

Me vendim të Institutit të Monumenteve të Kulturës para shumë vjetësh lagja ”Kala” u shpall Lagje Muze. Menjehere filloi puna për restaurimin e shtëpive karakterisike elbasanase, u dhanë fonde për restaurimin e rrugëve të kalldrëmta dhe u bë gjithçka e nevojshme që kjo lagje të mbetej 500 vjet pas lagjeve të tjera të qytetit, në kohën e krijimit të saj. Karakeristikë e lagjes “Kala” janë rrugicat e ngushta, të kalldrëmta, shtëpi dollmollije, me oda të veçanta për burrat “selamllëk” dhe për gratë “ haremllëk”. Tjetër karakteristkë e kësaj lagje janë edhe portat masive me çekicat karakeristikë në formën e dorës, avllitë e larta dhe dritaret prej druri por me përmasa të vogla. Këngëtari i njohur elbasanas, Isuf Myzyri, u këndoi me pasion bukurive të rralla që shpaloste dikur lagja “Kala”.

Brenda mureve të kalasë, në oborrin e kishës së moçme, gjendet edhe varri i “babait” të gjuhës shqipe, Kostandin Kristoforidhi. Banorë të kësaj lagje kanë qenë edhe figura të tjera të ndritura që i kanë dhënë shumë gjuhës shqipe si, Aleksandër Xhuvani, Dhimitër Shuteriqi etj. Lagja “Kala” si dhe disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit, janë vizituar e vizitohen nga mijëra turistë cdo vit. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/tradite-elbasan-nje-lagje-qe-te-con-shekuj-pas-93319.html
Nessun commento:
Posta un commento