SHKODËR, 23 Prill/ATSH-Gaspër Marku/- Policia e Shkodrës ka nisur procesimin penal ndaj Drejtorit të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Shkodër, Dedë Tonaj, i cili akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se ndaj 43 vjeçarit Tonaj, banue në Shkodër, do të ketë procedimi penal në gjendje të lirë, pasi ky shtetas me veprimet dhe mos veprimet e tij nuk ka marrë masat e duhura në mirëmbajtjen dhe zhbllokimin nga dëbora të aksit rrugor Qafë – Thore – Theth, ku mbetën të bllokuar nga dëbora 11 shtetas francezë. /a.g/http://www.ata.gov.al/procedim-penal-per-drejtorin-e-rrugeve-rurale-tonaj-97344.html
Nessun commento:
Posta un commento