Kjo nismë ka për qëllim angazhimin e nxënësve të shkollave në drejtim të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në afërsi të shkollave të tyre.

Një inisiativ që u mbështet nga nxënës të shkollave 9-vjeçare, gjimnaze dhe studentë të Universiteteve në qytetet : Durrës, Berat, Vlorë, Korçë, Shkodër, Gjirokastër, Orikum, Mirditë. Aktiviteti nisi në Amfiteatrin e Durrësit, me prezencën e ideatores së këtij projekti mbarëkombëtar, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, me bashkëpunimin e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me kontributin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, DRKK-Durrës dhe DAR-Durrës, etj.

Sipas Kumbaros, monumentet arkeologjike dhe historike duhet të jenë për të rinjtë jo vetëm vende soditjeje, por edhe hapësira për veprimtari kulturore të të gjitha gjinive.

Ajo shtoi në fjalën e saj se “ Duhet një bashkëpunim më i ngushtë me të gjithë aktorët në drejtim të mirëmbatjes së aseteve historike e arkeologjike”.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla tha se përfshirja e të rinjve në veprimtari në mirëmbajtjen e monumenteve mbetet mjaft e rëndësishme.

Tetë shkolla të mesme të qytetit shpallën sot në mbrojtjen dhe kujdesin e tyre disa monumente arkeologjike të Durrësit. Shkollat morën në dorëzim monumentet, ku çdo nxënës përfaqësues i shkollës mori certifikaten e dhënies në adoptim, me “çelësin”simbolik të monumentit.

18 prilli i këtij viti iu kushtua zbuluesit të mirënjohur të monumenteve në qytetin 3000-vjeçar të Durrësit, Vangjel Toçi. Gjatë ceremonisë të pranishmit u njohën me ekspozitën “Durrësi, 3000 vjet krenari dhe përgjegjësi”.
Nisma mbarëkombëtare “Miqtë e monumenteve” është mbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes së protokollit mes Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Drejtorive të Arsimit, e nënshkruar mes titullarëve të këtyre institucioneve në çdo qytet.

Kjo nismë që filloi nga Amfiteatri i Durrësit,u shpërnda në një rrjet gjithëpërfshirës në Kalanë e Rozafatit, në Kalanë e Beratit, në Finiq, në Amantia, në Kishën e 40 Shenjtorëve, në Kalanë e Gjirokastrës, në Bazilikën e Linit , etj. Sot, gjenerata e re e Shqiperisë u angazhua publikisht në një fushatë sensibilizuese në moton “MBROJ MONUMENTIN”./a.g/ http://www.ata.gov.al/nisma-miqt-e-monumenteve-perhapet-neper-shkollat-e-vendit-95473.html
Durrës: Të rinjtë e tetë shkollave marrin nën kujdes monumentet e qytetit
Durrës, 18 prill /ATSH-Gëzim Kabashi/-Sot në mesditë në Durrës është prezantuar projekti “Mik i monumenteve”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo e Arsimit, Lindita, Nikolla kanë shfrytëzuar 18 prillin, Ditën e trashgimisë kulturore, për të prezantuar nismën e përbashkët të dy ministrive, e cila në të njejten ditë është paraqitur edhe në disa nga qytetet e tjera historike të vendit.
Gjatë ceremonisë që u zhvillua në një prej galerive të amfiteatrit antik të qytetit bregdetar, mnistrja Kumbaro theksoi se slogani “ Të mbrojmë monumentet” vë para detyrash dhe përgjegjësish të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare. Sipas. Kumbaros, monumentet arkeologjike dhe historike duhet të jenë për të rinjtë jo vetëm vende soditjeje, por edhe hapësira për veprimtari kulturore të të gjitha gjinive.
Në fjalën e saj, ministrja Nikolla u kërkoi të rinjve të pranishëm të punojnë që rrjeti i mbrojtësve të monumenteve të zgjerohet edhe me prindët, vëllezërit e motrat e tyre. Ministrja Nikolla nënvizoi përgjegjësinë që kanë për të ardhmen institucionet dhe shoqëria shqiptare.
Tetë shkolla të mesme të qytetit sot shpallën në mbrojtjen dhe kujdesin e tyre po aq monumente arkeologjike të Durrësit. 18 prilli i këtij viti i është kushtuar zbuluesit të mirënjohur të monumenteve në qytetin 3000-vje[art ë Durrësit, Vangjel To[i. Gjatë ceremonisë të pranishmit u njohën me ekspozitën “Durrësi, 3000 vjet krenari dhe përgjegjësi”./z.t/ /a.ke/

Nessun commento:
Posta un commento