21 dicembre 2012

Oferte per Pushime dimerore ne Dardhe dhe voskopoje per 24-25-26 Dhjetore me "Discovery Albania"


Dt 24-25-26 Dhjetor - Udhetim per Krishtlindje ne Dardhe dhe ne Voskopoje

Dilema juaj eshte vetem te zgjidhni midis DARDHES dhe VOSKOPOJES, per te tjerat mendojme Ne :-)

Guida:
Nisja behet ne oren 17:00 nga Tirana ( Pas Muzeut Kombetar). Grupi zakonisht eshte nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per tu cplodhur ( Nje ne Librazhd dhe nje ne Korce) . Rreth ores 21:00 jemi ne Fshat. Pas akomodimit ne Hotel, behet gati darka, ushqim Bio dhe kartakteristik i zones. Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj. Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumojme gjatë një pikniku në natyrë.

Te Nesermen pasi mbarojme mengjesin rreth ores 9:30 nisemi per nje guide pak te gjate per te zbritur deri poshte ne fund te fshatit, duke ndaluar here pas here ne vend qe jane vertet manihtese per bukurine qe kane. Do te vizitojme te gjithe fshatin duke u ndalur me se shumti ne vendet qe mbartin histori dhe vlera te vecanta. Ne oren 14:30 do te jemi ne fshat. Nga ora 14:30 behemi gati per dreken. Pas dreke kohe e lire per aktivitet ne grup. Ne darke, mblidhemi rreth oxhakur dhe perveshim menget per te shijuar ushqimin tradicional te zones. Diten e III pasi te hame mengjesin, eshte Koha per Ski, do te kalojke rreth 3-4 ore ne pisten e SKI-imit

Rreth ores 18:30 Jemi ne Tirane *Te lodhur por dhe te kenaqur ;-)* Pagesa per kete aktivitet eshte 9,900 Leke per person ne te cilen perfshihen: Transporti, Fjetja, Mengjesi, Dreka, Darka, Guida, etj
Per Rezervime dhe info te metejshme Kontaktoni ne nr 0696583870.


Faleminderit qe beheni pjese e guidave tona,

Klubi
 — con Valbona JaniZana TakoMarin ZadejaDanja JataBleron ArberRovena Çobo,Petrit Gjeçaj e Genci Muhameti

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate