31 dicembre 2012

Duke ju uruar edhe njehere GEZUAR ju kujtojme se per te gjithe ata qe do te duan te tresin gjelin e detit si dhe te nxjerrin nga trupi toksinat dhe alkolin e Vitit te Ri me 2 Janar 2013 do te bejme kurrizoren e Dajtit...


Kurrizorja e malit te Dajtit
Vendi i takimit mbrapa pallatit te Kongreseve tek "Play Bar" ku eshte dhjeteshja e stadiumit kombetar(ne krah te 24 kateshit,ose perballe restorant "Eres se re") ne oren 10.00 am. Transferte me furgona deri tek qafa e Priskes. Ecjen tone do ta fillojme qe nga qafa e Priskes dhe do te ndjekim gjate gjithe kohes kurrizoren e malit te Dajtit deri ne qafen e Qershise nga ku do te fillojme zbritjen per te taracat e Dajtit ku do te na presin furgonat. Mbas nje pushimi te shkurter per kafe do te kthehemi ne Tirane.
Cmimi:  1000 l/person (transport,guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al,  069 40 31 232,  067 20 816 36
Ps:  E gjithe ecja do te zgjase 6 h me nje disnivel rreth 600 m ngjitje - zbritje. Meqe e kemi te pamundur te bejme barbekyne  merrni me vete ushqime te mjaftueshme per te gjithe diten si dhe rreth 1 litra uje per person. Kepuce mali ose nje pale atlete te pershtateshme per mal si dhe xhup me vete sepse mund edhe te jete fresket ne momente te caktuara pergjate kurrizores.
Faleminderit!

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate