TIRANË, 2 Prill /ATSH- N.Lena/-Syri i kaltër është një vend turistik shumë i bukur që ndodhet pranë rrugës midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Është një luginë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit dhe hijes së pemëve. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin deri nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.
Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.
Bukuria e kërkuar nga shumë prej nesh gjendet pikërisht aty buzë rrugës nacionale Sarandë-Delvinë-Gjirokastër.Nëse udhëtimi ndjek të kundërtën e rrjedhës së Bistricës, arrin në burimin e Syrit të Kaltër, aty ku gjelbërimi shkrihet në ujërat që rrjedhin.
Tabela ftuese shënon ”Syri i Kaltër, mirë se vini”. Një ndalesë e vogël për të hyrë në parkun që administrohet nga ndërrmarrja pyjore Delvinë, në një rrugë gjarpëruese, paralel me basenin e madh të burimit..Gjithë uji i ëmbël i burimit rrethohet nga një bimësi e shumëllojshme. Kënga e zogjve, aromat e gjelbërimit dhe fëshfërima e rrepeve mbetet grishëse.Këtu vizitorët e huaj ndalen, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike. Madje mund të zgjedhin të zgjohen aty, në shtëpizat e drunjta hotelerike.Klima e veçantë dhe afërsia me Sarandën dhe detin Jon, Delvinën e pasur dhe pak më tej Muzinës, me Gjirokastrën, e bën të kërkuar burimin me prurjen nga nëntoka. Një habitat i pasur zogjësh e insektesh, rendin mbi petalet e luleve, ndalen në gjethet e rrepeve dhe vazhdojnë vallen marramendëse në ajër. Autobuzat me vizitorë parkohen në hyrje të parkut dhe mysafirët përhapen në shtigjet e gjelbërta, drejt burimit magjik, bashkë me gurgullimën e ujërave që shprishin qetësinë, me zërat e njerëzve dhe në pasthirrma habie në gjuhë të ndryshme, ku fitojnë më së shumti fjalët mister dhe magjepës.
Për Syrin e Kaltër, një nga 18 burimet karstike të Malit të Gjerë, ka në rrjedhën e kohës rrëfimet për një dragua dhe vashat e bukura.
Në vitet e ndërtimit të puseve të naftës, një inxhiner e përafroi me sytë e të dashurës ngjyrën e ndryshueshme të burimit, e kështu historia e një dashurie u bë refreni i një pastërtie ujërash dhe kthjelltësie marramendëse.
Sipas legjendës në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.
Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës. “Ne nisi parendo vincitor” (nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar) thotë Bekoni për natyrën.
Syri i Kaltërt me gjithçka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mbijetuar në natyrë dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepet e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithcka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me nuanca magjike, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për ti qëndruar pranë.
Veç natyrës së bukur,është edhe mikëpritja e vendasve,gastronomia karakteristike e krahinës,qetësia e natyrës që e detyrojnë vizitorin të ndalet e të kërkoj paqe për disa orë në këtë parajsë natyrore./a.g/ http://www.ata.gov.al/syri-i-kalter-aty-ku-natyra-mplekset-me-legjenden-86565.html
Nessun commento:
Posta un commento