22 dicembre 2012

Festa e verës në Pogradec dhjetor 2012, panair gatimesh tradicionale

Pogradec - Dhjetor 22,2012 - 13:25
Ka nisur në qytetin e Pogradecit festa e verës. Të gjithë prodhuesit tradicionalë të saj kanë nxjerrë produktin e këtij viti në një organizim të përvitshëm të shoqëruar me një panair të gatimeve tradicionale. Edhe pse temperaturat shënonin disa gradë nën zero, përveç vendasve nuk kanë munguar në festë edhe mysafirët nga qytetet e tjera të vendit.
"Vera të ketë vetëm cilësinë e kërkuar dhe jo të përfitojnë nga rasti që kemi liqenin këtu pranë dhe të na e prishin cilësinë e verës dhe atmosferën e festes",-thotë një qytetar.
"Vit pas viti po formohet një traditë shumë e bukur që i paraprin Krishtlindjeve, Vitit të Ri; është një nga më të bukurat që bëhet në qytetin tonë, sepse vetëm në Pogradec dinë të pinë njerëzit verë",-thotë një tjetër.
Kryetari i bashkisë ka përshëndetur gjithë prodhuesit të cilët po mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar për qytetin duke i dhënë Pogradecit disa çmime ndërkombëtare.
"Është një festë e cila tashmë organizohet për të nëntin vit me radhë, është një festë që më fund Pogradecit i ka dhënë edhe një çmim, të cilin e ka merituar pikërisht për shkak të kësaj feste. Pogradeci sapo ka marrë çmimin e parë të turizmit për vitin 2012 dhe pikërisht për këtë gjë, për vazhdimin e traditës",-tha Artan Shkëmbi, Kryetar i Bashkisë, Pogradec.
Festa e verës do të vazhdojë dy ditë, në fund të të cilave një komision i posaçëm degustuesish do të shpallin verën fituese.
Jorgjeta Gjançi 

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/53602/ALB

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate