25 dicembre 2012

Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave në pragun e festave të fundvitit 2012.


Sipas numrit dy të policisë së kryeqytetit, u planifikua gjithçka për të ndalur ngjarje kriminale apo ato që cënojnë rendin dhe qetësinë publike.

Ndërkohë që policia ka kaluar tashmë në shërbim të përforcuar, duke marrë në ruajtje të gjitha objektet e rëndësishme, përfshirë edhe nënstacionet elektrike apo depot e ujit.

Nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani kërkon kujdes nga qytetarët në përdorimin e fishekzjarreve dhe në drejtimin e automjeteve.

“Policia e Tiranës ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike. Këto kontrolle do të ushtrohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja. Drejtoria e policisë së Tiranës, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve”, deklaroi nëndrejtor Breçani.

Ndërkohë që është bërë i ditur edhe krijimi i shërbimit të autopatrullës elitë Shqiponja, e cila ka për mision përveç ruajtjes së sigurisë se qytetarëve, edhe agjentin konstatues e verifikues në fushën e qarkullimit rrugor dhe për disa vepra penale të lehta edhe rolin e agjentit dhe të oficerit të policisë gjyqësore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate