26 aprile 2014

Kampet e restaurimit në Gjirokastër, 30 pjesëmarrës nga vendet e rajonit dhe SHBA-së

resteaurimi ne gjirokasterTIRANË, 26 Prill/ATSH/- 30-të pjesëmarrës nga vende të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Shqipëri & Bosnjë Hercegovina) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të akomodohen për dy javë në Gjirokastër  për të marrë pjesë në Kampin Rajonal të Restaurimit që organizohet nga ”Trashëgimia Kulturore Pa Kufij”,  nga data 26 prill deri më 9 Maj, 2014.
Përgjatë dy javëve të kampit Në Gjirokastër, pjesëmarrësit do të ndjekin një program rigoroz që ndërthur teorinë përmes leksioneve, dhe punës praktike nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në monumente.
Për restaurimin e ndërtesave do të përdoren materiale dhe teknika tradicionale dhe çdo ndërhyrje do të ndihmojë drejtpërdrejt pronarët e monumenteve. Këtë vit ndërhyrjet restauruese në Gjirokastër do të kryhen në tre monumente (Çatia e Banesës bashkëngjitur Hamamit, Tavani i Banesës Fico, Muret rrethues të Babameto 1).
Qyteti Gjirokaster Foto Telnis Skuqi ATSHKampet Rajonale të restaurimit kanë për qëllim të kryejnë ndërhyrje restauruese në ndërtesat historike në nevojë,të vlerësojë dhe ruajnë trashëgiminë kulturore të përbashkët, të edukojnë brezat e ardhshëm të profesinonistëve në fushën e restaurimit dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi  nëpërmjet trashëgimisë kulturore në Rajonin e Ballkanit por edhe më gjerë.
Kalendari i shtrirjes së kampeve rajonale restauruse në rajonin e Ballkanit për vitin 2014 është si më poshtë; Gjirokastër, Shqipëri: 26 Prill – 09 Maj; Rogljevo, Serbi: 24 Maj – 7 Qershor; Jajce, B&H: 12 – 26 Korrik; Gjirokastër, Shqipëri: 13 – 26 Shtator; Mitrovicë, Kosovë: 13 – 27 Shtator.
0101-GJIROKASTERQë prej vitit 2007 deri më sot “Trashëgimia Kulturore Pa Kufij” ka organizuar 15 kampe në 5 vendodhje historike në Ballkan,65 ndërhyrje restauruese, 440 pjesëmarrës, 30,139 orë punë praktike, 22 shtete të përfaqësuar nga pjesëmarrësit, 25 profesionistë  të fushave të ndryshëm të përfshirë.
Kampet rajonale të Restaurimit gjithashtu u vlerësuan me çmimin europian  “Europa Nostra“për kategorinë e edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore për vitin 2014, mbështetur nga Programi Kulturor  i BE-së.
Kampet rajonale të Restaurimit të organizuara nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij u vlerësuan nga juria si një praktikë shumë pozitive për trajnimin e profesionistëve të rinj dhe krijimit të rrjetëzimit rajonal. Europa Nostra është zëri i trashëgimisë kulturore në Europë, me një rrjet të gjerë ndëreuropian. Kampet Rajonale të Restaurimit përfaqësojnë një model trajnimi të suksesshëm, që ndikojnë  në  ndërgjegjësimin e njerzëve  për vlerësimin dhe ruajtjen e trshëgimisë kulturore, promovimin e diversitetit kulturor dhe përdorimin e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të ndryshëm.ristaurim ne gjirokaster 1
Çdo ndërhyrje do të ndihmojë në mënyrë direkte banorët e Gjirokastrës, përmes riparimeve dhe konservimit të banesave, ndërgjegjësimit të tyre për vlerën e objekteve që disponojnë dhe mënyra praktike të mirëmbajtjes së tyre duke përdorur materiale tradicionale.Programi teorik përfshin tematika mbi konservimin e ndërtesave, menaxhim dhe interpretim të trashëgimisë kulturore.
Leksionet do të mbahen nga profesionistë të fushës së konservimit dhe profesorë që vijnë nga institucione të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.
Punimet praktike nëpërmjet ndërhyrjeve restauruse udhëhiqen nga mjeshtra lokalë me përvojë, të cilët u mësojnë pjesëmarrsëve teknikat e duhura dhe sigurojnë që ndërhyrjet restauruese të kenë cilësi të lartë.Në sajë të partneritetit që ka krijuar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, kampet rajonale janë integruar si praktikë trajnimi në programet mësimore të tre universiteteve Rajonalë  (Universiteti i Tiranës, Universiteti Polis,Tiranë & Universiteti i Sarajevës).Kampet Rajonale të Restaurimit në Gjirokastër  mbështeten  nga Suedia./a.gegvataj/http://www.ata.gov.al/kampet-e-restaurimit-ne-gjirokaster-30-pjesemarres-nga-vendet-e-rajonit-dhe-shba-se-99218.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate