04 aprile 2014

UNWTO, Azerbajxhan: Të krijohen klasterat në sektorin e Turizmit

MINISTRJA E ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT ZNJ. EGLANTINA GJERMENI PO ZHVILLON NJE VIZITË ZYRTARE 2-DITORE NË BAKU, AZERBAJXHAN ME RASTIN E PUNIMEVE TË KONFERENCËS SË 57-TË TË KOMISIONIT TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TURIZMIT PËR EVROPËN.
NË DITËN E PARË TË VIZITËS, MINISTRJA GJERMENI ISHTE E PRANISHME NË CEREMONINË E ÇELJES SË PANAIRIT TË 13 NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT DHE UDHËTIMIT  (AITF 2014) NË AZERBAJXHAN.
MINISTRJA VIZITOI STENDAT E KËTIJ PARAIRI SË BASHKU ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TURIZMIT Z. TALEB RIFAI E SHOQËRUAR EDHE NGA MINISTRAT E TURIZMIT TË VENDEVE ANËTARE TË UNËTO. NË KËTË PANAIR MARIN PJESË RRETH 300 KOMPANI NGA 38 VENDE PJESËMARRËSE. RISIA E KËTIJ VITI ËSHTË PAVIONI I DEDIKUAR PËR TURIZMIN MJEKËSOR.
MINISTRJA GJERMENI NDJOQI PUNIMET E SEMINARIT TË ORGANIZUAR NGA OBT DHE MINISTRIA E TURIZMIT DHE KULTURËS SË AZERBAJXHANIT MBI ZHVILLIMIN EFEKTIV TË KLASTERAVE NË SEKTORIN E TURIZMIT.
NË KËTË AKTIVITET U VU THEKSI TEK RËNDËSIA E BASHKËPUNIMIT MES TË GJITHA AKTORËVE. BASHKIMI I SINERGJIVE MES AKTORËVE PUBLIK DHE PRIVAT SI NJË METODË QË DO TË ZHVILLOJË EKONOMINE E SHKALLËS, DO TË RRISË PRODUKTIVITETIN DHE INOVACIONIN DHE MBI TË GJITHA DO TË SIGUROJË RRITJEN E KONKURUESHMËRISË SË SEKTORIT TË TURIZMIT.
GJATË  AKTIVITETIT U VLERËSUA SE PRODUKTI TURISTIK ËSHTË NJË AMALGAM AKTIVITETESH TË CILAT NGUSHTËSISHT LIDHEN DHE ME SEKTORË TË TJERË TË EKONOMISË DHE VETËM NËPËRMJET FORMIMIT TË KLASTERAVE NË TURIZËM DO TË BËHET E MUNDUR KRIJIMI I DESTINACIONEVE TURISTIKE ME OFERTE CILËSORE PËR VIZITORËT.
PUNIMET E SEMINARIT U DREJTUAN NGA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I ORGANIZATËS BOTËRORE TË TURIZMIT Z. TALEB RIFAI DHE MINISTRI I KULTURËS DHE TURIZMIT TË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT Z. ABULFAS GARAYEV. http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/unwto-azerbajxhan-te-krijohen-klasterat-ne-sektorin-e-turizmit&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate