13 giugno 2012

Nis restaurimi i kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në Voskopoj

Nis restaurimi i kishës "Fjetja e Shën Mërisë" në Voskopojë
Korçë, Qershor 11,2012 Një grup arkitektësh dhe restauratorësh të njohur dhe rreth 30 studentë të këtyre degëve po punojnë në Voskopojë për realizimin e projektit të restaurimit të kishës katedrale "Fjetja e Shën Mërisë". Në përfundim të punimeve të imta restauruese, ky monument kulture do të ndryshojë pamjen brenda dhe jashtë.
Në krye të grupit të madh të restauratorëve është Prof. Dr. Pirro Thomo, inxhinier restaurator dhe një nga njohësit më të hershëm të vlerave historike dhe kulturore të kishave në Voskopojë.

Restaurimi i kësaj kishe, që është një monument i rëndësishëm i kulturës mesjetare, ka synim rivlerësimin e objektit dhe kthimin e tij në një objekt turistik, të denjë për tu vizituar nga turistë vendas dhe të huaj. Njëkohësisht kjo punë po shërben edhe për përgatitjen e një brezi të ri arkitektësh konservimi dhe specialistë për restaurimin e afreskeve të shumta të trashëguara nga mesjeta. http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40000#Xchiu

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate