Korçë/Pukë/Kukës - Dhjetor 04,2012 - 13:49
Dëbora e rënë një ditë më parë në zonat malore të vendit është kthyer në akull duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për të shmangur aksidentet e mundshme policia rrugore këshillon drejtuesit të përdorin zinxhirët.
Më problematike paraqitet situata në rrethet Korçë, Dibër, Pukë dhe Kukës ku në zonat e thella trashësia e dëborës ka kaluar të 35 cm ndërsa temperaturat gjatë natës kanë zbritur në më shumë se -6 gradë. Në veri vështirësi qarkullimi ka në akset që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Qafë Shllakun, Peshkopinë, Krumën, Bajram Currin dhe Qafë Malin. Tashmë ka nisur hedhja e skorjes dhe kripës, gjë që ka sjellë normalizimin e situatës në autostradën Morin- Kukës- Tunel i Kalimashit. Ndërkohë, trashësia e dëborës arrin në mbi 30 centimetra në Komunat e Shishtavecit, Grykë së Cajës, Kalisit, Arrnit etj. Ndërsa në juglindje dëborë dhe prezencë akulli ka në aksin Qafë e Qarrit, në Qafën e Zvezdes, ne rrugen që të çon ne Liqenas dhe në qafën e Pllocës. Aktualisht ka një shtresë debore 10- 20 centimetra në zonat malore të Voskopojës, Liqenasit, Dardhes e Mokrës. Temperaturat e ulta po bëjnë evidente mungesën e druve të zjarrit nëpër shkolla, qendra shëndetësore dhe institucione të tjera. Për të zhvilluar mësim në kushte normale nxënësit cojnë dru zjarri nga shtëpitë, ndërsa nëpër institucione vazhdon ngrohja me energji elektrike. Po ashtu vështirësi qarkullimi si pasojë e akullit ka në Qafë Krrabë, Qafë Thanë dhe në Qafën e Llogarasë. |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
04 dicembre 2012
Dhjetori 2012 sjell Ngrirjen e rrugeve. Në veri qarkullimi vetëm me zinxhirë, sigurohu para se te nisesh per pushime
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento