Turizmi dimerore 2013, Voskopoje, Albania vendi i duhur për pushime dimërore
“Voskopoja është një fshat i vogël malor në juglindje të Shqipërisë, trembëdhjetë kilometra nga Korça. Ruan gjurmët e një të kaluare të begatë, duke përfshirë edhe tetë nga kishat më lashta të stilit bizantin dhe manastiret ortodokse”. Ky është përshkrimi që i bëhet këtij vendi nga gazeta italiane “La Repubblica”. Por përveç superlativave që shkojnë për këtë vend, ajo që është më e rëndësishmja se kjo gazetë i fton të gjithë turistët që të kthejnë vështrimin nga vendi ynë dhe të shijojnë bukuritë e tij, për pushime dimërore. Kështu, Shqipëria sërish është në qendër të ofertave për turistët. Gazeta italiane “La Repubblica” e rendit vendin tonë mes njërit prej destinacioneve të Europës ku jo vetëm që mund të kalosh pushime dimërore të këndshme, për më tepër dhe me çmime mjaft të ekonomike. Ndërkohë që veç arsyejeve ekonomike, borës dhe skive, gazeta rendit dhe bukuritë që mund të hasen në këto vende, ku duke veçuar fshatin turistik të Voskopojës në Korçë, ajo flet për manastiret ortodokse dhe kishat bizantine që mund të gjesh atje.“Nga Shqipëria në Rumani e Bullgari, deri tek Sllovenia, Evropa Lindore duhet të jetë ndalesa për të gjithë ata që adhurojnë fundjavat me borë dhe ski. Këtu mund të kurseni pa bërë shumë sakrifica”, citohet në gazetën “La Repubblica”.
http://www.tvklan.al/lajmi.php?id=22572
Nessun commento:
Posta un commento