kulturës, politikës e kështu me radhë, do tu tregojnë këtyre të rinjve eksperiencat e tyre, për ti ndihmuar të kuptojnë se çfarë duan të bëhen në të ardhmen.

Nessun commento:
Posta un commento