Published on Apr 23, 2014
Disinsektimi i zonës dhe spërkatja e saj kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera, është cilësuar një domosdoshmëri nga specialistët e fushës së bujqësisë, të paktën në zonat bregdetare.
Plazhi i Gotullës në Kurbin është një prej pikave të nxehta ku kërkohet ndërhyrje immediate, kjo edhe nga papastërtitë e shumta që akumulojnë lumenjtë, të cilat depozitojnë mbeturina nga më të ndryshmet.
Por spërkatja e zonës dhe shtrirja e gjerë gjeografike e saj, sipas specialistëve kërkon ndërhyrje nga ajri.
Kur jemi shumë pranë sezonit turistik, situata në fshatin Adriatik të Kurbinit paraqitet mjaft problematike, ndërkohë që edhe në vijën e parë bregdetare nuk është marrë asnjë nismë për pastrimin e saj.

Nessun commento:
Posta un commento