11 aprile 2014

Nis çlirimi i Dhërmiut nga ndertimet që dëmtojne eko-sistemin dhe peizazhin e zonës

11 Prill, 2014 
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur bllokimin e ndërtimeve pa leje në plazhin e Dhërmiut.
Një ndërtim, që dëmtonte eko-sistemin dhe peizazhin e zonës, është bllokuar dhe më pas të gjitha ndërtimet janë prishur nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
1Subjekti do të kalojë për ndjekje penale.
Më herët u raportua se një hoteli në zonën e Dhërmiut do i vendoset eksplozivi, pasi është cilësuar ndërtim pa leje.
Dhjetra forca policore, së bashku me INUK, mbërritën në Dhërmi për të nisur përgatitjen e shembjes së “Grand Hotel Dhërmiu” i cili ndodhet në pjesën e majtë të plazhit.
Së bashku me forcat policore, në këtë plazh kanë mbërritur edhe disa specialistë të xhenios të cilët kanë nisur nga puna për hapjen e vendeve ku vendoset eksplozivi për të shkatërruar konstruksionin e hotelit.
Në krye të aksionit është kreu i INUK, Zyhdi Dajti, i cili u shpreh se aksioni do të vazhdojë në këtë zonë me prishjen e disa ndërtimeve të tjera pa leje.
Pronari i hotelit pretendon për pronësi të rregullt të objektit dhe dokumenta sipas ligjit.
2
3
4
5
6

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate