11 gennaio 2013

Pjetër Përkeqi, artizani i vetmuar që josh ende turistët në Butrint me rikrijimet e mozaikëve që tenton rekordin "Gines"


Pjetër Përkeqi, rikrijuesi i mozaikëve që tenton rekordin "Gines"SARANDE - Ai nuk ka ndonjë shkollë arti, megjithëkëtë, të habit me ndjesinë dhe shprehitë prej artisti, të cilat i tregon dhe i shpreh me produkte konkrete, të pangjashme me ato të ndonjë krijuesi tjetër. Pjetër Përkeqi, i zbritur vite më parë nga Mirdita në fshatin Shëndëlli të Sarandës, koleksionon më shumë se 2000 mozaikë në vit, që janë jetëzuar në sipërfaqe gurësh dhe druri. Pjetri është një rikrijues i mozaikëve të periudhave të ndryshme në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, autor i gravurave të rralla dhe rikrijues i vlerësuar i mozaikëve të monumenteve që janë pjesë e pasurisë arkeologjike të Butrintit. Ato janë kartelizuar në kategorinë "vepra të arteve të bukura". I është dashur të pikojë plot 4 milionë pika, bashkësia e të cilave ka dhënë mozaikun e famshëm, që e ka nxitur atë të aplikojë për çmimin "Gines". 
Çfarë kujton nga fillimet e këtij arti? Më është dashur të punoj si me çukitje mbi dërrasë për të paktën dy vite radhazi; është puna e mundimshme që vendosa të bëj prej 2007-ën deri në 2009-ën. Isha në fillim të kësaj pune, kur më rrethonte mosbesimi dhe gati-gati më quanin të lajthitur nga mendja. Oliveri, një arkeolog anglez, më thoshte "kot e ke, nuk do ta bësh dot". Por ai ishte i pari që më përgëzoi kur e përfundova punën. 
Cilat kanë qenë produktet e tua të para? Produktet e para ishin dekorimet e gurëve të anëdetit, që zunë vendin e "gurit të themelit" në tregun e suvenireve që u çel në Butrint më 2004-ën. Për këtë më nxiti edhe përfshirja në një projekt italian, që për herë të parë solli përfitime të dukshme të komuniteteve të fshatrave më të afërta me Parkun e Arkeologjik të Butrintit. 
Cilat ishin figurinat që pikturoje në sipërfaqen e gurëve të bardhë? Kanë qenë disa motive, të imituara nga kafshët apo lulet e Lagunës së Butrintit. Pas disa kohësh, arti im i pikturimit në gur, u bë pjesë e ekspozitave dhe panaireve të ndryshme. Arti im po bëhej i pëlqyer dhe i vlerësuar me një shpejtësi që as vetë nuk e besoja se do të ndodhte. Ende pa e përfunduar plotësisht mozaikun, m'u kërkua qoftë edhe me një fragment të tij, të isha pjesë e Panairit të Artizanatit që çeli UNESCO në Gjirokastër më 2009-ën. Atje pashë fuqinë e këtij arti, që më bëri mua fitues të çmimit të parë. Po kështu, "Mozaiku" ishte surpriza e Panairit të sezonit veror 2010 në Sarandë. 
Si të lindi dëshira për ta riprodhuar Mozaikun e Pagëzimores? Pagëzimorja është një monument nga më mahnitësit në Butrint. Ai shpreh një kulm të zhvillimit të katolicizmit, në kohën e kalimit nga paganizmi në të krishterë. Vendosa ta bëj "të lëvizshëm" e të vizitueshëm edhe pa ardhur në Butrint, duke e riprodhuar në material druri në dimensione të mëdha, por të transportueshëm. Konturet e jashtme të veprës janë 1.40 x 1.60 m. E quaj vlerë që 4 milionë pikëzimet nuk është e mundur t'i dëmtojë asnjë faktor. 
Cilat janë vlerësimet që ka marrë mozaiku? Unë jam me bindjen se kam hapur një faqe të re të artit pamor, me avantazhin që mozaiku mund të udhëtojë dhe të mos vdesë. Ka qenë 25-30 maj, kur unë u bëra pjesë e grupit polifonik "Jonianët", për të çuar në Budapest një maket të mozaikut. Pata rastin të takoj aty përfaqësues të UNESCO-s dhe mjaft autoritete hungareze, që mbetën të mrekulluar e të mahnitur nga arti im. Mora ftesë për të marrë pjesë edhe në Bienalen e Venecias, organizuar këtë tetor. Nuk munda të jem atje, por me siguri që do të isha kthyer me çmim të parë. 
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

NGA DHURATA HAMZAI10 JANAR 2013

Pjetër Perkeqi është i vetmi artizan që ka mbijetuar pas 9 viteve të
ngritjes së tregut artizanal në Butrint, e quajtur ndryshe "Kasollja
suedeze". I ardhur nga zonat e Mirditës në fshatin Shëndëlli të
Sarandës, Pjetri më parë është kujdesur të fituar të drejtën e autorit
për të riprodhuar detaje dhe fragmente nga Mozaiku i madh i Butrintit.
I riprodhon ekzaktesisht në gur në dru, por edhe nëpër aksesorë
zbukurues dhe turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës
marrin me vete edhe një shenjëz të vogël nga Shqipëria, falë
mjeshtërisë së tij.
Duke e bërë prej vitesh këtë punë nuk e mban mend saktësisht
numrin e punëve, por janë me mijëra, ndoshta së shpejti do të thyej
ndonjë rekord gines po të vazhdojë me ketë ritëm. Më parë Pjetër Perkeqi shiste zeje së bashku me
dhjetëra mirditorë të tjerë, por ata e kanë braktisur tashmë tregun, sepse siç thotë ai prej disa vjetësh
drejtuesit e Butrintit dhe ministria e kulturës nuk e sponsorizojnë më, ndaj Pjetrit vetë i duhet të bëjë shumë
shpenzime për lëndën e parë, më shumë mund.
Dhjetëra detaje me zogj, bimë dhe kafshë të tjera, fragmente të fabulave që shprehin figurat e mozaikut të
madh të Butrintit mbajnë vetëm vulën e Pjetrit. Nuk ka të drejtë autori njeri tjetër, por dhe nuk është e lehtë
t'i bësh këto figura me kujdesin dhe përpikërinë e tij. Është si të thuash një sekret profesional, thotë Pjetri,
sepse duhen ditur edhe sekretet e lidhjes së materialeve në mozaik, qëndrueshmërisë, e shuam të tjera.
Edhe pse puna e tij e mundon, pJetri ndihet i lumtur që bashkia e Sarandës e ka propozuar për të marrë
titullin Nderi i Qytetit. Është hera e parë që merr një vlerësim dhe vëmendje nga shteti.
Duke parë punët e tij aq të bukura kupton se është një talent natyral, i lindur, ku mozaikët i përsos më tej
durimi dhe pasioni i Pjetrit. Më tregon një video ku e kanë ftuar në televizionin lokal të fals për artin e
aplikuar dhe aty ndihet i gëzuar që ia vlerësojnë punën e tij. Ka një sy të mprehtë artisti dhe zbulon prej
mozaikut të Butrintit detaje që shumëkush nuk i vë re në tërësinë e tyre. Është i lidhur pas atyre figurave
dhe nuk gabon kurrë. Tashmë është i dashuruar me gjithë fabulën e mozaikut antik. Çdo cope mozaiku e
riprodhuar duket si origjinale, flet më të njëjtën gjuhë të kohës së vjetër. Kjo i josh turistët, por edhe
vendasit.
Pjetri ruan si kujtim një fotografi ku ish presidenti Bamir Topi atë kohë në detyre dhe bashkëshortja e tij
kanë në dorë një copëze mozaiku, të cilën e kanë blerë tek Pjetri. Aty rrotull tregtonin bashkë me të edhe
mirditorët e tjetër. Mjeshtrit Pjetër Perkeqi i vjen keq që Te "Kasollja" e Butrintit ata dhjetëra mirditorë dhe
prodhuesit e zejesh nga vende të tjera të Shqipërisë nuk janë me të. Ka ngelur vetëm me stoicizmin dhe
zellin e tij të rrallë. Pjetri rrëfen se "Kur u ngrit projekti i tregut artizanal, synimi ishte që "tregu të bëhej një
nyje lidhëse e parkut të Butrintit me komunitetin përreth e më gjerë". "Ne jetojmë afër Butrintit dhe jetesa
jonë do të bëhej më e mirë duke i shërbyer turizmit dhe nga ana tjetër turizmi të na shërbente mirë edhe
neve. Mirëditort janë artizanë të mirë. Nuk duhet humbur tradita e tyre....
Por , por nuk dua të fals më shumë për punën e mbylljes së treguat artizanal sepse këto janë punë që
varen nga qeveritarët, unë di të komandoj vetëm punën që varet nga duart e mia, thotë me sinqeritet dhe
modesti Pjetri.
Shkrimi†u†publikua†sot†në†gazetën†ShqiptarjaÆcom©print®¨†10†janar†2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate