Sipërfaqja ku do të ndalohen rreptësisht ndërtimet në qytetin e Durrësit është dyfishuar. E njohur si zona A me rëndësi të madhe arkeologjike, tashmë do të shtrihet në një gjerësi më të madhe për të penguar vrullin e madh të ndërtimve në qytetin bregdetar. Kreu i Agjensisë së Shërbimit Arkeologjik Roland Olli sqaron se edhe zona B ku ndërtimet në Durrës do të kontrollohen nga A.SH.A do të zgjerohet.
"Kemi finalizuar zonifikimin e ri të qytetit të Durrësit ku zona arkeologjike ku do të ndalohen ndërhyrjet rritet e dyfishohet në krahasim me situatën ekzistuese.po ashtu zgjerohet dhe territori i zonës arkeologjike B në të cilën ndërtimet bëhen të kontrolluara nga agjencia jonë dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare. Shpresojmë që në muajin janar zonifikimi I ri të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave duke i dhënë mbrojtjen maksimale trashëgimisë arkeologjike të këtij qyteti"- tha Roland Olli, drejtor i A.Sh.A.
Dy vitet e fundit gërmimet e shpëtimit të Agjensisë së Shërbimit arkeologjik janë rritur ndjeshëm si shkak I vërshimit të projekteve infrastrukturore.
"Veprat e infrastrukturës e të ndërtimit ku ndërhyn agjencia jonë po shtohen e kanë volumetric, kapacitete shumë të mëdha, gjë që vë përpara agjencisë detyrën e vështirë se si t'i japi zgjidhje pa dëmtuar trashëgiminë arkeologjike,por njëkohësisht t'i japi mundësi zhvillimeve urbane pasi qytetet do të zhvillohen e do të jetojnë"- tha Olli.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik e krijuar në vitin 2008 ka për qëllim administrimin e gërmimeve të shpëtimit në të gjithë territorin, mbrojtjen dhe studimin e gjetjeve arkeologjike që dalin gjatë ndërtimit të veprave urbane dhe infrastrukturore.
Aurela Papadhima

Nessun commento:
Posta un commento