Vlorë, 19 prill/ATSH-Harilla Koçi/.-Arkeologu vlonjat, Dr.Yzeir Ismaili, cilësohet si personaliteti i parë që punoi në këtë fushë në Shqipëri. Gjithashtu, studiuesit përcaktojnë se ai është arkeologu i parë shqiptar, madje edhe ballkanas, që ka marrë titullin doktor i shkencave në këtë fushë, aq më tepër në një universitet me emër, siç është ai i Bolonjës(Itali). Emri dhe figura e Dr. Yzeir Ismailit, janë mbajtur në hije. Kjo ka bërë që ai të mos njihej aspak si njeriu që ndërtoi bazat e arkeoogjisë shqiptare, duke qenë njëkohësisht edhe drejtori i parë i muzeut të parë arkeologjik në vendin tonë, që ishte ai i Vlorës.
Në fakt edhe sot, të dhënat për aktivitetin e tij janë të pakta. Ato përmblidhen vetëm me periudhën mes viteve 1937-1939, kur ai drejtoi këtë institucion të kulturës në vendin tonë. Studiuesit e vlerësojnë këtë periudhë si një moment tepr të rëndësishëm kur, shkenca e arkeologjisë shqiptare nisi të hidhte hapat e para. Në qendër të saj ishte Dr.Yzeir Ismaili, i cili ishte kthyer nga Universiteti i Bolonjës, me një nivel kualifikimi që konsiderohet i jashtëzakonshëm për kohën dhe në një fushë që, në vendin tonë, ishte pothuajse e palëvruar. Në fakt, ishin arkeologët e huaj si italiani Ugolini, apo francezi Leon Rei, që kishin realizuar gërmimet e para, respektivisht në Butrint e Apoloni. Por, Dr.Yzeir Ismaili, sipas studjuesit Fari Shaska, hodhi bazat e para të shkencës së arkeologjisë shqiptare. Madje, aktiviteti i tij si arkeolog i mirëfilltë, nisi në një institucion ku ruheshin, mes të tjerash, vlera të historisë shqiptare, të zbuluara nga Rei në kodrat e Apolonisë.
Ismaili, punoi me përkushtim e pasion për të plotësuar muzeun arkeologjik të Vlorës, që ishte vendosur në godinën ku, dikur, kishte rezidencën qeveria e Ismail Qemalit. Ai arriti të krijonte profilin e një muzeu që evidentonte vlerat e historisë kombëtare. Mbrojtja dhe shtimi i këtyre vlerave në muzeun arkeologjik të Vlorës, përcaktohen si karakteristika mjaft të rëndësishme në profilin shkencor të Dr.Yzei Ismailit, i cili shpalosi dimensionet e një intelektuali ndër të më shquarit e kohës, të një arkeologu të përkushtuar, i ndërgjegjshëm për rolin e kësaj dege në historinë e vendit. Në këtë mision fisnik të tij, ai u mbështet edhe nga arkeologu i njohur francez, Leon Rei, apo Justin Godard.
Ismaili u angazhua në gjetjen dhe grumbullimin e objekteve arkeologjike që ndodheshin në institucione të tjera, apo në familjet e qytetarëve, gjë që krijoi kushtet për të pasuruar fondin muzeal. Ndërkohë, patriotizmi dhe atdhetarizmi i tij, i reflektuar në rezistencën ndaj pushtimit italian dhe atij gjerman, konsiderohen si pjesë e staturës së Dr.Yzeir Ismailit, i cili u pushkatua nga nazistët në 10 gusht të vitit 1944, së bashku me avokat Skënder Muçon e Zako Mezinin.
Historiani vlonjat, Fari Shaska, thotë se Yzeir Ismaili ka lindur në vitin 1903 në fshatin Tragjas, 20 km në jug lindje të qytetit të Vlorës, ku përfundoi edhe shkollën fillore. Rruga e mëtejshme e shkollimit të Ismailit në institucione arsimore të njohura në Itali, lidhen me një mësues italian të këtij fshati me emrin Riço, i cili vlerësoi zellin dhe talentin e nxënësit të tij. Në këto kushte, Ismaili niset për në Napoli ku kreu gjimnazin klasik të këtij qyteti në degën shkencore. Rrugëtimin e tij drejt shkencës, Yzeir Ismaili e vazhdoi në Universitetin e Bolonjës, ku përfundoi studimet në degën e histori-arkeologjisë. Në këtë universitet të njohur, në vitin 1934 Ismaili mori titullin shkencor Doktor i Shkencave Arkeologjike, duke qenë jo vetëm shqiptari i parë, por edhe ballkanasi i parë që fitonte një kualifikim të një niveli të tillë në arkeologji. “Ishte i pari shqiptar, që kthehej në vendin e tij me profesionin e arkelogut. Ishte i pari shqiptar,që mbrinte në vendlindjen e tij me titullin shkencor “Doktor në Shkencën e Arkeologjisë”. Ishte i pari ballkanas ,që mbrojti doktoraturën në arkeologji. Ishte një student i shkëlqyer”, shprehet Shaska..
Ky detaj, i konfirmuar vite më parë për ATSH-në edhe nga vajza e Dr.Yzeir Ismailit(Alimerko), Serria, e cila nuk jeton më, përkon me vitin 1929 kur, ai është kthyer nga Italia në Vlorë. E moshuara tregonte se, babai i saj u kthye nga Italia me diplomën e arkeologut.
Fillimisht, në vitin 1934 Ismaili u emërua si mësues i historisë dhe më pas si nëndrejtor në shkollën e mesme Tregtare mjaft e njohur në qytetin e Vlorës dhe më gjerë. Dy vite më pas, me dekretin nr.52 të datës 28 shkurt të vitit 1936, emërohet nëndrejtor i kësaj shkolle ku drejtor i saj ishte Naun Stërralli, mësues i matematikës Imer Sharra etj.
Por, ëndrra e ish studentit të Bolonjës mbetej arkeologjia, pothuajse e palëvruar në Shqipëri. Do të duhej të priste edhe pak kohë që ai të konkretizonte këtë ëndërr të tij. Kohëpritja për t’u gjendur në profesionin e tij të fushës, ku rrinte ende në hije diploma e arkeloogut, merr fund në vitin 1937. Në godinën ku sot është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë dhe që kishte shërbyer si rezidenca e qeverisë së Ismail Qemalit, u ngrit Muzeu Arkeologjik , i pari i këtij lloji në vendin tonë. Ja si e përshkruan këtë moment, muezologu i njohur vlonjat, Novruz Bajrami: “Pesha që zinte Vlora në historinë e Shqipërisë, veçanërisht protagonizmi i këtij qyteti në periudhën e Pavarësisë Kombëtare, u konsideruan faktorë të mjaftueshëm që, këtu të çelej e të funksiononte një muze kombëtar, me profil historik. Përpjekjet u konkretizuan në tetor të vitit 1936, kur në qytetin e Vlorës u ngrit muzeu arkeologjik. Për shkaqe simbolike ky muze u vendos në godinën ku kishte ushtruar funksionet e veta Qeveria e Ismail Qemalit, atje ku sot është Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Ne këtë muze, që u drejtua për disa vite nga arkeologu i parë shqiptar, Yzeir Ismaili, u ekspozuan statuja, objekte qeramike, elementë dekorativë etj, të cilat ishin grumbulluar në Apolloni, Bylis, e në zona përreth qytetit të Vlorës. Në mjediset e këtij instiucioni u vendos edhe statuja e famshme e Vashës së Vlorës”. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Lein Reit në kodrat e qytetit antik të Apolonisë, si dhe të qendave të tjera ilire, Yzeir Ismaili emërohet drejtori i parë i saj.
Puna dhe përkushtimi i tij si drejtor i Muzeut Arkeologjik të Vlorës në periudhën 1937-1939, u konkretizuan në krijimin e një institucioni muzeal me profil bashkëkohor, të plotë dhe pasqyrë e historisë kombëtare. Gjatë kohës që ka qenë drejtor i këtij muzeu është marrë me grumbullimin e objekteve arkeologjike që ndodheshin nëpër institucione apo në banesat e qytetarëve. Me angazhim dhe pasion në një terren të panjohur, ai hodhi bazat e arkeologjisë shqiptare që deri në atë periudhë reflektonte në këtë institucion të vetëm që ishte krijuar në qytetin e Vlorës. Koha e shkurtër, që punoi në krye të këtij institucioni dhe në vetë profesionin e arkeologut, ishte mjaft intensive. Çdo objekt që pasuronte eksponatet e muzeut ishte një copëz e historisë. Yzeir Ismaili hodhi bazat e shkencës së arkeologjisë shqiptare, jo thjesht në ndërtimin e profilit të këtij muzeu, por duke e shndërruar atë në një pikë referimi për të kohën dhe të ardhmen e arkeologjisë.
Në 7 prill të viti 1939, në këtë godinë u hodh një bombë dhe mjaft nga objektet arkeologjike humbën, ose u dëmtuan.Yzeir Ismaili, ndërtoi inventarin e humbjes së tyre objekteve ndërkohë që, i mbështetur edhe nga të njohurit Leon Rei e Justin Godard, bëri një protestë të ashpër për këtë ngjarje në gazetat e kohës.
Ja çfarë thotë arkeologu Ilia Çano. “Emri i Yzeir Ismailit është lidhur ngushtësisht me krijimin e shkollës së arkeologjisë shqiptare. Në vitin 1936, Muzeu i Arkeologjisë, emërtohej “Muzeu Zogu 1”. Por, fillimet e tij, ishin në vitin 1928 kur banesa e Eqrem bej Vlorës ishte njohur si një muze arkeologjik. Kur erdhi Ugolini, gjeti objekte të zbuluara në Bylis, Amantia, Orik. Nga gërmimet e Leon Reit, në Apoloni u gjetën buste dhe statuja të cilat u vendosën në këtë muze kombëtar ku, drejtori parë i saj ishte arkeologu Dr. Yzeir Ismaili”.
Pak pas pushtimit të vendit, në 28 dhjetor të vitit 1939 Yzeir Ismaili u transferua në Korçë, ku u emërua drejtor i Liceut të këtij qyteti. Me largimin e tij, nga Muzeu Arkeologjik, ky institucion u bastis dhe prej tij, u zhdukën vlera të jashtëzakonshme të arkeologjisë. Ja si e përshkuan këtë moment muzeologu Novruz Bajrami: në vitin 1939, u rregjistrua një nga grabitjet më të mëdha të këtij muzeu. Këtij akti, ju nënshtruan objektet më me vlerë të tij, të cilat u përvetësuan dhe u zhdukën nga të huajt. Mes këtyre objekteve, u zhduk edhe statuja e famshme e Vashës së Vlorës, ose siç quhet ndryshe, “emblema e qytetit”, fati i së cilës, për shumë vite me rradhë, nuk dihej. Sot ekziston vetëm inventari i objekteve të grabitura dhe një pjesë e fotove të tyre.
Pavarësisht, larg qytetit të tij, Yzeir Ismaili, kthehej herë pas here në Vlorë. Në një nga këto udhëtime në vitin 1942, ai mori pjesë në demonstratën antifashiste të qytetit të vet, ku u identifikua si një nga protagonistët e saj. Pas një hetimi disa mujor ai u arrestua në qytetin ku punonte prej vitit 1939 dhe u internua në një nga ishujt e Italisë.
Së bashku me avokat Skënder Muço e Zako Mezini, Yzeir Ismaili u arrestua nga nazistët gjermanë në gusht të vitit 1944, në afërsi të urës së Izvorit, pranë fshatit Tragjas dhe në datën 10 gusht u pushkatuan në afërsi të fshatit Bubullimë(Lushnjë).

-Tregimi i vajzës së vet-
Disa vite më parë, duke e përshkruar këtë moment, vajza e Yzeir Ismailit atëhere 12 vjeçare, dëshmitare e kësaj ngjarjeje së bashku me gjyshen e vet, më tregonte.
“Në gusht të vitit 1944 u nisën nga Korca, ku babai kryente detyrën e drejtorit të Liceut, për në vendlindje ku ndodheshin të afërmit. Qëndruam disa ditë në Dukat tek halla. Në 10 gusht babai duhej të shkonte në Vlorë për t’u interesuar për fatin e xhaxhait, që kishte humbur jetën në internim i burgosur nga gjermanët. Udhëtuam me kamionin e një shoferi nga Vlora. Automjeti ishte mjaft i vjetër. Në karrocerinë e tij, dukeshin mbeturinat e gëlqeres, që duhej të ishte transportuar ato ditë. Përveç saj dhe babait, ndodhej edhe gjyshja, rreth të 70-ave. Gjatë rrugës qëndruam dy herë, për shkak të një defekti në motorr. Kur arritëm në afërsi të Urës së Izvorit, në qiell u shfaq një aeroplan gjerman. Kamioni qëndroi. Udhëtarët u munduan të fshiheshin ku të mundeshin. Qëndruam kështu për aq kohë sa mjeti fluturues u largua. U rikthyem sërish për të vazhduar udhëtimin. Në kamion ndodheshin edhe Skënder Muçoja e Zako Mezini, të cilët kërkoheshin nga pushtuesit. Në afërsi të urës na ndali një patrullë gjermane. Nuk do ta harroj oficerin gjerman. Ishte i shkurtër dhe mbante syze. Ishte mjaft i prerë dhe i ashpër. Zbritën të gjithë njerëzit nga makina. Oficeri, që duhej të kishte informacion të saktë, urdhëroi të ndaheshin. Skënder Muçoja, babai, Zako Mezini dhe unë, së bashku me gjyshen, na veçuan. Të tjerët qëndruan më vete. Pasi na kontrolluan, ne na morën me një makinë të vogël, ndërkohë që të tjerët i hypën në një kamion. U ngjitëm në një kënd të fshatit Tragjas ku, gjermanët kishin vendqëndrimin e tyre. Na vendosën në një çadër të madhe. Pastaj, nisën t’i merrnin në pyetje. Unë dridhesha dhe qaja. Isha pak muaj më shumë se 12 vjeçe. Gjyshja mundohej të më qetësonte. Babai po ashtu. Por, ai qëndronte mjaft i qetë. Pas disa orësh, na morën të gjithëve me makina dhe na çuan në Vlorë, në komandaturën gjermane që ishte afër Kombinatit në Skelë. Na futën në dy dhoma biruca, që kishin qymyr. Mua dhe gjyshen na ndanë nga babai. Unë isha mjaft e trembur. Skënder Muçoja më mori pranë dhe duke më përkëdhelur kokën më tha se, unë do të shpëtoja. Ai më la porosi që të njoftoja një mikun e tij për arrestimin e tyre. Kjo ishte edhe biseda e fundit me të. Nuk u takuam më as me babanë. Natën na morën të gjithëve për të na çuar në Tiranë, ndërkohë që ata të tre i kishin nisur më parë, por i kishin pushkatuar rrugës, në afërsi të fshatit Bubullimë(Lushnje)”./z.t/ http://www.ata.gov.al/vlore-arkeologu-i-pare-shqiptar-dr-yzeir-ismaili-95656.html

Nessun commento:
Posta un commento